Për të ndihmuar fëmijët ose adoleshentët që të arrijnë dhe të mbajnë një peshë të shëndetshme, prindërit duhet të marrin drejtimin. Ekspertët e shëndetit dhe konsultuesit nutricionale mund t’ju ndihmojnë. Megjithatë, prindërit duhet të fokusohen te aktivitetet fizike të fëmijës dhe zakonet e shëndetshme ushqimore për të mbështetur krijimin e një regjimi të shëndetshëm për një shëndet optimal.
Cilat janë disa hapat që duhet të ndiqni për të mbështetur gjendjen emocionale të fëmijës?
–Inkurajoni
-Mos kritikoni
-Qëndroni të vëmendshëm ndaj shqetësimeve që fëmija mund të ketë lidhur me pamjen ose marëdhëniet sociale
Humbja e peshës është rrallë një synim për fëmijët obezë ose adoleshentët. Më së shumti qëllimi është të ngadalësojnë shtimin në peshë dhe të mbajnë një peshë të qëndrueshme. Ideja është që fëmijët mund të shtojnë në peshë edhe gjatë procesit të rritjes që mund zgjasë një vit ose dy, ose madje më shumë, në varësi të moshës së fëmijët, peshës etj. Mbani mend: Një fëmijë obez nuk ka pse të bëhet një i rritur obez. Kur vendoset si qëllim humbja e peshës, objektivi më i sigurt është të humbsni gati një kg për në muaj.
Që ky plan të funksionojë, duhet të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes për të gjithë familjen. Në këtë mënyrë fëmija do të adaptohet më shpejt. Të gjithë kanë benefite nga një stil i shëndetshëm jetese. Mbani mend që fëmijët marrin shembull prindërit-jini një shembull mirë.
Cilat janë trajtimet në kushte shtepie për fëmijët me obezitet?
Baza janë aktiviteti fizik dhe menaxhimi i dietës suaj. Sa më shpejt të inkoorporoni ndryshime të shëndetshme, aq më shpejt do të adaptohet fëmija juaj.
Aktiviteti fizik
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kufizoni orarin që fëmija juaj shpenzon duke parë televizor, të qëndruarit në kompjuter, ose duke luajtur videolojëra. Këto aktivitete djegin shumë pak kalori dhe inkurajojnë ushqyerjen e pashëndetshme. Rekomandohet rreth 60 minuta çdo ditë aktivitet fizik për fëmijët dhe adoleshentët.
-Inkurajoni fëmijët të ndjekin sporte/aktivitete fizike që djegin kalori . Si prsh ecja e shpejtë, noti, patinazhi ose biçikleta. Aktivitetet me efektive rrisin ritmin e zemrës në mënyrë të moderuar dhe shkaktojnë djersitje të butë. Fëmija nuk duhet të lodhet shumë, të djersijë më shumë sec duhet ose të ketë probleme me frymëmarrjen.
-Fëmija mund të zgjedhë aktivitetin që dëshiron. Qëllimi është të bëni ushtrime të moderuara së paku 30 minuta çdo ditë.
-Prindi duhet të jetë model për fëmijët. Nëse fëmija ju sheh që jeni aktivë, ata me shumë gjasa do të bëhen më aktivë dhe do të mbeten aktivë edhe kur të rriten.
-Planifikoni disa aktivitete familjare kur të gjithë mund të bëjnë ushtrime/aktivitete fizike dhe të argëtohen. Ecni, kërceni ose bëni shëtitje me biçikletë së bashku.
-Inkurajoni fëmijët të marrin pjesë në sporte të ndryshme në shkollë etj.
-Mos i shtyni të marrin pjesë në aktivitete ku nuk duan të angazhohen.
-Në çfarëdo aktivitetesh që fëmijët të marrin pjesë, sigurohuni që të jenë të përshtatshme për moshën e tyre.
Menaxhimi i dietës
-Fillimisht, praktikoni te vetja juaj rregullat e shëndetshme nutricionale, kështu dhe fëmija juaj do të ketë një shembull për të ndjekur.
-Nëse nuk jeni të sigurtë për përzgjedhjen dhe përgatitjen e ushqimeve për një dietë të shëndetshme, konsultohuni me një dietologe.
-Përfshini fëmijët në përgatitjen e vakteve.
-Mos i diktoni fëmijët çfarë të hanë. Fëmijët mund të përzgjedhin ushqimin dhe sasinë e tij.
-Ofrojini fëmijëve një shumëllojshmëri ushqimesh, përfshirë dhe vaktet e ndërmjetme si (fruta të freskëta). Të gjitha ushqimet zënë vend në një dietë të shëndetshme, madje edhe ushqimet me yndyrna dhe kalori-për sa kohë konsumohen me raste dhe në moderim. Konsulta me një dietologe do t’ju ndihmojë.
-Inkurajoni fëmijët tuaj të hanë ngadalë. Kjo i jep mundësinë të kuptojnë kur janë të ngopur dhe të ndalojnë së ngrëni kur janë të ngopur plotësisht.
-Familja duhet të hajë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur.
-Mos i ndaloni vaktet e ndërmjetme. Ndërkohë që snack-et e vazhdueshme kontribuojnë në shtim në peshë, vaktet e ndërmjetme të planifikuara janë pjesë e një diete të shëndetshme për fëmijët. Një vakt i ndërmjetëm plot vlera ushqyese pas shkolle do t’i japë fëmijëve energjinë e duhur për detyrat, aktivitetet fizike etj.
-Mos e teproni me konsumin e ushqimeve me kalori të larta, mundohuni t’i limitoni.
-Mos e kufizoni fëmijën nga patatinat, kekë ose akullore, sidomos në festa apo evente sociale (por çdo gjë me moderim).
Një pjesë e madhe e dietës suaj duhet të konsistojë në drithëra të plota, fruta dhe perime. Mundohuni të konsumoni një shumëllojshmëri perimesh dhe frutash të freskëta, makarone dhe oriz.
-Konsumoni dy-tre porcione të produkteve të bulmetit me yndyrë të ulët (1% qumësht) ose pa yndyrë çdo ditë. Një dietologe mund t’ju ndihmojë të identifikoni porcionet e shëndetshme bazuar në faktorët individual fizikë dhe mosha.
-Një dietë e shëndetshme përfshin 2-3 porcione nga grupi i mishit dhe fasuleve. Ky grup përfshin mish të butë, shpendësh, peshku, vezë dhe arra.
-Limitoni yndyrnat, jo më shumë se 25-30% e kalorive totale.
-Zgjidhni produkte bulmeti me yndyrë të ulët (1%) ose pa yndyrë (të skremuar).
-Hiqni pjesën e lëkurës nga mishi i pulës.
-Zgjidhni drithëra me yndyrë të ulët.
-Shmangni ushqimet e skuqura.
-Zgjidhni ushqime me yndyrë të ulët.
-Fruta të freskëta ose të thata
-Djathë me yndyrë të ulët ose pa yndyrë
-Arrat, farat e lulediellit ose farat e kungullit
-Organizoni me kujdes porcionet e vakteve të ndërmjetme/
Nuk ka një sekret për një ushqyerje të shëndetshme. Për të ndihmuar fëmijët dhe familjen tuaj për të zhvilluar një mënyrë të shëndetshme ushqyerjeje:
-Mos e detyroni fëmijën të hajë nëse ai ose ajo nuk është i uritur
-Mos insistoni që fëmija të mbarojë sa më shpejt vaktin.
-Mos u nxitoni. Sa më shpejt të hani, aq më shumë ushqim do të konsumoni.
-Mos e përdorni ushqimin, si “shpërblim”.
-Mos ofroni ëmbëlsirë si “shpërblim” për mbarimin e vaktit.
-Ofrojini fëmijëve tuaj një dietë të shëndetshme dhe të balancuar që përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh. Jo më shumë se 30% e kalorive duhet të vijnë nga yndyrnat.
-Mundohuni të mos konsumoni ushqime fast-food.
-Sigurohuni që vaktet që konsumoni jashtë shtëpisë, të jenë të balancuara.
-Ofrojini fëmijët tuaj ujë në rast etje. Shmangni pijet e gazuara.
-Limitoni kohën që fëmija juaj kalon përpara televizorit ose duke luajtur videolojëra.
-Inkurajoni fëmijët të bëjnë aktivitete fizike, si të ngasin biçikletën, të luajnë me top etj.
-Mësojini fëmijës tuaj zakone të shëndetshme ushqimore që tani.
Udhëzimet e “American Heart Association” për fëmijët dhe familjet:
-Arrini një ushqyerje adekuate duke ngrënë një shumëllojshmëri ushqimesh
-Konsumoni kalori adekuate për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen, si dhe të arrini një peshë të shëndetshme trupore.
=Vlerat e rekomanduara të yndyrës çdo ditë
-Yndyrna të ngopura: 7-10% të kalorive totale
-Yndyrnat totale: të limitohen në 25-30% të kalorive totale
-Kolesteroli: më pak se 300 mg në ditë
*Këto udhëzime aplikohen te të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç.
Këto udhëzime duhet të aplikohen nga të gjithë në familje, jo vetëm fëmijët që janë mbipeshë ose obezë.
Cila është prognoza për obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët?
Fëmijët obezë kanë më shumë gjasa të preken nga shumë probleme shëndetësore si:
-Astma, veçanërisht astma e rëndë
-Diabeti mellitus
-Presioni i lartë i gjakut
-Kolesteroli i lartë
-Probleme me zemrën
-Probleme me mëlçinë
-Probleme me kockat dhe nyjet
-Anomali në rritje
-Probleme sociale dhe emocionale
-Probleme me frymëmarrjen si apnea e gjumit
-Infeksione kërpudhore në lëkurë, pucrra
Fëmijët obezë kanë më shumë gjasa të kenë këto probleme shëndetësore kur të rriten:
-Sëmundje zemre
-Goditje
-Disa lloje kanceri
-Osteoartrit
-Sëmundje të fshikëzës