Obeziteti – mbipesha, humbja e peshës

Obeziteti – mbipesha, humbja e peshës

Në ditët e sotme në botë, obeziteti është bërë “epidemik” pasi rreth 1/3 e popullsisë janë diagnostikuar si obezë klinikisht. Ky trend në rritje ka kontribuar në multi- biliona$ në industrinë e humbjes së peshës dhe në një rritje të problemeve shëndetësore. Gjendje shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri, artriti, dhe të tjera që janë të lidhura me diabetin janë në rritje pavarësisht avancimit në mjekësinë moderne.

Eshtë e rëndësishme të themi që duhet të jemi më të shqetësuar për përqindjen e yndyrës së personit në trup sesa për numrat që tregohen në shkallë. Në një femër të shëndetshme, yndyra e trupit mund të jetë më e lartë sa 25%, dhe 17% është një mesatare e shëndetshme për meshkujt. Femrat natyrisht kanë një përqindje më të lartë të yndyrës pasi duhet të sigurohen që kanë mjaftueshëm “energji” për shtatëzaninë dhe kujdesin.

Disa faktorë kontribuojnë në shtimin në peshë, dhe tashmë do ta ekzaminojnë situatën më nga afër. Eshtë e rëndësishme që të merrni nën kontroll sëmundje si keqfunksionime të gjëndrave, hipogliceminë dhe çrregullimet emocionale përpara se të filloni me programin e humbjes në peshë.

Në punën time të perditshme ndeshem çdo ditë e më shumë me njerëz të tjerë që luftojnë me problemet e peshës. Në fakt, për çdo person që  është duke u përballur me obezitetin ose komplikacione të kësaj gjendjeje, në vend se të fokusoheni në humbjen e shpejtë të peshës, une besoj që është shumë e rëndësishme të mundoheni të gjeni shkakun e shtimit në peshë. Derisa faktori kontribues të eliminohet, e vetmja gjë që do të arrini është një zgjidhje e përkohshme, dhe personi nuk do të jetë i aftë të përqëndrohet në shërimin e sëmundjeve të tjera në jetën e tij apo saj.

Fillojmë duke diskutuar për faktorët që kontribuojnë në obezitet dhe parandalon personin që të humbasë peshë. (Mund të shihni raste klasike të njerëzve që hanë shëndetshme, bëjnë ushtrime dhe prapë nuk humbin peshë).

Faktorët që kontribuojnë në obezitet
  – Lidhja e karbohidrateve dhe insulinës
Çfarë i rrit nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve? Pse problemet e lidhura me sheqerin në gjak vazhdojnë të kapercejnë shifrat krahas rritjes së obezitetit në të gjithë botën? Pse njerëzit mbipeshë kanë si tendencë të përballen me probleme si presioni i gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak?

Nëse yndyra dietike do të ishte shkaku i vetëm i këtyre problemeve shëndetësore (pasi yndyra e ulët lidhet me atë cfarë ju besonit më parë), atëherë do të kishim një rënie të obezitetit sesa  një rritje kaq drastike. Por cili është në të vërtetë shkaku? Cfarë e bën shoqërinë tonë kaq të sëmurë dhe kaq obeze?

Një pjesë e madhe e përgjigjes shtrihet në një hormon të quajtur insulinë. Insulina është esenciale për jetën në sasitë e duhura dhe mund të shkaktojë dëme nëse prodhohet në sasi të tepërta. Fatkeqësisht, rreth 75% e njerëzve prodhojnë shumë nga ky hormon kur ata hanë një dietë me ushqime të rafinuara dhe karbohidrate të thjeshta. Të gjitha karbohidratet, qofshin në formën e drithërave të plota (karbohidrate komplekse) ose në formën e çokollatave (karbohidrate të thjeshta), kthehen në glukozë (sheqer në gjak), në momentin që hyjnë në rrjedhën e gjakut. Karbohidratet e thjeshta shkaktojnë një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe nxisin pankreasin që të çlirojë sa më shpejt insulinën.

Insulina kontrollon ku ruhet sheqeri në gjak. Detyra kryesore është të konvertojë glukozën në glikogjen (forma e ruajtur e sheqerit), e cila zakonisht ruhet në mëlçi. Më vonë, glikogjeni mund të konvertohet sërish në glukozë e të përdoret si energji. Kur karbohidratet konsumohen në sasi të tepërta, sidomos karbohidratet e thjeshta dhe të rafinuara, disa përdoren menjëherë si energji, dhe të tjerat ruhen si glikogjen. Meqë vetëm 2000 kalori mund të ruhen si glikogjen në trup njëkohësisht, pjesa e tepërt ruhet si yndyrë.

Për sa kohë, që trupi vazhdon të marrë një furnizim karbohidratesh për energji, nuk ka nevojë të përdorë rezervat yndyrore si një formë alternative për energji. Kjo është arsyeja pse të konsumuarit një dietë që konsiston më së shumti në karbohidrate të thjeshta e bën humbjen e peshës akoma dhe më të vështirë. Kur njerëzit humbin peshë prej dietave me karbohidrate të larta, yndyrë të ulët dhe kalori strikte, kjo vjen më së shumti nga muskujt dhe uji sesa yndyra e ruajtur. Karbohidratet komplekse si drithërat e plota, nuk shkaktojnë një rritje kaq drastike në nivelet e sheqerit në gjak. Në vend të kësaj ato sigurojnë një burim të qëndrueshëm energjie. Megjithatë njerëzit që po mundohen të humbin peshë duhet të konsumojnë çdo lloj karbohidrati në moderim, me përjashtim të frutave dhe perimeve.

Sheqeri i tepërt që gjendet në dietat e ditëve të sotshme, vërtet që çon nivelet e sheqerit në gjak në ritme të larta. Sheqeri dhe sasi të shumta të karbohidrateve të niseshtesë shkaktojnë që glukoza të rritet shumë shpejt, duke siguruar një djegie të shpejtë të energjisë dhe më pas një “ përplasje” që bën që personi të bjerë. Kjo shpjegon lodhjen që disa njerëz ndjejnë në mesditë, pak kohë pas drekës.

Statistikat kanë treguar që konsumimi i sheqerit është rritur me 1,500 % në 200 vitet e fundit. Sot, nje pjese e mire e popullsise boterore konsumojnë  sheqer çdo vit (rreth 66 kg) krahasuar me 4.8 kg që konsumoheshin në vitet 1800. Meqë duhen shekuj që trupat tanë të përshtateshin me një ndryshim kaq drastik në dietë, ky ndryshim mund të ishte shkatërrues për shëndetin tonë.  Obeziteti është një nga shumë efekte anësore që vijnë si pasojë e të konsumuarit shumë karbohidrate të rafinuara, sidomos sheqeri.

Dhe lind pyetja, çfarë kanë të keqe karbohidratet? Nëse po flisni për brokolin, lulelakrën apo mollët-nuk ka asgjë të keqe! Problemi është që njerëzit konsumojnë sasi të shumta të karbohidrateve si sheqeri, mielli i bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat, ushqime të shpejta dhe ushqime të përpunuara dhe të rafinuara të të gjitha llojeve.  Ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe përmbajnë shumë sheqer, kripë, shtues, ngjyrues dhe kimikate të dëmshme.

Njerëzit që ndjekin një dietë tradicionale me yndyrë të ulët shpesh dalin jashtë kontrollit nga dyndja që kanë me karbohidrate të thjeshta. Ushqimet me yndyrë të ulët gjithmonë përmbajnë më shumë sheqeri sesa versioni  i rregullt i të njëjtit ushqim. Ata shtojnë sheqer shtesë për të zvëndësuar shijen e mirë që yndyra ofron. Problemi qëndron që të hani karbohidrate të tepërta, sidomos llojet e gabuara, stimulon ruajtjen e yndyrës në trup.

Të dhënë mbas karbohidrateve
Një teori bazuar mbi mijëra eksperimente shkencore ka dalë në përfundimin që miliona njerëz mund të jenë të dhënë mbas karbohidrateve. Bazuar në kërkimet e Harvard Medical School, studiuesit besojnë që 75% e mbipeshës dhe gati 40% e popullsisë me peshë normale është e varur nga karbohidratet e thjeshta. Kjo lloj varësie shpesh është e padiagnostikuar, e panjohur dhe si rezultat e patrajtuar.

Ata njerëz që shpesh tundohen nga ëmbëlsirat apo nga ushqime me karbohidrate të larta dhe që nuk kanë mundur dot të bien në peshë ose mund ta kenë pasur të vështirë të kontrollojnë sasinë e ushqimit që hanë, edhe pse ndihen të ngopur. Këta njerëz janë të varur nga karbohidratet. Më poshtë do të gjeni një kuiz.

Kuizi zyrtar për karbohidratet

–  Pas një mëngjesi të plotë, a ndiheni  të uritur përpara se të jetë koha për drekë?
–  A e keni të vështirë të ndaloni së ngrëni ëmbëlsira apo ushqime fast food-i ?
–  A ndjeheni të pakënaqur edhe pse keni ngrënë një sasi të konsiderueshme ushqimi ?
–  A ju stimulon të hani më shumë era, pamja apo mendimi per ushqimin ?
–  A hani ndonjëherë edhe pse realisht nuk jeni të uritur?
–  A tundoheni ndonjëherë të hani ndonjë vakt të ndërmjetëm gjatë natës ?
–  Pas një vakti të madh a ndjeheni të qullët ?
–  A ndiheni të uritur ose të lodhur mbasdite ?
– A ju ka ndodhur ndonjëherë te vazhdoni te hani edhe pse realisht keni qenë të ngopur?
–  A ju ka ndodhur ndonjëherë të humbni peshë e më pas t’a rifitoni sërish ?

0-2: nuk keni varësi ndaj karbohidrateve .
3-4: keni një varësi të butë ndaj karbohidrateve mund ta kontrolloni atë , megjithëse ndonjëherë përballeni me disa vështirësi. Mund të jeni të aftë të kontrolloni ushqyerjen tuaj dhe të zbuloni që stresi ndryshimet premenstruale , lodhja, mërzitja , ose presioni mund të rrisë dëshirën për karbohidrate .
8-10 : ju keni varësi të rëndë ndaj karbohidrateve mund te keni vështirësi të kontrolloni ushqyerjen tuaj pa e kuptuar që trupi juaj ka luftuar me ju gjithë këtë kohë.

 

Edhe nëse pikët tuaja tregojnë që keni varësi ndaj karbohidrateve qoftë të butë , të moderuar ose të rëndë dijeni që nuk jeni vetëm. Shumë njerëz që janë te varur nga karbohidratet kanë një dëshirë të pakontrrolluar për ëmbëlsira apo ushqime te shpejta. Ato që janë të varur nga karbohidratet kanë si tendencë të shtojnë shpejt në peshë dhe në momëntin që e humbin,  e rifitojnë sërish. Ata nuk e dinë që në fakt kanë të bëjnë më një çrregullim fizik-insulinë e tepërt-dhe shpesh fajësojnë veten e tyre për mungesën  e kontrollit dhe shqetësimet me peshën. Nevojat e varësisë ndaj karbohidrateve duhet të trajtohen me tërheqje graduale duke filluar që nga ushqimet nxitëse si buka apo patetinat. Personi duhet t’i zëvëndësojë me forma më të shëndetshme energjie si frutat apo perimet.

Njerëzit janë keqinformuar me idenë që ëmbëlsuesit artificialë (prsh aspartame, sakarina, sukraloza) janë ëndrra e një personi që mban dietë.
“ Janë arsye logjike që shpjegojnë që efektet e shtimit të peshës dhe efektet e fryrjes seë aspartames. Mëlçia metabolizon aspartamen në komponentët e saj toksikë- fenilaninë, aspartik dhe metanol. Ky proces kërkon shumë energji nga mëlçia që do të thotë, më pak energji mbetet në qelizat e mëlçisë.  Kjo do të thotë që qelizat e energjisë kanë më pak energji për të përdorur në djegien e yndyrnave dhe metabolizimin e tyre, që rezulton në depozitim e yndyrës. Yndyra e tepërt mund të shkaktojë që yndyra të ndërtohet brenda në qelizat e mëlçisë duke shkaktuar “dhjamosjen e mëlçisë”, dhe kur kjo ndodh, është shumë e vështirë për të humbur peshë. Aspartame gjithashtu shkakton shtim në peshë duke shkaktuar që nivelet e sheqerit në gjak të jenë të paqëndrueshme, gjë që rrit oreksin dhe dëshirën për ëmbëlsira. Kjo është veçanërisht toksike për njerëzit me epilepsi dhe me diabet. Shkakton mbledhje lëngjesh, duke i dhënë trupit një pamje të fryrë e të shëndoshë si dhe sjell rritjen e celulitit. “

Alergjitë ushqimore të vonuara mund të kontribuojnë në problemet me peshën si mbledhja e ujit ose shtimi i peshës së ujit. Trupi përpiqet të reduktojë irritimin dhe inflamacionin në inde, duke mbledhur ujin për të holluar përqëndrimin e materialeve të dëmshme. Depozitimi i ujit të mbledhur është mënyra e trupit për të holluar helmin që ka hyrë në sistem ndërkohë që qelizat yndyrore zgjerohen për të ofruar mbrojtje nga pushtuesit e huaj. Qelizat yndyrore copëzohen dhe sillen si urë ndërmjet kimikateve toksike dhe organeve. Trupi mbështetet në yndyrë dhe ujë për t’u mbrojtur nga vetë-helmimi. Substancat inflamatore të çliruara gjatë reaksioneve alergjike gjithashtu ndikojnë në kontrollin e peshës. Disa kimikate të përfshira në alergjitë ushqimore mund të ndikojnë në metabolizëm, dhe prostaglandinë E2, të cilat kur çlirohen, parandalojnë aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat e ruajtura. Alergjitë ushqimore mund të zbehin aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat, një proces i quajtur lipolizë. Alergjitë ushqimore shpesh çojnë në varësi ushqimore e cila më pas saboton kontrollin e peshës në shumë mënyra. “The Lancet” zbuloi që përbërjet e tretura pjesërisht, në shumë alergjenë të zakonshëm ushqimore sillen pak a shumë si morfinë. Kjo do të thotë që alergjenët e zakonshëm ushqimorë krijojnë një gjendje të përkohshme “adrenaline”, dhe kur kjo befas ikën, njerëzit kërkojnë sërish alergjinë për të marrë të njëjtën eufori.  Eventualisht ata hanë alergjenë të tillë ushqimorë aq shpesh sa bëhen të varur prej tyre dmth fizikisht dhe psikologjikisht. Nëse ata tentojnë të hanë më pak, atëherë ata janë  të varur sic ndodh në dietat me kalori strikte, dhe si pasojë mund të zhvillojnë dëshira të pakontrolluara për ushqime të tyre të preferuara,  duke i ngrënë gjithmonë më tepër.

Alergjitë ushqimore mund të jenë ose mos të jenë alergji aktuale me reaksione tipike biokimike të lidhura me alergjitë. Në këtë aspekt ato duhet të quhen ndoshta intolerancë ose ndjeshmëri ushqimore. Alergjitë ushqimore janë shpesh të maskuara ose keqinterpretohen për gjendje të tjera. Në alergjinë e maskuar trupi kompeson me një varësi ndaj alergjenit.

Një specialist për alergjinë ushqimore zakonisht u kërkon pacientëve të shkruajnë ushqimet e tij/saj të preferuara. Më pas ushqime të tilla eliminohen nga dieta e klientit. Kur dikush konfirmon se vuan nga intoleranca apo alergjia ushqimore, mënyra më e mirë për të lehtësuar simptomat qoftë sëmundje apo peshë e tepërt, është që të ndalojnë së ngrëni ushqimet e preferuara. Mund të jetë proces i vëshirë dhe i ngadaltë shpesh i shoqëruar me tërheqje fizike. Këta njerëz mund të përjetojnë disa simptoma tërheqjeje të parehatshme për disa ditë pasi nuk kanë ngrënë alergjenët. Dhimbja e kokës dhe lodhja janë mjaft të zakonshme dhe në përgjithësi zgjasin për vetëm disa ditë. Kur njerëzit përjetojnë simptoma të tilla tërheqjeje,është një shenjë e qartë që në fakt keni alergji ndaj ushqimeve që keni hequr dorë. Varësia ndaj karbohidrateve gjithashtu shkaktohet nga një alergji.

Qasja e eliminimit të ushqimit sjell shumë benefite , mund të lehtësojë fryrjen dhe mbledhjen e ujit, tju ndihmojë të kapërceni varësinë ushqimore, të rrisë metabolizmin dhe lipolizën e djegies së yndyrës në disa njerëz.

Testi i gjakut është mënyra më e thjeshtë që të testoheni për alergji ushqimore . Testet e gjakut mund të tregojnë alergjitë ushqimore të vonuara ose të menjëhershme. Alergjitë ushqimore që shfaqen pozitive në një test gjaku duhet të konfirmohen nga një test eliminues dhe sfidues. Në çdo person ,alergjitë , ndjeshmëria dhe intoleranca ushqimore mund të ndodhin në çdo hap të procesit të gatimit dhe në proceset metabolike të copëzimit , asimilimit dhe eliminimit.

Mjekët alternativë po punojnë për të përcaktuar se cilat ushqime sjellin alergji te pacienti dhe për të kuptuar shkakun që fshihet pas gjendjes shëndetësore. Shkaqet e zakonshme të alergjisë ushqimore përfshijnë tretje të dobët,mugesë të lëndëve ushqyese, një dietë me ushqime të përpunuara si dhe sindroma e zorrëve poroze. Të shmangni konsumin e alkoolit , të limitoni ekspozimin kimik, të konsumoni ushqime vetëm organike dhe të përdorni trajtime alternative antiinflamatore, janë hapat e duhur që duhet të ndërmerrni. Suplementet janë esenciale në trajtimin e alergjisë ushqimore.

Pasi keni riprezantuar alergjenët e mëparshëm ushqimorë në dietë, ato duhet të konsumohen në një bazë jo të rregullt. Nëse njerëzit fillojnë t’i konsumojnë rregullisht këto ushqime, alergjia ushqimore mund të shfaqet sërish dhe në mënyrë të shpejtë mund të rifitoni peshën që keni humbur duke i shmangur ato. Me dietën e rotacionit dhe me shmangien e ekspozimit ndaj ushqimeve përsëritëse, është e mundur të reduktoni ndjeshmërinë ndaj ushqimeve dhe të përshpejtoni rikuperimin nga alergjitë ushqimore. Dietat me karbohidrate të ulëta dhe me yndyrë të ulët kanë zakonisht përmbajtje më të lartë sheqeri dhe më pak kalori se produkti orogjinal. Pak yndyrë mund të ndikojë në oreksin e personit, dhe sheqeri i rrit ato. Të hani yndyrnat e duhura në formën e ushqimeve ose suplementeve që përmbajnë omega- 3 dhe omega- 6, aktualisht ndihmon në normalizimin e oreksit dhe redukton dëshirat për sheqerna dhe ëmbëlsira.

Nga “American Journal of Medicine”  “…Yndyra e reduktuar, marrja e kalorive dhe përdorimi i vazhdueshëm i produkteve me kalori të ulëta, kanë treguar një lidhje ndërmjet rritjes paradoksiale në obezitet.” Aq e rëndësishme sa është proteina në dietat tona, është akoma dhe më shumë e rëndësishme të kërkojmë për proteina cilësore që vijnë nga kafshë që janë të rritura në kullota dhe nuk ushqehen me kimikate. Disa nga kimikatet që iu jepen kafshëve janë shumë të rrezikshme. Për shumë njerëz, një dietë vegjetariane është një nga zgjedhjet më të shëndetshme. Shumë njerëz mund të arrijnë me lehtësi peshën e dëshiruar thjesht duke eliminuar mishin nga dietat e tyre.

Kimikatet e gjendura në ushqimet e përpunuara dhe në frutat, perimet dhe mishin e rritur në mënyrë komerciale  mund të ndikojnë në humbjen e peshës dhe të kontribuojnë në obezitet. Fakti është që trupat tanë nuk mund të përdorin, të tresin ose të eliminojnë si duhet përbërje të tilla toksike.

Candida albicans mund të shkaktojë një sërë dëmtimesh në trupat tanë sidomos në metabolizëm. Candida gjithashtu mund të shkaktojë dëshira të pakontrolluara për sheqer dhe karbohidrate të rafinuara  me të cilat ushqehet.  Parazitët mund të jenë një tjetër faktor që ngadalësojnë humbjen e peshës dhe kontribuojnë në shtim në peshë. Ata prodhojnë simptoma të ngjashme dhe sëmundje si candida. Ka trajtime të ngjashme për të dyja. Një zorrë e trashë e dëmtuar gjithashtu ka treguar një lidhje me dy faktorët kontribues. Një program i plotë detoksifikimi është një kusht për këdo që dëshiron të humbasë peshë. Duke ndjekur një pastrim të brendshëm, sistemi imunitar, sistemi tretës dhe metabolizmi të gjitha funksionojnë në mënyrë më efektive duke e bërë humbjen e peshës të përhershme. Detoksifikimi realisht është hapi i parë për trajtimin e obezitetit dhe një sërë gjendjesh të tjera shëndetësore.

Dieta “Yo-Yo” gjithashtu mund të çojë në humbje peshe të suksesshme. Mund të krijojë efekte anësore si dhimbje të vogla koke , përzierje,marrje mendsh ose probleme serioze si vdekja. Rreziqe të tjera të zakonshme shëndetësore që lidhen me praktika dietike përfshijnë reduktim të masës muskulore e cila më pas redukton ritmin metabolik bazal, aftësinë për të djegur kalori, si dhe redukton përmbajtjen e mineralit dhe të densitetit të kockave.

Meshkujt zakonisht kanë më shumë muskuj dhe më pak yndyrë në trup se sa femrat. Muskujt djegin më shumë kalori se sa yndyrë. Trupat e femrave natyrisht akumulojnë më shumë yndyrë në zona të caktuara të trupit për të mbrojtur zhvillimin e fetusit si dhe postpartumin kur yndyra e depozituar është vitale në procesin e prodhimit.

Mjekime të caktuara mund të kontribuojnë në shtim në peshë si dhe të zbehin përpjekjet tuaja për humbjen e peshës. Si një konsultues nutricional ose praktikues të shëndetit holistik, ju kurrë nuk duhet të këshilloni askënd për të ndërprerë mjekimet e dhëna. Klienti juaj duhet të kontaktojë një mjek për trajtimet alternative që mund të mos influencojnë peshën e tyre në një mënyrë negative. Ju mund të bëni disa sugjerime të tjera lidhur me dietën ose ushtrimet.

Përveç kësaj, mjekime të tjera përdoren për të lehtësuar humbjen e peshës. Këto janë mjekime me recetë dhe kanë si qëllim të përdoren nga klientët obezë me indeks të masës trupore 27 ose 30. Mjekimet e humbjes së peshës ndahen në dy kategori : parandaluesit e lipazës dhe ata që shtypin oreksin. Pacientët duhet të punojnë sa më afër me mjekët ndërkohë që marrin mjekime të tilla sepse ata mund të kenë efekte serioze anësore.

Rëndësia e kombinimeve të ushqimit si duhet është një tjetër komponent esencial për të humbur peshë. Kur lloje të ndryshme ushqimesh hahen së bashku gjatë secilit vakt, sistemi tretës ngarkohet dhe nuk funksionon si duhet, duke bërë që personi të ndihet i lodhur i fryrë dhe në parehati. Lëndët ushqyese nuk mund të përdoren si duhet dhe pjesët e patretura ushqimore depozitohen si yndyrë.

Uji është një komponent shumë i rëndësishëm në humbjen e peshës dhe për ta mbajtur atë të qëndrueshme. Uji shtyp oreksin në mënyrë natyrale dhe ndihmon trupin të metabolizojë yndyrën e ruajtur. Një reduktim i konsumimit të ujit mund të shkaktojë që të rriten depozitat yndyrore ndërkohë që një rritje e konsumimit të ujit mund të sjellë reduktim të depozitave yndyrore. Veshkat nuk mund të funksionojnë si duhet  pa mjaftueshëm ujë. Kur ato nuk punojnë në kapacitet të plotë, një pjesë e kësaj mbingarkese hidhet në mëlçi dhe një nga funksionet primare të mëlçisë është që të metabolizojë yndyrën e depozituar e ta konvertojë në energji që mund të përdoret nga trupi.

Të pini mjaftueshëm ujë është mbrojtja më e mirë kundrejt edemës (mbledhjes së lëngjeve). Kur trupi nuk merr mjaftueshëm sasi adekuate uji, e percepton si kërcënim për mbijetesë.  Uji gjithashtu ndihmon muskujt duke i dhënë aftësinë e tyre natyrale për t’u kontraktuar dhe për të parandaluar dehidratimin. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e lëkurës së rrudhur dhe me strija që zakonisht vjen si pasojë e humbjes së peshës. Uji e lë lëkurën të ushqyer dhe të shëndetshme.

Uji ndihmon në heqjen qafe të mbetjeve dhe në lehtësimin e kapsllëkut. Kur trupi nuk merr mjaftueshëm ujë , e merr nga burimet e brendshme. Zorra e trashë është burimi primar, rezultati përfundimtar është kapsllëku i vazhdueshëm ose kronik. Një person duhet të pijë të paktën 8 gota ujë në ditë. Kjo është diku te rreth 2 çerek. Një person mbipeshë ka nevojë për gota shtesë, për shkak të peshës së tepërt. Konsumimi i ujit duhet të rritet nëse personi ushtrohet vazhdimisht ose nëse moti është i ngrohtë dhe i thatë. Nuk është një ide e mirë të prisni derisa të jeni të etur për të konsumuar ujë. Në kohën që kjo ndodh trupi është dehidratuar. Të pini ujë përgjatë gjithë ditës është një situataë ideale. Të pini ujë të ftohtë përshpejton metabolizmin,  i cili më pas ndihmon që temperatura e trupit të mos bjerë.

Cilësia e ujit është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe është esenciale që njerëzit të pinë vetëm ujë të filtruar. Kafeja , çaji, soda, lëngu dhe pije të tjera kanë efekt diuretik.  Suplementet nutricionalë mund të përbëjnë diferencën në nivelet e energjisë, në funksionin imun, në mirëqenien psikologjike dhe në cilësinë e jetës. Suplemente të caktuara gjithashtu mbështesin trupin gjatë humbjes së peshës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në treg gjenden shumë produkte të dëmshme që në thelb konsiderohen “natyrale”, që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Janë dhe disa suplemente të caktuara që mund të bëhen pjesë e një regjimi për humbje të shëndetshme peshe si dhe të ndihmojnë në lidhje me oreksin dhe vullnetin. Këto suplemente nuk do të sjellin rezultate të menjëhershme, dhe humbja e peshës nuk do të ndodhë brenda natës. Nuk është e shëndetshme që të humbni shumë peshë brenda javës. Aritmetika bazë e humbjes së peshës është që çdo 0.4  kile e trupit vlen rreth 3500 kalori. Për të humbur 0.4 kile në javë, një person duhet të të marrë më pak se 500 kalori çdo ditë, të djegë 500 kalori çdo ditë nëpërmjet ushtrimeve, ose akoma më mirë nëse kombinohen të dyja. Në mënyrë që të mbani të qëndrueshme humbjen e peshës, duhet të llogarisni rekomandimet ditore kalorike duke shumëzuar  peshën e personit me 10 e më pas të shtoni 30% asaj sasie. Nëse një person është aktiv në mënyrë të moderuar, të konsumoni një sasi të tillë kalorike përgjatë ditës, mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe në mbajtjen të qëndrueshme të saj. Cdo gjë më pak duhet të rezultojë në humbje peshe.

Cregullimet ushqimore janë një gjendje komplekse që vijnë si pasojë e një kombinimi të faktorëve socialë, ndër-personalë, psikologjikë dhe emocionalë. Ndërkohë që shumë çrregullime ushqimore qe mund të fillojnë me shqetësimet me peshën dhe ushqimin, ndonjëherë ato janë më shumë sesa kaq. Njerëzit me çrregullime ushqimore shpesh përdorin ushqimin dhe kontrollin mbi ushqimin në përpjekje për të kompesuar ndjenjat dhe emocionet që mund të kenë.

Shkencëtarët akoma po kërkojnë shkaqe biologjike ose biokimike të çrregullimeve ushqimore. Në disa individë me çrregullime ushqimore, kimikatë të caktuar në tru që kontrollojnë oreksin ,urinë, dhe tretjen kanë treguar që janë jo të balancuara si duhet. Kuptimi dhe implikimi i saktë i këtyre balancave mbetet akoma i paqartë. Crregullimet ushqimore mund të jenë kërcënuese për jetën dhe duhet të trajtohen nga një profesionist i shëndetit , i cili është ekspert i fushës. Në qoftë se nuk jeni profesionist i tillë, nuk është as puna juaj, as vendi juaj të ndihmoni dikë në këtë situatë, por mund ta referoni te dikush që është i trajnuar në këtë fushë.

error: Nuk lejohet kopjimi!