Kungujt i përkasin familjes Cucurbitaceae. Dy llojet kryesore janë:
– “pepo” , të cilën shkencëtarët i quajtën “kunguj të vegjël”, të cilët shpesh gdhenden për Halloween. Të quajtura gjithashtu dhe kunguj sheqeri me origjinë nga Amerika e Veriut, ky lloj kungulli mund të peshojë nga 30 gr deri në 20 kilogramë. Disa varietete kanë sipërfaqe të butë, ndërkohë që të tjerat kanë sipërfaqe të ashpër. Pepo-t gjithashtu vijnë në ngjyra të ndryshme si të verdha, portokalli dhe jeshile.
-“maxima” ku varietetet janë ngjyrë rozë, blu të hapur dhe portokalli.
Qendra e kungullit përmban rreth 500 fara, të ngjitura me materien e pulpës. Pasi keni prerë kungullin në gjysëm, pulpa mund të hidhet pas ruajtjeve të farave (sipas dëshirës). Këto janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave, acideve yndyrore omega-3, -mund të thahen dhe të përgatiten për një meze të lehtë në shtëpi ose të ruhen për t’u mbjellë sërish në pranverë.
Benefitet shëndetësore të kungujve
Ndryshimi i vetëm i 100 gramëve të kungullit të pagatuar dhe të njëjtës sasi me kungull të gatuar është rritja prej 6 kalorish në formën e pagatuar. Pra, nga vijnë lëndët ushqyese? Gjenden në vitamina dhe minerale, duke përfshirë sasi të mëdha të fibrave dhe 100% të kërkesës së përditshme të vitaminës A.
Kungujt gjithashtu ofrojnë shumë vitaminë C, riboflavin, kalium, bakër dhe mangnez. Sasi të vogla por të rëndësishme të vitaminës E (alfa tokoferol), tiaminë, niacin, vitaminë B6, folati, hekuri, magnez dhe fosfor gjithashtu janë të pranishme. Çfarë do të thotë kjo për ne? Ngjyra portokalli e ndezur lë të kuptohet prania e një fito-nutrienti të dobishëm:karotene. Kjo konverton vitaminën A në trup për një “sulm” të jashtëzakonshëm të antioksidantëve me aftësinë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe shumë prej shenjave të plakjes. Vitamina A sjell përmirësimin e shikimit dhe ndihmon në parandalimin e disa llojeve të caktuara kanceri. Flavonoidet tilla si cryptoxanthin, lutein dhe zeaxanthin shkatërrojnë radikalet e lira të dëmshme. Zeaxanthin dhe lutein veçanërisht, ndihmojnë në mbrojtjen e retinës së syrit nga degjenerimi makular.
Farat e kungujve nuk janë vetëm një ushqim i shijshëm dhe i lehtë, por mund të thuash se ata janë një burim i përqëndruar i mineraleve dhe vitaminave, me 23 gram proteina, 15 miligramë hekur dhe 553 kalori në cdo porcion 100 gr, por pa kolesterol. Fibrat gjithashtu ndihmojnë në procesin eliminimit të rregullt për ta mbajtur zorrën e trashë të mbrojtur nga sëmundjet. Një bonus i veçantë në farat e kungujve është aminoacidi triptofan, i cili në momentin që ndodhet në tru, konvertohet në GABA – një lëndë ushqyese që ndihmon trurin në funksionimin e rregullt të tij.
Faktet nutricionale:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-26
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-1
-Yndyrna totale -0%
-Të ngopura -0.052 g
-Kolesterol-0 mg
-Totali i karbohidrateve-6.5 g
-Fibrat dietike-0.5 g
-Sheqer-2.76 g
-Proteina-1 g
-Vitamina A- 8,153 IU
-Kalcium- 21 mg
-Vitaminë C-9 mg
-Hekur-0.8 mg
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.
Studimet e bëra të kungujt
Marrja dietike e lycopene dhe karotenoideve të tjerë u zbulua që parandalon kancerin e prostatës në studimet e bëra në 130 pacientë me këtë sëmundje dhe 274 të tjerë pa këtë sëmundje. Rreziku i kancerit të prostatës u reduktua me rritjen e konsumit të lycopene, alfa-karotene, beta-karotene, beta-cryptoxanthin, luteinë dhe zeaxanthin-të gjitha këto gjenden te kungujt.
Një fakt interesant:
Kungujt nuk janë perime, por fruta. Të kultivuara në Amerikë prej më shumë se 5000 vjetësh, ato ishin të panjohura për Europën derisa Kolombo mbërriti.