Një guidë për kancerin e gjirit te të moshuarit

Një guidë për kancerin e gjirit te të moshuarit

Kanceri i gjirit është një nga format më të zakonshme te femrat e moshuara. Një femër ka në 8 shanse më shumë për të zhvilluar kancerin e gjirit gjatë jetës së saj, sipas “National Cancer Institute”. Sa më e moshuar të jetë femra, aq më shumë gjasa ka që të diagnostikohet me këtë sëmundje.
Sipas statistikave, ka rreth 9 % shanse që një femër 60 vjece të diagnostikohet me kancer gjiri në 20 vitet e ardhshme.

Rreth 275,000 raste të reja cdo vit, rreth gjysma e diagnostikimeve te reja vijne nga mosha 60 vjec, dhe një tjeter 20% vjen nga mosha mbi 70 vjec. Në moshën 80 vjec, shanset që ju të shfaqni kancer gjiri për pjesën e mbetur të jetës fillojnë e redukohen, sipas “Harvard Medical School”.

Për fat të keq, femrat mbi 65 vjec të cilat janë diagnostikuar me kancer gjiri, kanë shumë gjasa të ndërrojnë jetë prej kësaj sëmundjeje. Femrat në të njëjtën grup moshë kanë më shumë gjasa të kenë ripërsëritje të kancerit. Më shumë se 40,000 femra vdesin nga kanceri i gjirit cdo vit.

Eshtë shumë e domosdoshme që femrat dhe të afërmit e tyre të njihen me shenjat parandaluese, shkaqet dhe llojet e ndryshme të kancerit të gjirit, si dhe të njihen me hapat e testimit, trajtimit dhe parandalimit.

Llojet e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është një term që përdoret për cdo formë kanceri që zhvillohet në ose rreth gjoksit, si lobula (pjesa e gjoksit që prodhon qumështin), kanalet e qumështit (ato që nxjerrin qumështin nga gjirit), megjithatë ka forma specifike të kancerit që ndikojnë në pjesë të ndryshme të gjoksit.

Me pak fjalë, kanceri i gjirit është në formën:
-Invazive: kanceri shpërndahet në qelizat e shëndetshme
-Jo-invazive: Kanceri është i lokalizuar në kanalet e qumështit dhe qelizat e gjirit.

Një nga format më të zakonshme të kancerit të gjirit është karcinoma invazive duktale (IDC). Kjo formë e kancerit të gjirit fillon në kanalet e qumështit dhe zhvendoset në qeliza të tjera të shëndetshme. Eshtë një tjetër formë jo-invazive e kancerit të gjirit që fillon në kanalet e qumështit gjithashtu, por Breastcancer.org thekson që shumica e llojeve të kancerit janë invazive.

Forma të tjera të rëndësishme të kancerit të gjirit përfshijnë:

-Karcinoma invazive lobulare: E ngjashme me IDC-në, kjo formë kanceri mund të përhapet në pjesët e tjera të gjirit, por fillon në lobula. Ka edhe një formë jo-invazive, që do të thotë që kanceri qëndron në lobula ku filloi.

-Kanceri inflamator i gjirit
Eshtë një formë e rrallë e kancerit të gjirit që përbën rreth 1% të të gjitha rasteve. Fillon me skuqjen dhe inflamimin e gjirit dhe më pas përhapet shpejt në indet rrethuese si gjendrat limfatike. Brenda disa ditësh ose një jave, mund të përhapet nga gjirit e në zona të tjera.

Sëmundja e Paget:
Eshtë një formë e rrallë e kancerit që prek pjesën e gjirit. Fillon në një pikë të caktuar e më pas përhapet në pjesë të tjera të gjirit.

Angjiosarkoma:
Eshtë një formë e rrallë që prek gjakun dhe enët limfatike në trup.
Secili prej ketyre llojeve të kancerit mund të përsëritet, edhe nëse trajtohet në faza të hershme. Kanceri mund të përsëritet në të njëjtin vend si më parë ose në zonë të ndryshme nëse ka qeliza kancerogjene të mbijetuara.

Gjithashtu është një formë kanceri gjiri që prek dhe meshkujt, por është vetëm 1% e rasteve. Nëse një mashkulli i shfaqet kanceri i gjirit, gjithmonë fillon në kanalet e pazhvilluara të qumështit.

Femrat kanë rreth 126 herë më shumë shanse që të diagnostikohen dhe të vdesin nga kanceri i gjirit sesa meshkujt.

Shkaqet e kancerit të gjirit:

Kanceri i gjirit shkaktohet nga një mutacion në qelizat e gjirit, por nuk është ekzaktësisht e qartë se cfarë e shkakton këtë mutacion. Megjithatë faktorët e rriskut për kancerin e gjirit përfshijnë:

Gjinia: Kanceri i gjirit ndodh pothuajse plotësisht vetëm te femrat. Më shumë se 99% e rasteve të kancerit të gjirit prekin femrat.
Mosha: Sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë ka gjasa që të prekeni nga kanceri i gjirit. Megjithatë, në momentin që arrini 75 vjeç, shanset për shfaqjen e kancerit të gjirit, fillojnë e reduktohen.

Faktori gjenetik: SipasAmerican Cancer Society”  rreth 5-10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të trashëgueshme.

Nëse keni pasur më parë kancer gjiri: Nëse keni pasur më parë kancer gjiri, me shumë mundësi do të përsëritet.

Historia e familjes: Nëse një anëtar i afërt si mamaja, motra apo gjyshja kanë kancer gjiri, shanset që edhe ju të prekeni janë shumë të larta.

Shëndeti riprodhues: Nëse periodat ju kanë filluar përpara moshës 12 vjec dhe menopauza pas moshës 55 vjec, ka shumë gjasa që të prekeni nga kanceri i gjirit.

Femrat të cilat nuk kanë qenë kurrë shtatzënë janë gjithashtu në rrezik të lartë.
Duhet të theksohet që këto faktorë rrisku nuk janë shkaqe direkte për kancerin e gjirit.

Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit
Një nga hapat më të rëndësishëm për mposhtjen e kancerit të gjirit është diagnostikimi në fazën e hershme. Ja pse është vitale të dini shenjat dhe simptomat:
Simptoma më e zakonshme është një kokërr/gjendër në gji. Ndërkohë që shumë gjëndra janë beninje, rreth 20% e tyre janë kancerogjene. Janë vecanërisht shqetësuese nëse jeni mbi 40 vjec, për shkak se gjëndrat janë të lidhura me kancerin sesa me tumoret beninje. Shkaku i gjëndrave shihet në mamografi. Për shkak se gjendrat mund të jenë një shenjë, ka gjithashtu edhe disa shenja të tjera që tregojnë praninë e kancerit në gji.

Gjendër në gji: Simptoma më e zakonshme është një gjendër që formohet në gji. Ndërkohë që 20% e gjëndrave janë kancerogjene, rreziku rritet me moshën.

Rrjedhje nga thithat: Cdo lloj rrjedhjeje, qoftë e pastër ose me ngjyrë mund të jetë një indikator për kancerin e gjirit. Megjithatë, shkaku mund të jetë ndonjë efekt anësor i mjekimeve ose nga gjidhënia, sidomos nëse është ngjyrë qumështi.

Enjtje dhe plagë: Kanceri i gjirit mund të shkaktojë ënjtje dhe plagë në gjoks. Nëse madhësia e gjoksit ndryshon, atëherë duhet të shqetësoheni. Enjtja mund të ndikojë në të gjithë gjirit ose në një pjesë të saj, madje mund të ndryshojë dhe pamjen totale të gjirit.

Skuqja e lëkurës
Një nga efektet primare që kanceri i gjirit ka në lëkurë është një skuqje e përgjithshme, sidomos në zonën ku qelizat kancerogjene ndodhen. Kjo mund të jetë zona e prekur.

Puçrra
Kjo ndodh kur pjesë të lëkurës në gji invertohen dhe krijojnë një puçerr të vogël. Kjo tregon ku kanceri i pranishëm. Këto pucrra gjithashtu tregojnë që kanceri është agresiv.

Enjtje në sqetulla
Vendi i parë ku qelizat kancerogjene zakonisht “udhëtojnë” pasi kanë prekur gjirin janë gjendrat nën sqetulla. Enjtja në këtë zonë zakonisht do të thotë që kanceri është i pranishëm dhe është përhapur.

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, vizitoni doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Jo javës tjetër, jo muajin tjetër, por sa më shpejt të jetë e mundur. Kur lini një takim, duhet të shënoni të gjitha simptomat që po përjetoni. Duhet të bëni kontrolle rregullisht. Doktori juaj do të bëjë testet e nevojshme për të parë nësa ka prani të qelizave kancerogjene. Disa nga testet perfshijnë:
-Mamografi

Nuk ka udhëzime strikte se kur një femër duhet të bëjë mamografi, megithëse është e rekomandueshme që ekzaminimet vjetore të fillojnë në moshën 45 vjec. Ata mund të kalojnë në çdo dy vjet kur të keni 50 – 55 vjeç. Ju mund të filloni të bëni mamografi edhe më herët se 45 vjec nëse keni pasur me parë familjarë të prekur nga kanceri i gjirit, megjithëse kjo varet nga ju dhe nga mjeku.
Por për cdo pyetje që mund të keni duhet të konsultoheni me mjeku.
-Biopsia: Ky lloj testi zakonisht bëhet për të konfirmuar diagnozën për kancer. Zakonisht është hapi pasardhës, kur doktori vë re dicka që mund të jetë kancer gjiri.
Gjatë biopsisë, doktori do të marri një ekstrakt nga qeliza/zona ku besohet që ka prani kancerogjene me ndihmën e një gjilpere dhe rreze X. Qelizat do testohen për prani kancerogjene.
Nëse konfirmohet, rezultatet e testit do të tregojnë nëse kanceri është invaziv ose jo-invaziv dhe sa është zhvilluar përgjatë kancerit.
-Ekzaminimi i gjirit
Ky është një ekzaminim fizik i bërë nga mjekja, e cila do të shohe në rast se keni gjendra, pucrra, deformime të mundshme ose probleme të tjera. Kjo rekomandohet më së shumti për femrat para moshës 40 vjec. Zakonisht bëhen krahas mamografive.

-Ultrasound dhe MRI
Këto janë zakonisht teste që ndihmojnë për të pasur një imazh më të thellë. Asnjë nga këto teste nuk përdor rrezatim.
Trajtimi i kancerit të gjirit dhe parandalimi

Trajtimi i kancerit të gjirit dhe parandalimi
Në momentin që diagnoza konfirmohet, trajtimi fillon në mënyrë direkte. Trajtimi varet nga lloji i kancerit të gjirit, faza, masa e tumorit dhe mënyra se si është përhapur dhe lloji i tumorit. I gjithë ky informacion ndihmon doktorin ta përcaktojë më mirë mënyrën e trajtimit.
Përpos metodave:
Ju gjithashtu mund të trajtoheni të menaxhoni dhimbjen, probleme me ushqyerjen, humbjen e peshës dhe efekte të tjera fizike dhe mendore që mund të vijnë si pasojë e trajtimit. Jo cdo lloj kanceri gjiri kërkon të njëjtin trajtim. Doktori juaj do të diskutojë të gjitha opsionet e trajtimit, si ato do të ndikojnë në reduktimin e prezencës së kancerit dhe se si trajtimi do t’ju ndihmojë që kanceri të eliminohet plotësisht.

Megjithëse, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar kancerin e gjirit. Megjithatë, më poshtë do të gjeni disa sugjerime të bëra nga shkencëtare dhe doktorë për të reduktuar rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit.Për këtë duhet

:
-Të mbani një peshë të shëndetshme
-Të mos pini duhan
-Të limitoni alkoolin
-Të jeni fizikisht aktivë

error: Nuk lejohet kopjimi!