Nivelet e rekomanduara të kolesterolit sipas moshës

Nivelet e rekomanduara të kolesterolit sipas moshës

Sa më herët të filloni të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj në të ardhmen. Mendoni pak: Ndryshimet e vogla tani do të sjellin ndryshime të mëdha më vonë.  Kjo është veçanërisht e vërtetë kur vjen puna te kolesteroli i lartë.
Kolesteroli është një substancë yndyrore që prodhohet nga mëlçia juaj. Gjithashtu gjendet në ushqime të caktuara. Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol të funksionojë si duhet. Por një sasi e lartë e kolesterolit të keq-kolesteroli i lartë LDL-ju vë në rrezik për atak në zemër ose goditje. Kolesteroli mund të akumulohet në muret e enëve të gjakut, duke shkaktuar bllokime që çojnë në rritjen e rrezikut për atakë në zemër, rritje të rrezikut për goditje etj. Sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” , një nivel i lartë i kolesterolit ju vë në rrezik për sëmundje zemre.
Niveli total i kolesterolit është sasia e përgjithshme e kolesterolit e gjendur në gjak. Konsiston në:
-Lipoproteina me densitet të ulët (LDL)
-Lipoproteina me densitet të lartë (HDL)
-Trigliceride

LDL gjithashtu quhet kolesteroli i “keq” për shkak se bllokon enët e gjakut dhe rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. HDL konsiderohet “kolesteroli i mirë” për shkak se ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Sa më i lartë kolesteroli HDL, aq më mirë. Nivele të larta të triglicerideve dhe nivelet e ulëta të HDL-së mund të rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kolesteroli te të rriturit
The American Heart Association” rekomandon që të gjithë duhet të kontrollojnë nivelet e kolesterolit duke filluar nga mosha 20 vjeç, momenti kur nivelet e kolesterolit rriten. Teksa plakemi, nivelet e kolesterolit kanë si tendencë të rriten. Meshkujt janë në përgjithësi në rrezik më të lartë se femrat për kolesterolin e lartë. Megjithatë, rreziku për femrat rritet kur ajo hyn në fazën e menopauzës. Për ata me kolesterol të lartë dhe faktorë të tjerë rreziku kardiakë si diabeti, një testim më i shpeshtë rekomandohet.

Kolesteroli te fëmijët
Fëmijët të cilët janë fizikisht aktivë, kanë një dietë të shëndetshme, nuk janë mbipeshë dhe nuk kanë një histori familjare lidhur me kolesterolin e lartë, janë në rrezik më të ulët për shfaqjen e kolesterolit të lartë. Udhëzimet e tanishme rekomandojnë që të gjithë fëmijët të kontrollojnë nivelet e kolesterolit ndërmjet moshës 9-11 vjeç, më pas sërish ndërmjet moshës 17-21 vjeç.

Fëmijët që janë më në rrezik, si të pasurit diabet, obezitet ose një histori familjare lidhur me kolesterolin e lartë, duhet të kontrollohen ndërmjet moshës 2-8 vjeç dhe sërish ndërmjet moshës 12-16 vjeç.

 

 

Ndryshimet në stilin e jetesës
Lajmi i mirë është që ndryshimet në stilin e jetesës janë efektive në reduktimin e niveleve të kolesterolit.

Ndryshimet përfshijnë:

-Ushtrimet fizike
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të rrisni nivelin e kolesterolit HDL. Synoni të paktën 30-60 minuta në ditë ushtrime të moderuara kardiovaskulare, si ecja me biçikletë, not, ecje e shpejtë, të paktën 5 herë në javë.

Konsumoni më shumë fibra
Mundohuni të shtoni më shumë fibra në dietën tuaj.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme:
-Vaj ulliri
-Avokado
-Arra të caktuara
Këto janë të gjitha yndyrna që nuk do të rrisin nivelet tuaja të LDL-së.

Reduktoni sasinë e ushqimeve me yndyrë të larte si:
-Djathi
-qumështi me yndyrë
-Mishi i kuq me yndyrë

Hiqni dorë nga duhani
Duhanpirja redukton kolesterolin HDL. Nëse hiqni dorë nga duhanpirja mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë nivelet e kolesterolit. Eshtë e rëndësishme të mbani mend që secili është i ndryshëm. Celësi është të keni nivele normale kolesteroli përgjatë jetës suaj.

Limitoni alkoolin

“The American Heart Association” rekomandon që të pini alkool në moderim, që do të thotë, mesatarisht jo më shumë se dy pije në ditë për meshkujt dhe jo më shumë se një pije në ditë për femrat.

Të pini shumë alkool mund të rrisë nivelet e yndyrnave të triglicerideve në gjak dhe të çojë në gjendje si:
-Hipertension (presion i lartë gjaku)
-Fibrilacion atrial

Humbja e peshës
Humbja e peshës së tepërt mund t’ju ndihmojë të ulni nivelet tuaja të kolesterolit:

Disa këshilla si mund të humbni peshë:
-Provoni të bëni ndryshime në mënyrën e ushqyerjes dhe të fokusoheni në kontrollin e porcioneve.
-Zgjidhni proteina të buta, drithëra të plota, fruta dhe perime.
-Mundohuni të limitoni yndyrnat e pashëndetshme, ushqimet e përpunuara dhe snacket me sheqer.
Mundohuni të shtoni më shumë aktivitet fizik në rutinën tuaj javore për të rritur djegien e kalorive kështu që numri i kalorive që po konsumoni, është më pak se numri i kalorive që po digjni.

error: Nuk lejohet kopjimi!