“Ngrënia mes vakteve është shkak për mbipeshën”

“Ngrënia mes vakteve është shkak për mbipeshën”

“Ngrënia mes vakteve është shkak për mbipeshën”. Ky konkluzion ka dalë nga një studim i ri i hulumtuesve të Kalifornisë, që ka shkaktuar debate në mesin e ekspertëve.

Nga një eksperiment tek minjtë doli se ata të cilët hanin ushqim pa orar ishin më të shëndoshë se ata që ushqeheshin në kohë të caktuar. Ndërkohë që ushqimi tek të dy tipet e ekperimenteve kishte përmbajtje të njëjtë kalorike.

Eksperimenti zgjati për 3 muaj dhe diferenca midis këtyre dy grupeve të minjve ishte e habitshme. Pesha tek minjtë që hanin pa orar u shtua 28 për qind më shumë dhe jo vetëm, tek ata u vu re dhe një nivel i lartë i sheqerit në gjak, duke rritur rrezikun e diabetit. Grupi i dytë i minjve, që është ushqyer me të njëjtat ushqime me grupin e parë ka ruajtur një gjendje të mirë shëndetësore me një rritje të lehtë të peshës.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Metabolizmi qelizor”. Vakti i ngrënies ka lidhje të ngushtë me shëndetin. Për të ruajtur një trup të shëndetshëm duhet të respektohen rregullat e ngrenies duke përfshirë sasinë e ushqimit dhe kohën e ngrënies, të cilat janë të rëndësishme ashtu si dhe vlerat ushqyese.

Te luftojmë mbipeshën duke ngrënë ushqimet e duhura në kohën e duhur

Megjithëse ky është thjesht një studim, ai ofron mbështetje të lartë për orën biologjike. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se organizmi ynë funksionon si një orë biologjike e brendshme me ritme të përcaktuara nga natyra.

Mosrespektimi i kësaj ore do të shkaktojë mbipeshë dhe diabet.

Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh që ngrënia me orar nuk do të thotë që mund të hamë gjithçka. Mëngjesi sipas orës biologjike është një vakt i rëndësishëm dhe duhet të jetë i pasur me ushqime kalorike dhe energjike, si proteina etj, pasi çdo gjë që hahet në mëngjes konsumohet nga organizmi në orët e para të ditës dhe kështu nuk ngel gjë për t’u depozituar dhe shkaktuar mbipeshë. Vakti i drekës mund të jetë më pak i pasur me yndyrna dhe sheqer. Ndërsa darka duhet të jetë një ushqim i ekuilibruar dhe i lehtë, pasi në të kundërt një pjesë e mirë e kalorive do të depozitohen në trajtën e dhjamit duke rritur në mënyrë të padëshirueshme peshën trupore.

error: Nuk lejohet kopjimi!