Nëse shtoni këtë frut në dietën tuaj, mund të parandaloni diabetin

Nëse shtoni këtë frut në dietën tuaj, mund të parandaloni diabetin

Sipas statistikave të fundit, miliona njerëz vuajnë nga diabeti ose pre-diabeti. Kjo gjendje shëndetësore arrin shifra më të larta cdo vit- si dhe efektet afatgjatë mund të rezultojnë në verbëri, atak në zemër, goditje madje edhe vdekje. Ndryshimet në stilin e jetesës janë strategjitë më të mira për të kontrolluar sheqerin në gjak, si dhe të reduktoni rrezikun për shfaqjen e diabetit e të parandaloni problemet sekondare që mund të shfaqen nga kjo gjendje. Dieta luan një rol të madh në parandalimin e diabetit, dhe sipas një studimi të fundit, është një frut që mund t’ju ndihmojë të parandaloni shfaqjen e diabetit. 
Studiuesit në Universitetin e Guelph në Canada, ushqyen minjtë me një dietë me yndyrna të larta për 8 javë për të nxitur shfaqjen e obezitetit dhe rezistencës së insulinës. Më pas, ato shtuan Acovatinë B në dietat e tyre-një përbërje e gjendur në avokado. Në 5 javë që minjtë u ushqyen me avokatinë B,  studiuesit vunë re një humbje në peshë të konsiderueshme si dhe ndryshime në ndjeshmërinë e insulinës. Studimi tregoi që përbërja ndihmonte në oksidimin e acidit yndyror mitokondrial, i cili përmirësoi ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe glukozës.
Studimet e mëparshme kanë treguar që avokadot ja vlejnë vërtet për statusin që gëzojnë si super ushqim. Ato mund të mposhtin në mënyrë efektive pothuajse cdo aspekt të sindromës metabolike. Avokadot përmbajnë rreth 22.5 gr yndyrë dhe 2/3  e kësaj është mono e pangopur. Nutrientë të tjerë esencialë përfshijnë fibrat, vitaminën, acidin folik, vitaminën E dhe më shumë kalium sec mund të gjeni në banane.

Avokadot përmban sasi të vogla të magnezit, manganit, bakrit, zinkut, fosforit dhe vitaminës A, B1 (tiaminë), B2 (riboflavin) dhe B3 (niacinë).
Të gjithë këto faktorë e bëjnë avokadon një super ushqim për dietën tuaj.  Avokadot mund të përdoren për receta të ndryshme; qoftë si bazë për guakamolen, për sallata ose në mëngjes me vezë.

 

Recetë e shëndetshme për mengjes: Avokado e pjekur

Përbërësit:
-1 avokado, e ndarë në gjysëm
-2 vezë fshati
-1/4 lugë caji me erëza
-1/4 e kupës me djathë cheddar
-Salcë organike
-Pak kripë dhe piper për shije

Procedura:
Ngrohni furrën. Vendosni gjysmat e avokados në një enë gatimi. Në to hidhni vezët. Hidhini pak kripë dhe piper për shije. Gjithashtu e ¼ e lugës së çajit erëza meksikane në secilën nga gjysmat e mbushura të avokados. Shtoni djathin kackavall dhe vendosini në furrë për 10-15 minuta.

error: Nuk lejohet kopjimi!