Ndikimi i celularëve në shëndetin tonë

Ndikimi i celularëve në shëndetin tonë

Vetëm në pak dekada, celularët e kanë marrë plotësisht në dorë jetët tona. Shumë herë për më mirë. Kur ka qenë hera e fundit që keni marrë një hartë në dorë për të shkuar në një vend, në vend se të navigoni nëpërmjet celularit? Cilat janë ndikimet që celularët sjellin në shëndetin tonë?


A janë pajisjet që përdorim plotësisht të sigurta? Ne nuk i kemi përdorur mjaftueshëm celularët sa për të studiuar impaktin afatgjatë që kanë dhe t’i “shënjestrojmë” si shkaqe për sëmundje specifike. Por prapë u deshën dekada për të zbuluar një rrezik ndërmjet duhanpirjes dhe kancerit të mushkërive, gjithashtu. Nuk po flasim për të hequr dorë plotëisisht nga celularët, pasi mbështetemi në to për shumë gjëra. Por më poshtë do të gjeni disa impakte të mundshme që celularët mund të kenë në shëndetin tonë.
-Kanceri i trurit
Celularët emitojnë rrezatim jo-jonizues, të cilat janë valët e radios të njohura si lloji i rrezatimin elektromagnetik. Ne e dimë që disa nga indet e njeriut që janë afër me antenat e celularëve thithin disa nga kjo energji.


Ndërkohë që studimet që lidhin përdorimin e celularit me kancerin e trurit sjellin rezultate të përziera, zyrtari kryesor mjekësor i “ American Cancer Society” i dha një rëndësi të vecanti një projekti kërkimi. Në 2016 “U.S. National Toxicology Program” lëshoi disa të dhëna të lidhura me studimin e gjerë që agjencia kreu, një studim investigues me vlerë 25$ millionë në përdorimin e celularëve të lidhur me rrezikun e kancerit. Rezultati? Sinjali i lartë i rrezatimit të celularëve rezultoi në rritjen e rrezikut për shfaqjen e gliomave malinje në tru. Rreziku i “schëannomas”, tumorëve të rrallë që zhvillohen në qafën nervorë të zemrës, gjithashtu rritej me përdorimin e celularëve. Sic rritej doza e rrezatimit, ashtu rritej dhe rreziku i kancerit. “The Ëorld Health Organization” e ka listuar rrezatimin që sjellin celularët si kancerogjen 2B në 2011. Ky klasifikim do të thotë që rrezatimi i celularëve mund të jetë kancerogjen për njerëzit. Letërsia mjekësore sugjeron që përdorimi i celularëve gjatë adoleshencës mund të rezultojë në një rrisk 4-5 herë më të lartë të një diagnoze për kancer në tru.
-Probleme me tiroiden
Në një studim të publikuar në “Oman Medical Journal”, studiuesit zbuluan që studentët që prërdornin celularët shpesh dhe në mënyrë të moderuar në “talk mode”, përjetonin një alternim/ndryshim në nivelet stimuluese të tiroides. (nivele më të larta se normalja të TSH-së, dhe një mesatare e ulët e niveleve të T4 u panë). Kjo mund të mos duket si dicka e rëndë, por edhe ndryshimet më të vogla në nivelet e hormoneve të tiroides mund të ndikojnë në funksionimin e trurit. Autorët e studimit thonë që “bazuar në këto rezultate, mund të dalim në përfundimin se fushat elektromagnetike të emetuara nga celularët mund të shkaktojnë disa efekte të dëmshme në funksionimin e tiroides.” Rrezatimi i celularëve mund të nxisë efekte negative në aksin e hipofizës tiroidale, duke hedhur poshtë nivelet normale të hormoneve të tiroides. Megjithatë një studim i 2016 i publikuar në “International Radiation Biology” nuk gjeti asnjë lidhje ndërmjet rrezatimit elektromagnetik të celularëve dhe kancerit të tiroides.

Këshilla: Mbroni veten tuaj:
Kur vjen puna te rrezatimi i celularëve , është më mirë të jeni të sigurtë. Ju mund të ndryshoni në mënyrë drastike ekspozimin pa hequr dorë nga celulari juaj. Më poshtë do të gjeni disa këshilla:
-Më mirë flisni me mesazhe sesa me zë, përdorni “speaker mode” (me zë të lartë) kur bëni telefonata sa herë të keni mundësi.
-Bëni vetëm telefonata të shkurtra dhe esenciale.
-Kur flisni në celular, mbajeni pak larg kokës. (një inc)
-Shmangni mbajtjen e celularit në xhep ose në pjesën e gjoksit.
-Mos flisni as dërgoni mesazhe në celular ndërkohë që i jepni makinës.
-Nëse doni të shihni një film në celular, më parë shkarkojeni, cojeni celularin në “airplane mode” ndërkohë që e shihni.
-Nëse mundeni, mos flisni në celular kur është sinjal i dobët. Rrezatimi është më i lartë kur sinjali është i dobët.
-Shmangni bërjen e telefonatave në makinë, ashensor, tren apo autobus. Celularët punojnë më fortë të arrijnë sinjal përmes metalit, kështu që dhe rrezatimi rritet.
-Mbajini celularët larg fëmijëve dhe larg gojës së tyre.

error: Nuk lejohet kopjimi!