Mjalti i bletës është më  superior nga të gjithë llojet e ushqimeve

Mjalti i bletës është më  superior nga të gjithë llojet e ushqimeve

Pranohet shkencërisht se mjalti i bletës është më  superior nga të gjithë llojet e ushqimeve, si për nga lehtësia e tretjes, ashtu edhe për shpejtësinë e thithjes së tij nga trupi I njeriut, dhe se 1 kg. mjaltë është i barabartë me vlerën ushqyese që gjendet në 4 kg mish ose 12 kg zarzavate, duke i shtuar këtyre edhe një grup elementesh minerale dhe një sasi të lartë të vitaminës C, vitamina të tjera, hormone si dhe një numër të madh enzimash.


Mjalti i bletës konsiderohet si një përbërës natyral dhe energjik, aktiv dhe ushqyes, për arsye se ai përmban një numër të madh kripërash minerale ku më të rëndësishmet janë: hekuri, bakri, soda, magnezi, kalciumi, fosfori dhe sasi të mëdha të vitaminës C, B.

 


Nga aspekti kimik mjalti është i përbërë nga rreth 34.02% glukozë, 1.90% sekrozë (lëndë që gjendet tek kallami i sheqerit), 35% fruktozë (sheqeri që gjendet tek frutat), 18% lëndë minerale, 0.8% acid, 17.70% ujë, 4.90% elementë të panjohur deri tani.

Ai përmban shumë vitamina të cilat për nga sasia ia kalojnë frutave e zarzavateve, veçanërisht vitaminë B, C, H, dhe për më tepër mjalti ka veti që t’i ruajë këto vitamina dhe kripëra minerale në gjendje të shëndoshë për një periudhë të gjatë.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!