Kemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”. Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik.
Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe. Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se: -Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm. -Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.Ka vetëm një problem me këtë pikëpamje: Nuk është e vërtetë!
Askush nuk dëshiron të jetë i shëndoshë. Nuk është faji juaj që keni probleme me peshën. Nuk zgjodhët ju të përballeshit me këtë sfidë. Edhe pse keni vullnetin që të mos konsumoni shumë ushqim, prapë nuk po mundeni dot të humbni peshë. Por ka dicka që mund të bëni për peshën tuaj. Celësi qëndroni te metabolizmi dhe të përdorni kapacitetin e trupit për të djegur kalori në mënyrë të shëndetshme.
Por duhet të kuptoni që trupi i njeriut është dicka më shumë komplekse se kaq. Fakti që shëndosheni apo dobësoheni më së shumti ka të bëjë me atë cfarë hani apo me ushtrimet fizike. Në fakt nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse një individ mund të ketë probleme me peshën e tij/saj.
Përgjatë 10 viteve të fundit, kërkimet mjekësore kanë dalë në përfundimin që humbja e peshës është më shumë e sofistikuar sesa nocionet e mëparshme mbi të konsumuarit më pak dhe të ushtruarit më shumë. Mund të jenë 7 parime bazike të përfshirë në metabolizëm që ndikojnë në rregullimin e peshës në ndonjë gradë apo tjetër. Ultra Metabolizmi është i themeluar në këto 7 parime bazë.
Kjo shkencë e rë e metabolizmit dhe humbjes së peshës na con përtej idesë së vjetër që humbja e peshës është thjesht të konsumuarit më pak e të stërviturit më shumë.Kjo analogji na bën më të qartë: “T’i thoni dikujt që është mbipeshë që ai ose ajo, duhet të hajë më pak dhe të ketë më shumë aktivitet fizik, është sikur t’i thoni dikujt që është i varfër që duhet të punojë më shumë e të harxhojë më pak.”
Këto ekuacione të thjeshta injorojnë shumë faktorë. Një nga faktorët që kanë mbetur nga ky ekuacion i thjeshtë është ajo që quhet sindroma e urisë. Kur ju keni atë idenë që duhet të hani më pak për të humbur peshë, ju bindni veten tuaj që të limitoni kaloritë në dietë. Në fakt disa nga dietat më popullore në treg rekomandojnë pikërisht këtë.
Por problemi me limitimin e kalorive është që përsëri rikthehen. Arsyeja? Trupi juaj “ka uri” dhe vendos procese kimike që ju nxisin të hani më shumë. Kjo quhet sindroma e urisë dhe le të shohim më tej si funksionon në mënyrë të detajuar.
Sindroma e urisë – Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikon një dietë që përmban më pak se 2100 kalori në ditë për një mashkull mesatar dhe 1800 kalori për një femër mesatare, si pjesë të një dietë “të ngordhjes urie”. Një femër mesatare që po përpiqet të mbajë dietë, mundohet të konsumojë rreth 1500 kalori në ditë.
Kjo do të thotë që është pak a shumë në gjendjen “ngordhjes urie”. Ne jetojmë cdo ditë me këtë sindromë. Modelet në ditët e sotme janë 25% më të dobëta se 40 vjet më parë. Për ta arritur këtë, ato vjellin shumë, përdorin laksativë, pinë duhan, soda dietike dhe ushtrohen më shumë sec duhet. Këto aktivitete nxisin shumë molekula në gjak të dizenjuara për të ndikuar në dietat e rënda dhe ushqyerja pa limit.
Këto molekula janë mënyra se si trupi shpëton vetveten nga uria. Njerëzit kanë aftesi gjenetike për ta arritur këtë. Pjesa më rrënjësore është që ne si qënie biologjike jemi dizenjuar për këtë funksion. Eshtë një mekanizëm i thjeshtë mbijetese. Këto modele marrin komanda nga trupat e tyre të hanë më shumë dhe të fitojnë sërish peshë.
Më pas trupi mendon se është në rrezik dhe con sinjale për të ngrënë. Injorimi i këtyre sinjaleve mund të ketë efekte negative. Ju mund të keni qenë në këtë situatë ndonjëherë. Nëse keni provuar të mbani dietë dhe të limitoni kaloritë, ju keni ndërtuar të njëjtën kaskadë molekulare brenda vetes.
Si pasojë ju po merrni sinjale urie që janë shumë të forta për t’u injoruar. Në shumë raste, ju fitoni peshë më shumë sesa keni humbur. Më pas përfundoni në dietën klasike!