Melatonina është hormon i fuqishëm natyral që njihet për lidhjet e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Hulumtuesit nga universiteti i Granadas raportojnë në Journal of Pineal Research që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.
Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup.
Hormoni i Gjumit
Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksionet mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), shendoshjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtuesit kanë ndarë subjektet testuese në tri grupe dhe njërit grup i është dhënë melatonine. Ata kanë zbuluar se grupi të cilit i është dhënë suplement me melatonine dukshëm kishte reduktuar peshën e trupit pa ndryshim në konsumin e kalorive në krahasim me ata të cilët i përkisnin grupit që nuk merrnin suplement melatonine. Përveç te tjerash, ata gjithashtu kanë parë se melatonina ndihmonte në uljen e shtypjes sistolike të gjakut dhe ofronte përmirësim të dukshëm ndaj dislipidemise (mosfunksionimit të lipideve) dhe hipertriglicemise. Përmirësimet e raporteve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese janë kritike në zvogëlimin e rrezikut të përgjithshëm të sëmundjeve të zemrës.
Melatonina gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta
Melatonina gjendet në disa fruta dhe perime si mustardë, boronica të kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, kopër, qershi dhe koriandër. Hulumtuesit që kanë publikuar rezultatin e këtij studimi besojnë se kjo është dëshmia e parë që melatonina mund të veproje si agjent kritik hormonal në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kanë vërejtur se efektet mbrojtëse të melatoninës ishin më të shprehura tek të rinjtë në këtë studim kështu duke shtyrë që në moshë të re drejtë nderhyrjeve me anë të dietës apo suplementeve për të arritur dobi shëndetësore në maksimum.
Autorët e këtij studimi në përfundim kanë thënë se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë melatonin mund të jetë mjet i dobishëm në luftë kundër shendoshjes dhe rreziqeve të lidhura me të.” Përveç ushqimeve me melatonine, shumë persona të orientuar drejt shëndetit të mirë do të dëshironin ta merrnin si suplement me 1 deri 3 mg melatonine çdo natë. Merreni 30 minuta para se të shkoni për të fjetur që të bësh gjumë të rehayshem, te shmangësh shtimin e panevojshem ne peshe të dhe te shmangësh efektet dëmtuese te oksidimit të yndyrave të gjakut që nxisin semundjet e zemres.