MANDARINA, VETITË DHE VLERAT E SAJ

MANDARINA, VETITË DHE VLERAT E SAJ

Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar ndonjë dëmtim te madh qe i behet trupit ose lëkurës.

Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si purifikues. Ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si: acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësve dhe ujit. Mandarina është e njohur gjithashtu për rritjen e kapacitetit te trupit për mbajtjen e oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut duke ndihmuar në pastrimin e tij.

Është njohur të ketë një efekt zbutës në nerva dhe është përdorur kundër temperaturës së shoqëruar me ethe,edhe duke i vendosur në balle. Po ashtu, lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit. Përdoret si një mjet qetësues kundër etheve, helmeve, reaksioneve te stresit, alergjik dhe më shumë. Mandarina është e njohur edhe për veprimin antidepresiv.

Ato jane të njohura për qetësimin e stomakut si dhe ndihmonjë për ta mbajtur atë në gjendje të mirë.Mandarinat ndihmojnë në rrjedhën e duhur të lëngjeve duke ndihmuar tretjen e ushqimit, mban ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe bile shëron të gjitha infeksionet dhe inflamacionet e stomakut.

Mandarina është favorizuar gjerësisht si tonik që ndihmon në funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin,dhe ndihmon në dekompozimin dhe në thithjen e ushqyesëve,duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.Është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjate dites. Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nën kontroll.

Mandarina aromantike ka cilësitë natyrore antiseptike që bën të mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut,bakterie përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaj esencial i mandarinës përmban elemente të veçantë që veprojnë kundër këtyre bakterive dhe ndihmon në shërimet septike. Vaj i mandarinës mund të përdoret nga jashtë në plagë të hapura ose të konsumohet shumë per kockat.

Mandarina ne fakt, lehtëson trupin nga spazmat e dhimbshme. Spazmat shfaqen më shumë në muskujt e trupit dhe janë të njohura në ndikimin e sistemit te frymëmarrjes, ne sistemin e tretjes dhe sistemin nervor.Mandarina ka efekt qetësues në nerva dhe besohet se çlodh dhe lehtëson sistemin organik.

error: Nuk lejohet kopjimi!