Lulelakër e brokoli me djath grana

Lulelakër e brokoli me djath grana

PËRBËRËSIT

·250 g lulelakër e ngrirë

250 gr brokoli i grirë

·Pak gjalpë

·3 lugë bukë e thermuar

·2 lugë djath grana

·Kripë

 

PËRGATITJA

Shkrijmë gjalpin në një tigan, kavërdisim topkat e lulelakrës dhe brokolit me zjarr të fortë derisa të zbuten e të skuqen lehte.( nesë lulelakra dhe brokoli është e freskët e ziejmë veçmas sa të zbutet mirë dhe pastaj e kalojmë në tigan).

I  kripim pak dhe , kur e kemi praktikishtë gati, e pudrosim me bukën e thërrmuar, duke vazhduar ta skuqim për disa minuta e duke e përzier me kujdes në mënyre që thërrimet të ngjiten tek copat e lulelakrës dhe brokolin të theken e të marin ngjyrë.

Mbasi përfundojmë skuqjen, hedhim mbi to djathë të grirë grana me bollëk, I përziejmë përseri me kujdes dhe i shërbejmë menjëherë në tryezë.

error: Nuk lejohet kopjimi!