Dhjamosja është një faktor rrisku për shfaqjen e gjëndjeve patologjike. Në këtë shkrim ju japim disa informacione në lidhje me një çështje të tillë me pika të mirëpërcaktuara që duhet t’i lexoni me kujdes.
Diabeti i sheqerit tipi II : 80 % e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë. Hiperlipidemia: tek obezitët kemi rritje të triglicerideve , ulje e lipoproteinës , rritje e dëndësisë së HDL .
Sëmundjet kardio-vaskulare: shumë studime epidiemiologjike lidhin dhjamosjen me sĕmùndjet dhe vdĕkshmĕrĩnĕ nga sĕmùndjet nervore apo vaskulare. Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë, pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit , e cila shpesh përfundon me pamjaftushmëri kardiake. Vdĕ kja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur, si rezultat i aritmive kardiake.
Hipertensioni: shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur .
Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit. Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike .
Artritet: shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore ( shkaqet janë mekanike ), ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët.
Sindroma e Aipnisë në gjumë – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet, sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .
Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave
Celuliti – eshtë ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor rrisk tek njerëzit me obezitet të lartë .
·Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë ( si edema, mosqarkullim i gjakut ), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës.
Rreziku kirurgjikal: rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët . Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
Neoplazmat : Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës ( zorrë e trashë ), traktin gjenital ( gjoks, mitër, vezore, prostatë ).
Çregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë .
Shfaqje psiko-trupore : Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik . Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
Vdĕkshmĕrĩa: Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdĕkshmĕrĩnsĕ që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit