Shumë njerëz në ditët e sotme kanë rrathë të zinj poshtë syve. Rrathët e zinj mund të zhvillohen në moshë të hershme edhe pse janë më të zakonshme në njerëzit e moshuar. Përpos moshës, meshkujt dhe femrat zakonisht ndihen sikur nuk janë në formën e tyrë më të mirë për shkak të rrathëve të zinj poshtë syve. Dhe rrathët e zinj poshtë syve kanë si tendencë të përkeqësohen me kalimin e moshës pasi lëkura hollohet dhe humbet yndyrën që gjendet nën lëkurë, e cila thekson enët e gjakut që gjenden nën lëkurë. Por shumë faktorë të tjerë mund të jenë shkaktare si duhanpirja, gjumi i pakët, dieta e varfër,ndotja dhe alergjitë. Balanca jo- e rregullt hormonale gjatë menstruacioneve, shtatzanisë ose menopauzës mund të kontribuojë në rrathët e zinj. Por janë shumë produkte kozmetike që janë të dizenjuara për të minimizuar pamjen e rrathëve të zinj të syve. Por shumë prej këtyre produkteve janë të shtrenjta dhe përmbajnë kimikate që mund të jenë të dëmshme dhe delikate për lëkurën. Kështu pse mos të provoni kura natyrale? Shumë kura natyrale mund të trajtojnë në mënyrë efektive këtë problem.
1. Kastraveci
Kastraveci ka efekt ftohës për shkak të vetive astrigjente dhe ato përdoren gjerësisht për trajtimin e rrathëve të zinj. Ato mund të hapin ngjyrën e lëkurës, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë ënjtjen. Prisni një kastravec në feta dhe lërini pak minuta në frigorifer. Vendosni një kastravec të ftohtë në secilin sy për 10-15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për të paktën disa javë për të vënë re ndryshimet.
Grini një kastravec të vogël, nxirrini lëngun dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Zhysni një top pambuk te lëngu dhe aplikojeni poshtë syve. Lejojeni lëkurën të thithë lëngun për të paktën 15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për një javë.
Një mënyrë tjetër për të trajtuar rrathët e zinj është duke përzierë lëngun e kastravecit me lëngun e limonit, në sasi të barabarta, më pas aplikojeni në lëkurë afër syve duke përdorur një top pambuku. Lëreni për 15 minuta më pas shpëlajeni me ujë. Bëjeni një herë në ditë për 8-10 ditë.
2. Patate
Patatet mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë për të hequr qafe ënjtjen rreth syve.
-Vendosni dy patate në frigorifer për një orë.
-Qëroni dhe grini patatet për të nxjerrë lëngun.
-Zhysni një top të vogël pambukur te lëngu dhe aplikojeni rreth syve përpara se të shkoni në shtrat. Lëreni gjithë natën.
-Në mëngjes, lajeni me ujë të vakët.
Ndiqni këtë kurë rregullisht cdo ditë për një javë ose pak më shumë.
3. Qeset e cajit jeshil
Të pasura në antioksidantë dhe tannine, qeset e cajit jeshil mund të ndihmojnë për të zbardhur rrathët e zinj. Taninet në caj reduktojnë ënjtjen.
-Zieni dy qese caji jeshil në një gjysëm kupe ujë për 10 minuta.
-Hiqni qeset e cajit jeshil dhe lërini në frigorifer për të paktën gjysëm ore.
-Vendosni qeset e cajit të ftohtë rreth syve për të paktën 15 minuta.
Ndiqni këtë kurë dy herë në ditë për të paktën 10 ditë për të marrë rezultate pozitive.
4. Ujë trëndafili
Uji i trëndafilit është një përbërës i butë me benefite të mrekullueshme për lëkurën që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Fakti që është një burim i pasur anti-oksidantësh, uji i trëndafilit mund të ndihmojë në forcimin e qelizave të lëkurës, rigjenerimin e indeve dhe të rigjenerojë lëkurën rreth syve.
-Lagni pak pambuk me ujë trëndafili dhe vendoseni poshtë syve.
-Lëreni për 15 minuta dhe lajeni zonën me ujë të vakët.
-Bëjeni këtë një herë një mëngjes dhe një herë në darkë, cdo ditë për 2 javë.
5. Vaj bajameje
Vaji i bajameve është shumë efektiv në zbardhjen e ngjyrës së lëkurës poshtë syve. Të qenit i pasur me vitamina dhe minerale bën që vaji i bajameve të mbrojë lëkurën delikate dhe ta mbajë të zbutur.
Masazhojeni zonën me 5-6 pika vaj almondi përpara se të shkoni në shtrat. Lëreni gjithë natën dhe lajeni me ujë të ftohtë në mëngjes. Ndiqni këtë kurë derisa rrathët e zinj të zhduken plotësisht.
6. Qumështi
Qumështi përmban acid laktik që ndihmon në zbutjen e lëkurës poshtë syve. Gjithashtu qumështi ka protein, enzima, amino-acide dhe antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e lëkurës dhe shërojnë lëkurën e dëmtuar. Qumështi mund të përdoret si kompresë e ftohtë për të trajtuar rrathët e zinj të syve dhe të reduktojnë ënjtjen.
-Zhysni pak pambuk në qumësht të ftohtë që ka qenë në frigorifer për të paktën një orë.
-Vendosni pambukun poshtë syve dhe mbajini aty derisa të bëhen të ngrohta.
Ndiqni këtë kurë për rreth 3-4 herë në ditë për disa javë.
7. Domatet
Domatet janë një nga kurat më efektive për rrathët e zinj poshtë syve. Ato përmbajnë antioksidantin “lycopene”, që ndihmon në zbardhjen e rrathëve të zinj të syve.
-Hidhni në blender një domate mesatare që të marrë formën e një paste.
-Shtoni një gjysëm luge caji lëng limon, pak shafran pluhur dhe 2 lugë caji miell në pastën e domateve. Përzieni të gjithë përbërësit.
-Aplikoni pastën te rrathët e zinj të syve.
-Lëreni për 15 minuta dhe lajeni me ujë të vakët.
-Bëjeni këtë 2-3 herë në javë derisa rrathët e zinj të syve të largohen plotësisht.
8. Menteja
Efekti qetësues që menteja lë, zbut sytë e lodhur, si dhe ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj të syve.
-Shtypni një dorë menteje të freskët derisa të kthehet në trajtën e një paste. Shtoni lëngun e një gjysmë limoni në të.
-Aplikoni përbërjen te rrathët e zinj të syve.
-Lëreni për 10-15 minuta dhe lajeni me ujë të vakët.
-Më pas thajeni fytyrën me dicka të butë.
Bëjeni këtë njëherë në ditë për të marrë rezultate positive.
- Vaj kokosi
Vaji i kokosit ndihmon në zbutjen e lëkurës delikate poshtë syve, si dhe redukton pamjen e rrathëve të zinj. Mund të japë rezultate positive në pak ditë pasi vaji i kokosit absorbohet me lehtësi nga lëkura.
-Vendosni pak vaj kokosi në lëkurë afër syve.
-Masazhojeni zonën me lëvizje rrethore, me orën dhe mbrapsht orës.
-Lëreni gjithë natën dhe lajeni me ujë të vakët mëngjesin tjetër.
-Ndiqni këtë trajtim të thjeshtë për një javë për të parë ndryshimet.
- Farat fenugreek
Sasia e lartë e vitaminave C, kaliumit dhe proteinave të pranishme në farat fenugreek mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës poshtë syve. Plus, ato mund të ndihmojnë në balancimin e nivelit të pheashit në lëkurë, e cila është esenciale për të mbajtur një ton lëkure të njëtrajtshëm.
-Vendosni 2 lugë caji fara fenugreek në ujë për rreth 3-4 orë.
-Më pas jepuni formën e një trajte paste të butë.
-Përzieni dhe një gjysëm luge caji të shafranit pluhur dhe më pas shtoni një lugë caji qumësht të pazierë.
-Aplikojeni poshtë zyve.
Lëreni për rreth 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Përsëriteni cdo ditë për një javë.