Nuk ka dyshim që të gjithë duam flokë të shëndetshëm. Megjithëse rënia e flokëve është një problem që lidhet më së shumti me meshkujt, edhe femrat vuajnë nga ky problem. Sipas “American Hair Loss Association”, femrat përbëjnë rreth 40% të amerikanëve që vuajnë nga rënia e flokëve. Një problem kaq i zakonshëm si te femrat dhe te meshkujt, kështu që nuk është cudi që shumë po u drejtohen kurave natyrale si një rrugëzgjidhje. Keni vënë re më shumë flokë në krëhërin tuaj kohët e fundit, ose a po ju bien flokët tufa-tufa? A shiheni në pasqyrë dhe shikoni skalp aty ku më parë shihnit flokë? Të humbni diku te rreth 50-150 fije floku në ditë konsiderohet normale, por nëse filloni të humbni më shumë, konsiderohet problematike. Cfarë fshihet në të vërtetë pas humbjes suaj të flokëve dhe si mund ta trajtoni shkakun, jo vetëm simptomat me kura efektive? Hapi më i zakonshëm që marrin personat që vuajnë nga rënia e flokëve është zvëndësimi i tyre me anë të ndërhyrjeve ose mbështeten në produktet që janë për rënien e flokëve me shpresën që gjithcka do të normalizohet. Por cili është hapi më i mirë që duhet të ndiqni? Kur vjen puna te cdo problem, hapi i parë është të gjeni rrënjën e problemit. Le të flasim për shkaqet e vërteta të humbjes së flokëve dhe cfarë mund të bëni për të rikthyer në mënyrë natyrale gjendjen e mëparshme të flokëve tuaj. Si fillim janë shumë ushqime dhe vitamina që ndihmojnë në rritjen e flokëve që të paktën bëjnë një ndryshim. Pastaj vijnë kura të tjera natyrale si vaji esencial i rozmarinës që është mjaft efektiv.
Zakonisht janë katër shkaqe kryesore të rënies së flokëve:
-Trashëgimia (historia familjare)
-Ndryshimet hormonale
-Gjendjet mjekësore
-Medikamentet/Mjekimet
=Kura natyrale: Ushqimet që duhet të hani
Një dietë me ushqime të plota dhe të pasura me nutrientë mund të mbështesin rritjen e flokëve të shëndetshëm. Janë kaq shumë zgjedhje ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë, por janë cilat janë më të rekomanduarat:
-Ushqimet organike-Një zgjedhje ideale pasi nuk përmbajnë kimikate. Kimikatet mund të veprojnë si ndërprerës endokrinë që ndërhyjnë në rritjen e flokëve.
-Farat e kungullit-Farat e kungullit janë një nga ushqimet më të pasura në zink, që janë të nevojshme për rritjen e flokëve të shëndetshëm. Studimet kanë treguar që mungesa e zinkut lidhet me hipotiroidizmin dhe humbjen e flokëve.
-Peshku i egër-Peshku i egër si salmoni janë të pasura me yndyrna omega-3, të cilat ulin inflamacionin ndërkohë që mbështesin rritjen e flokëve dhe trashjen e tyre.
-Caji jeshil-Caji jeshil ndihmon në detoksifikim dhe përmban anti-oksidantë që promovojnë rritjen e flokut. Gjithashtu mund të ndalojë konvertimin e testosteronit në DHT.
-Super farat-Farat chia, liri janë të pasura në fibra dhe yndyrna të pasura që ndikojnë në rritjen e flokëve.
-Lëngu i kockave- I pasur në proteina, kolagjen dhe amino acide, lëngu i kockave është ushqimi perfekt për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të flokëve.
-Kafeina-Në fakt nuk është teknikisht një ushqim, por kafeina ka treguar që ndihmon në rritjen e flokëve. Sipas një studimi, kafeina stimulon boshtet e flokëve dhe i ndihmon ata të rriten më shpejt, duke hedhur poshtë efektet e DHT-së, një substancë që ngadalëson rritjen e flokëve.
=Ushqimet që duhen shmangur:
-Acidet yndyrore trans- Yndyrnat jo të shëndetshme si acidet yndyrore trans kanë treguar që rrisin inflamacionin dhe prodhimin e DHT-së, që mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Qëndroni larg vajërave të hidrogjenizuar si vaji i misrit, i sojës, të cilët janë të mbushura me yndyrna trans.
-Sheqeri luan një rol në balancën jo të rregullt të hormoneve, që kontribuojnë në rezistencën e insulinës, rrit DHT-në dhe shkakton inflamacion, të gjitha këto që cojnë në rënien e flokëve.
-Ushqimet e procesuara/të përpunuara- Ushqimet që janë të përpunuara/procesuara janë të mbushura me yndyrna jo të shëndetshme, sheqer dhe natrium kështu që janë kundër-prodhues ndaj rritjes së shëndetshme të flokëve.
-Alkoli-Alkoli mund të rrisë inflamacionin dhe të shkaktojë toksicitet të mëlcisë, duke cuar në rënien e flokëve. Teprimi me alkolin si dhe me duhanin mund të cojë në rritjen e rriskut.
-Kafeina-Thamë të kundërtën më sipër? Po në sasi të vogla,kafja organike dhe caji mund të jetë beneficial për shëndetin tuaj, por ju nuk duhet ta teproni sepse kafeina e shumtë mund të shkaktojë dehidratim, balancë jo-të rregullt hormonesh dhe madje prodhim të DHT-së.
=Suplementët
-Saë palmetto (320 miligramë në ditë): Një bllokues natyral i DHT-së mund të përmirësojë rritjen e flokut.
-Pygeum (100 miligramë dy herë në ditë): Adreson shkakun e rënies së flokëve duke bllokuar vendet e lidhura me DHT-në dhe duke përmirësuar shëndetin e prostatës.
-Vaji i farave të kungullit (8 gramë ose 1 lugë gjelle cdo ditë): Parandalon formimin e DHT-së në të gjithë trupin dhe përmban acide yndyrore që mbështesin rritjen e shëndetshme të flokut.
-Vaji i peshkut (1000 miligramë në ditë): Vaji i peshkut ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe përmirëson trashësinë e flokut.
-Lëngu i aloe verës (1/2 e kupës dy hërë në ditë cdo ditë dhe shampoo): Lëngu i aloe verës mund të ndihmojë në mënyrë natyrale trashjen e flokut.
-Ashëagandha (500 miligramë cdo ditë): Barnat adaptogjenë si “ashëagandha” ndihmojnë trupin tuaj të përshtatet dhe të përballojë stresin, të reduktojë nivelet e kortizolit, dhe të inkurajojë në mënyrë natyrale rritjen e flokut.
-Rhodiola (500 miligramë në ditë): Një tjetër adaptogjen i mrekullueshëm për të shmangur stresin dhe që nxit rritjen e flokut.
-Vitaminat B-komplekse (1 tabletë cdo ditë): Vitamina B ndihmon në menaxhimin e stresit. Biotina ose B7 ndihmon në trashjen e flokut në mënyrë natyrale dhe vitamina B5 suporton gjëndrat tuaja adrenale.
-Zink (8 miligramë cdo ditë për femrat/11 miligramë për meshkujt): Një nga shenjat e mungesës së zinkut është rënia e flokut. Zinku gjithashtu fuqizon sistemin tuaj imunitar.
=Reduktoni stresin emocional
Stresi emocional mund të jetë një shkaqet më të mëdha në rënien e flokëve. Flini mjaftueshëm gjumë, skeduloni kohë dhe argëtohuni. Eshtë gjithashtu një ide e mirë për të ndërvepruar me masazhin terapeutik në jetën tuaj sa më shumë të jetë e mundur. Masazhi jo vetëm që ndihmon në reduktimin e nivelit të përgjithshëm të stresit, por ndihmon në rritjen e qarkullimit të përgjithshëm, duke përfshirë rrjedhën e gjakut drejt skalpit tuaj.
-Këshillë bonus: Nëse eliminoni problemin e zbokthit mund të ndihmoni në rritjen e flokut. Zbokthi thuhet se është i lidhur me rrezikun e rënies së flokëve këshu që eliminimi i këtij problemi mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e flokut.Fatmirësisht ka plot kura natyrale për zgjidhjen e problemit të zbokthit.