Të keni flokë të gjatë, të trashë dhe plot shkëlqim është një nga dëshirat që shumë njerëz kanë. Kjo bën që për shumë prej tyre të jetë një problem i madh rënia e flokëve apo hollimi i tyre, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Shkaqet më të zakonshme të rënies flokëve përfshijnë: mangësi në ushqyerje, mos-balancë hormonale, stres, përdorimi i modeleve të ndryshme të flokëve, produktet me nxehje, ato me kimikate, gjenetika dhe shumë arsye të tjera.
Por mos u shqetësoni! Trajtimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të ushqeni flokun dhe të promovoni rritjen e tij. Këto trajtime janë vërtet efektive sidomos nëse i ndiqni rregullisht.
Masazhimi i skalpit dhe trajtimi i vajit të nxehtë – Masazhimi i skalpit tuaj ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe stimulon rritjen e flokëve, dhe ju duhet vetëm 5 minuta në ditë për të parë rezultat. Thjesht aplikojeni në skalp me lëvizje rrethore, me presion të butë për të rritur rrjedhën e gjakut.
Masazhimi gjithashtu mund të kombinohet me një trajtim të vajit të nxehtë një ose dy herë në javë. Ngrohni pak vaj kokosi ose vaj ulliri në një mikrovalë. Ngrohja ndihmon në reduktimin e zbokthit. Nëse keni zbokth përdorni këtë metodë: Vendosni vaj të nxehtë në flokët tuaja dhe krihini. Vendosni një kapele dushi ose mbështillini me një peshqir të ngrohtë përreth kokës dhe lëreni për rreth gjysëm ore përpara se të vendosni shampon.
Rozmarina – Rozmarina është një barnë e mrekullueshme për flokët tuaj. Ndihmon në rritjen e flokut, forcimin e rrënjave dhe eliminon zbokthin. Kjo barnë ka veti anti-oksiduese që ndihmojnë në rritjen e flokut. Rozmarina ndihmon në rritjen e qarkullimit drejt skalpit dhe të clirojë folikulat e flokëve të bllokuar.
Për më shumë, mund të ndihmojë në errësimin e ngjyrës së flokut. Përzieni dy pika vaj esencial rozmarine me dy lugë gjelle vaj bazë si vaj ulliri, kokosi, jojoba, bajameje dhe vaj avokadoje. Aplikojeni në flokë dhe masazhoni skalpin. Lëreni për rreth gjysëm ore dhe më pas lajini me shampo flokët si zakonisht.
Vezët – Flokët janë të përbëra nga proteina e keratinës dhe vezët janë një burim i mrekullueshëm i proteinës. Ato janë beneficiale pasi ndihmojnë në rritjen e flokut.
Përzieni dy të kuqe veze me dy lugë gjelle vaj ulliri. Aplikoni këtë përbërje në skalp dhe lëreni për 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe më pas lajeni me shampoo si zakonisht.
Lëngu i limonit – Limoni është i pasur në vitamina C dhe vitamina B1,B2, B3, B5,B6,B12, acid folik dhe nutrientë të tjerë. Plus janë të mbushur me antioksidantë. Përpos rritjes së flokut, lëngu i limonit promovon flokë të butë dhe plot shkëlqim.
Kur aplikohet në skalp, stimulon qarkullimin dhe parandalon rënien e flokut. Por mos e përdorni me doza të tepërta, pasi mund të celë ngjyrën e flokëve. Përzieni një pjesë lëng limoni dhe 2 pjesë vaj kokosi ose vaj ulliri. Aplikojeni në flokë ose skalp dhe lëreni për rreth 30-45 minuta.Shpëlajeni dhe më pas lani flokët me një shampoo të butë.
Përsëriteni 1-2 herë në javë.
Lëngu i panxharit – Panxhari është një perime që mund të shtrydhet në një shtrydhëse ose blender për të përftuar lëngun e tij. Përmban proteina, karotenoide, vitamina B dhe C, kalcium, hekur, magnez, kalium, fosfor dhe silic. Për të ndihmuar në rritjen e flokut, pini lëng panxhari rregullisht.
Ju gjithashtu mund ta kombinoni dhe më lëngje të perimeve të tjera si kastravecë, karrota, koriandër, sallatëra etj. Për shembull ju mund të përgatisni një pije të shëndetshme duke hedhur në blender një gjysëm panxhari, gjysëm kastraveci dhe 5 karrota.