Ushqimet më të dobishme e të dëmshme për mushkëritë. Në të vërtetë nuk ekziston një dietë që do të eliminojë apo kurojë sëmundjet e mushkërive por sigurisht që do të jenë një ndihmë për mirë-funksionimin e tyre.
MOLLA (+) – Kjo është një arsye më tepër për t’i vendosur mollët në listën e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Një studim britanik arriti në konkluzionin se njerëzit që konsumonin dy deri në pesë mollë në javë kishin 32% rrezik më pak për të vuajtur nga astma se sa njerëzit që hanë më pak. Ekspertët mendojnë se janë flavonoidet që molla përmban përgjegjëse për ndihmën në funskionimin e mushkërive.
PJEPRI (+) – Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të shmangë dëmtimin e mushkërive duke luftuar radikalet e lira. Edhe pse vitamina C mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ajo ndodhet me bollëk në agrume si portokalli, kivi, pjepri, domatet, brokoli etj.
KARROTAT (+) – Karrotat janë të famshme për përmbajtjen e beta-karoten, një tjetër lloj antioksidanti. Studimet paraprake sugjerojnë se beta-karoten që konvertohet në vitaminë A kur ndodhet në trup mund të zvogëlojë rrezikun e astmës. Beta-karoten ndodhet edhe në frutat me ngjyra të tjera, por edhe në perime si specat jeshile apo patatja e ëmbël.
HURDHRA (+) – Sipas doktor Grahamit, hurdha ka veti anti-inflamatore. Ekspertët e kanë vendosur hurdhrën në në vendet e para të listës përsa i përket infeksioneve virale. Hurdhra prodhon një antioksidant të fuqishëm që shkatërron radikalet e lira.
FRUTAT E THATA (-) Frutat e thata mund të provokojnë alergji fatale për disa persona që vuajnë nga astma. Sipas një studimi disa fëmijë që vuanin nga astma dhe që kishin alergji nga frutat e thata duket se e kishin zhvilluar më tepër sëmundjen me përdorimin e tyre.
KRIPA (-) – Tipar dallues i astmës është inflamacioni dhe shtrëngimi i rrugëve të frymëmarrjes. Kripa mund të kontribuojë në shkaktimin e inflamacionit. “Gjithnjë u them njerëzve të konsumojnë sa më pak soduim nëse kanë simptoma astmatike,” thotë doktor Graham.
VERA (-) – Disa studime sugjerojnë se vera mund të acarojë astmën për shkak të prezencës së një elementi të quajtur ‘sulfit’ që ndodhet edhe tek frutat e thata. Të tjera studime thonë se mund të jetë vetë alkooli produkti që e shkakton këtë acarim.