KUJDES NGA EMBELSUESIT ARTIFICIALE !

KUJDES NGA EMBELSUESIT ARTIFICIALE !

Embëlsuesit artificialë
Sakarina është një nga “helmet” që përdoren në ushqimet tona sot si një përpjekje për të marrë shijen e ëmbël të sheqerit pa kaloritë. Por me çfarë çmimi po e paguajmë! Njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë shëndetin e tyre dhe ndonjëherë edhe jetën e tyre për pakëz sheqer.
Megjithëse etiketa paralajmëruese “Sweet ‘N Low” në paketa tashmë është hequr, rreziku akoma vërtitet. Sipas FDA-së, sakarina është zbuluar që lidhet me kancerin e fshikëzës në laboratorët me kafshë, ku eventualisht më pas u kërkua që produktet që përmbanin sakarinë të kishin një etiketë paralajmëruese në 1977. Studime të mëtejshme si “International Agency for Research on Cancer’s Mographs on the  Evaluation of Carcinogenic Risks to Humans (1980), theksoi që sakarina nuk shkakton kancer te njerëzit. Në 2001, etiketa paralajmëruese për sakarinën në produkte, u hoq. Megjithatë siguria e këtij produkti që përdoret në mbarë botën është akoma në pikëpyetje. (Stewart 2007).
*Fakte interesante: Aspartame është një nga ëmbëlsuesit artificialë më të përdorur në mbarë botën dhe zë pothuajse 50% të tregut të sotëm. Eshtë i disponueshëm për 90 shtete në botë në më shumë se 5000 produkte.

Embëlsuesi tjetër artificial që duhet përmendur-dhe që është një nga më popullorët-është padyshim Aspartame.
Aspartame mund të gjendet në: mëngjeset e gatshme, në mente, drithëra, çumçakizë, mix-e kakaoje, pijet me kafeinë, ëmbëlsira të ngrira, ëmbëlsira me xhelatin, lëngjet e ndryshme, laksativë, multi-vitamina, pijet me qumësht, suplemente farmaceutike, pije të gazuara, çajëra dhe kafe të gatshme, jogurt, vitamina për fëmijë etj.

Aspartame është një emër teknik për brand-et si “Nutrasweet”, “Equal”, “Spoonful”, dhe “Equal Measure”. Deri më tani është substanca më e dëmshme që i shtohet ushqimit tonë. Aspartame është përgjegjës për rreth 75 efekte/reagime anësore ndaj shtuesve ushqimorë që janë raportuar në “U.S Food and Drug Administration” (FDA). Shumë nga këto reagime janë mjaft serioze, pasi përfshijnë kriza madje dhe vdekje. Disa nga 90 simptomat e ndryshme të dokumentuara që janë raportuara që shkaktohen nga aspartame, janë të listuara më poshtë:
-Dhimbje koke/migrena
-Marrje mendsh
-Kriza
-Përzierje
-Spazma muskujsh
-Shtim në peshë
-Puçrra
-Depresion
-Lodhje
-Irritim
-Takikardi
-Insomi
-Probleme me shikimin
-Humbje dëgjimi
-Palpitacione zemre
-Probleme me frymëmarrjen
-Sulme ankthi
-Humbje të ndjesisë së shijes
-Vertigo
-Probleme me memorien
-Dhimbje nyjesh

Sipas studiuesve dhe mjekëve që kanë studiuar efektet anësore të aspartames, sëmundjet e mëposhtme mund të përkeqësohen ose të nxiten nga tretja e aspartames:
-Tumori i trurit
-Skleroza e shumëfishtë
-Epilepsia
-Sindroma e lodhjes kronike
-Sëmundja Parkinson
-Diabeti
-Alzheimer
-Vonesë mendore
-Limfoma
-Deformime në lindje
-Fibromialgji

Aspartame përbëhet nga tre kimikatë: acidi aspartik, fenilalaninë dhe metanol. Libri “Prescription for Nutritional Healing” nga James dhe Phylis Balch liston aspartamen në kategorinë e “kimikatëve helmues”.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!