Konsultimi nutricional dhe nutricioni ortomolekular.

Konsultimi nutricional dhe nutricioni ortomolekular.

 

Konsultimi nutricional është i bazuar në premisat që gjendjet shëndetësore janë unike për secilin individ. Të gjithë ne konsumojmë ushqime të ndryshme që rriten në toka me përmbajtje të ndryshme. Të gjithë ne kemi formë unike trupore dhe angazhohemi në ushtrime të ndryshme , punë apo rekreacione. Ne jemi të gjithë subjekt i një stresi të ndryshëm nendor dhe fizik.

Madje edhe pse të gjithë kemi listë të njëjtë me kërkesa nutricionale (vitamina, minerale, elemente gjurmë, aminoacide, enzima dhe hormone), sasitë e duhura për secilin individ janë të përcaktuara nga një stil jetese unik dhe mjedisi që e rrethon atë person.

Në fakt, sasia relative “e molekulave të duhura” luan një rol të rëndësishëm në prandalimin e sëmundjeve. Kur këta nutrientë nuk konsumohen në sasi të duhura, trupi del jashtë balancës dhe nuk funksionon si duhet. Sëmundjet mund të rezultojnë nga të dyja si mangësitë ashtu dhe tepricat e nutrientëve që kërkohen.

Nutricioni ortomolekular ndryshon nga mjekësia ortodokse e cila prezumon që sëmundjet e kanë origjinën nga një shkak i vetëm dhe mund të zgjidhen nga një (ose pak) trajtime mjekësore. Një konsultues nutricional, në anën tjetër, mundohet të sjellë shumë faktorë nutricionale në balancë në mënyrë të që lejojë trupin të shërohet vetë.

Përpos këtyre diferencave thelbësore, mjekësia tradicionale dhe ortomolekulare nuk janë në opozitë me njëra tjetrën. Ato mund të praktikohen në stimul me njëra-tjetren. Shumë mjekë që praktikojnë mjekësinë tradicionale po fillojnë të “përqafojnë” nutricionin ortomolekular si qasje në praktikat e tyre.

Janë së paku tre forca që punojnë për të promovuar këtë fenomen:
– Së pari, ka një kërkesë në rritje nga njerëzit për një zgjidhje alternative të shëndetit. Mjafton t’i hedhim një sy shpenzimeve marramendëse të kostove të shëndetit.
– Së dyti, numri i mjekëve po rritet me hapa galopantë. Krahas shtytjes për menaxhim të kujdesit, kjo ëshë një traditë që po forcohet që mjekët të punojnë akoma dhe më shumë. Ata po i përgjigjen kësaj sfide duke bërë një punë më të mirë për të marketuar praktikat e tyre. Pra “diferencimi i produktit” është që të ofrojë programe nutricionale si një alternativë ndaj diagnozës dhe trajtimit tradicional.
– Së treti, zgjidhjet alternative të shëndetit po kualifikohen për rimbursim mjekësor të ligjshëm nga kompanitë e sigurimit.

Fakte interesante: Larja e perimeve për shumë gjatë mund të reduktojë vitaminat B dhe C.

– Eshtë e mundur që duke përqëndruar dhe balancuar “molekulat e duhura” në trup, mund të arrijmë një shëndet optimal dhe mirëqënie. Këtu është një listë me zbulime ortomolekulare:

– Studimet kanë treguar që nivelet e larta të beta-karotenit, një prekusor i vitaminës A, janë të lidhura me risk më të ulët për shfaqjen e kancerit.

– Kromi jepet si rutinë ndaj atyre që vuajnë nga diabeti ose hipoglicemia për të ndihmuar në rregullimin e përgjigjes së trupit ndaj sheqerit dhe insulinës. Thuhet gjithashtu se kromi ndihmon në uljen e kolesterolit.

– Acidi folik tani përdoret nga shumë mjekë për të parandaluar defektet e tubit neural, një gjendje që shkakton zhvillim të dëmtuar të trurit dhe shtyllës kurrizore. Eshtë bërë një masë parandaluese e pazvëndësueshme te femrat shtatzanë.

– Acidet esenciale yndyrore, përfshirë omega-3 dhe omega-6, janë tashmë të lidhura me një reduktim në faktorët e rriskut për sëmundjet e zemrës dhe një lehtësim të simptomave të gjendjeve shëndetësore përfshirë artritin reumatoid dhe psoarizën.

– Në shumë raste, doza e nutrientëve të rekomanduara janë më të mëdha sesa ato që sugjerohen nga RDA, dhe është një marrëveshje e përgjithshme rreth mjekëve orto-molekulare që shqetësohen për dozën dhe përdorimin.

error: Nuk lejohet kopjimi!