Koliti ulçeroz ..shkaqet, simptomat dhe regjimi ushqimor

Koliti ulçeroz ..shkaqet, simptomat dhe regjimi ushqimor

Koliti ulçeroz  është një sëmundje inflamatore e zorrëve që shkakton inflamacion afatgjatë dhe simptomat e ulçerës ose lëndime në traktin tretës. Koliti ulçeroz ndikon në pjesën më të brëndshme të zorrës së trashë.
Kjo sëmundje inflamatore mundet vërtetë t’ju bëjë të ndiheni të dobët dhe ndonjëherë mund të cojë dhe në komplikacione që mund t’ju kërcënojnë jetën. Koliti ulçeroz mund të cojë në një zonë të ngushtuar të zorrëve, duke e bërë më të vështirë që të kalojnë feçet. Ajo gjithashtu mund të çojë në ënjtje të kolonit, diarre intensive, dhimbje etj.

Simptomat mund të variojnë, në varësi të gradës  inflamacionit dhe ku ndodh, dhe zhvillohen me kalimin e kohës. Shumë njerëz mund të përjetojnë simptoma të buta por rrjedha e sëmundjes mund të variojë. Simptomat varen nga vendi ku sëmundja po shkakton inflamacionin. Nëse keni kolit ulçeroz, mund të keni shënja dhe simptomat e mëposhtme:
-Diarre, shpesh me gjak
-Dhimbje abdominale
-Dhimbje
-Gjakderdhje rektale
-Humbje në peshë
-Lodhje
-Temperaturë
-Vështirësi në rritje (te fëmijët)

Të jetuarit me kolit ulçerativ mund të çojë në disa komplikime shëndetsore serioze. Këto përfshijnë:
-Gjakderdhje e rëndë
-Probleme në zorrën e trashë
-Dehidratim
-Sëmundje të mëlçisë
-Humbje të kockave
-Inflamacion në lëkurë dhe sy
-Plagë në gojë
-Një rrisk më i madh për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë

Ushqimet që e bëjnë kolitin ulçerativ akoma dhe më keq

Ushqimet që e bëjnë kolitin ulçerativ më keq varet nga personi dhe vendi i inflamacionit. Për disa njerëz, fibrat janë të bezdisshme gjatë acarimeve sepse ushqimet e pasura me fibra janë më të vështira për t’u tretur. Duke hequr ushqimet si arrat, farat, drithërat e plota dhe fruta apo perimet e pagatuara/ të gjalla nga dieta, është ajo cka quajmë dietë me sasi të ulët fibrash. Megjithatë kjo nuk e heq qafe inflamacionin por lehtëson dhimbjen dhe simptomat të tjera.  Nëse perimet e pagatuara sjellin parehati mund t’ju ndihmojë gatimi me avull apo pjekja e tyre.  Ushqime si brokoli dhe lulelakra në këtë mënyrë janë më të lehta për t’u tretur. Disa nga ushqimet e tjera problematike përfshijnë ushqimet djegëse dhe me yndyrë si dhe pije të gazuara.

Gjithashtu nëse keni kolit ulceroz mund të keni probleme me këto ushqime dhe pije:
-Alkol
-Kafeinë
-Pije të gazuara
-Produkte bulmeti (Për njerëzit që janë alergjikë nga laktoza)
-Frutat dhe perimet e pagatuara
-Farat
-Fasulet dhe bizelet e thara
-Frutat e thara
-Ushqimet që kanë sulfur apo sulfat
-Ushqimet që kanë sasi të larta fibrash
-Mishi
-Kokoshkat
-Sheqer të rafinuar
-Ushqimet me erëza

Dieta e kolitit ulçeroz: Ushqimet që shërojnë kolitin ulçeroz

1. Acidet yndyrore të omega 3
Studimet kanë gjetur që acidet yndyrore të omega-3 të quajtura  eicosapentaenoic acid ( e njohur si EPA) ka fuqinë të luftojë inflamacionin. Bllokon disa përbërje kimike në trupin tuaj të quajtura leukotriene. Një benefit nga vaji i peshkut është që është një burim i mirë i EPA, dhe në disa teste të kryera, njerëzit kanë pasur benefite nga to.

2. Probiotikët

Probiotikët janë bakteriet që rreshtohen në traktin tretës dhe suportojnë aftësinë e trupit për të absorbuar nutrientët dhe luftuar infeksionet. Probiotikët nxjerrin jashtë bakteriet e këqija dhe kërpudhat. Ato gjithashtu krijojnë enzima që shkatërrojnë bakteriet e këqija që cojnë në inflamacione dhe infeksione. Probiotikët kanë fuqinë të fuqizojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë funksionin tretës. Ekspertët e sistemit tretës bien dakort që balanca e zorrëve duhet të jetë të paktën 85% bakterie të mira dhe 15% baktere të këqija. Nëse kjo gjendje del jashtë balancës, gjendja njihet si dysbiosis, që do të thotë që aty gjendet një mos-balancë e një tipi kërpudhor, yeast apo bakterie që ndikon në trup në mënyrë negative. Duke konsumuar tipe të caktuara probiotikësh dhe suplementësh, ju mund të ndihmoni që balanca të rikthehet sërish.

3. Ushqimet e pasura në hekur

Një simptomë e madhe e kolitit ulceroz është anemia, e cila ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut të shëndetshme. Ulcera me gjakderdhje dhe diarrea me gjak mund të shkaktojë anemi, dhe për ta luftuar ju duhet të rrisni nivelin e hekurit në trupin tuaj.  Duke parandaluar aneminë, hekuri është një nutrient që duhet për të mbajtur shëndetin në tërësi, energjinë dhe një metabolizëm të shëndetshëm sepse suporton celulën e shëndetit në tërësi  dhe është i përfshirë në shumë funksione të enzimës. Një mungesë e hekurit mund të thotë që ju nuk jeni të aftë të prodhoni qeliza të kuqe që përmbajnë oksigjen, kështu që trupi juaj lufton për të transportuar oksigjen në trurin tuaj, inde, muskuj apo qeliza, duke ju lënë të ndiheni të lodhur e të dobët. Ushqimet e pasura me hekur përfshijnë spinaq, Sëiss Chard, fasule marine, fasule të zeza etj.

4. Ushqime të pasura me folat
Folati është një vitaminë tjetër e rëndësishme për njerëzit me kolit ulçerik sepse ndihmon trupin të bëjë qeliza të reja, specifikisht duke ruajtur një rol në kopjimin dhe në sintezimin e AND-së. Një mungesë e folatit mund të shkaktojë anemi, sistem imunitar të dobët dhe tretje të dobët gjithashtu. Ushqimet e pasura me folat përfshijnë thjerrëza, ashparag, avokado, brokoli etj. Kijeni parasysh që këto ushqime mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen të pagatuar, kështu që nëse shihni një rritje të simptomave  kur i konsumoni, mundohuni t’i gatuani me avull ose t’i pjekni.

5. Shafrani

Një nga aspektet më të fuqishme të shafranit ose të curcuminës, është aftësia për të kontrolluar inflamacionin, në fakt është një nga përbërjet anti-inflamantore më efektive në botë.  Një mënyrë e  mirë për të bashkëvepruar me shafranin që të jetë pjesë e dietës suaj është të pini Recetën e cajit të shafranit që i referohet si “Pije ari”. Kjo recetë ndihmon trupin tuaj të shërohet nga koliti ulçerik si dhe një sërë inflamacionesh të tjera.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!