KOEFICENTI   BMI

KOEFICENTI   BMI

TREGUESI DHE PERCAKTUESIT E MASES DHJAMORE

Koefiçenti i masës dhjamore BMI

Metoda e llogaritjes së dhjamit që përdoret gjerësisht është koefiçenti i masës dhjamore të trupit BMI (Body Mass Index) :

PESHA e TRUPIT ( në Kg ) / GJATESIA e TRUPIT ( m ) x GJATESIA e TRUPIT ( m )

Ky keofiçenti tregon saktësisht masën e indit lipoid  dhe nivelin e dhjamit .

Psh nëse pesha është 70 kg dhe gjatësia 1.60 m koefiçenti është 27.3, pra  (90/1.6/1.6=27.3). Sipas kësaj llogaritje rezulton që individi ka një formë trupore normale.

Në njerëz  që merren me sport ky indeks mund zvogëlohet si rezultat i masës muskulore .

Kur ky indeks i masës dhjamore është nën 18 personi është i dobët dhe futet në personat anoreksikë.

Kur ky indeks i masës dhjamore është brenda kufijve 18-25 personi gëzon shëndet të plotë dhe është një person normal.

Kur ky indeks i masës dhjamore është 25 – 30 kemi të bëjmë me person të shëndoshë ose ndryshe obez i gradës së parë.

Kur ky indeks i masës dhjamore 30.0 – 39.9 obez i gradës së dytë.

Kur ky indeks i masës dhjamore shkon mbi 40.0 kemi të bëjmë me njerëz shumë shumë të dhjamosur, që kanë nevojë urgjente për rënie në peshë.

Ka metoda mjaft të sakta për përcaktimin e dhjamit të barkut si dhe  për diagnozën e tipit të dhjamit siç janë : skaneri, rezonanca magnetike.

Në klinika përdoret koefiçenti që del nga raporti : perimetri i mesit / perimetrin gluteal ose ndryshe të vitheve. Për meshkujt ky raport duhet të jetë =< 0.90, ndërsa për femrat < 0.80  ose më thjesht kur perimetri i belit të meshkujve kalon  94 cm dhe për femrat kalon 80 cm , kemi të bëjmë me dhjamosje  intraabdominale .

 

Tabela e indeksit të masës dhjamore

 

Seksi Mosha Nënpeshë Trup i dobët Trup në formë Lehtësisht mbipeshë  Mbipeshë
<12 vjeç <11 11  deri 13 13 deri 23 23 deri 27 > 27
12 deri 16 vjeç <12 12 deri 15 15 deri 24 24 deri 29 >29
Femrat 16 deri 39 vjeç <17 17 deri 20 20 deri 28 28 deri 33 >33
40 deri 60 vjeç <20 20 deri 23 23 deri 32 32 deri 37 >37
mbi 60 vjeç <21 21 deri 24 24 deri 35 35 deri 40 >40
<12 vjeç <9 9 deri 11 11 deri20 20 deri24 >24
Meshkujt 12 deri 16 vjeç <7 7 deri 9 9 deri 19 19 deri 23 >23
16 deri 39 vjeç <10 10 deri 12 12 deri 20 20 deri 25 >25
40 deri 60 vjeç <13 13 deri 15 15 deri 23 23 deri 29 >29
mbi 60 vjeç <15 15 deri 17 17 deri 26 26 deri 31 >31

 

error: Nuk lejohet kopjimi!