Kirk Douglas – sekreti 101 vjeçar I jetëgjatësise

Kirk Douglas – sekreti 101 vjeçar I jetëgjatësise

Kirk Douglas aktori I famshēm Hollivudian, lindi më 9 dhjetor 1916, në New York. Ai është një aktor dhe producent filmash amerikan i njohur për zërin e tij kumbues dhe rolet e tij të arrira.

Kirk Douglas së bashku me bashkëshorten e tij  Anne shfaqen kete moment teksa aktori ka festuar ditëlindjen e tij të 101-të.


Legjenda e Hollivudit Kirk Douglas duket i shëndetshëm dhe i lumtur në ditën e tij të veçantë përkrah të shoqes, 98-vjeçare. Ata të dy së bashku jane te martuar plot 63 vite me pare.


Kirk babai i Michael Douglas ka luajtur rolin e Spartacus. Ai dhe Anne janë shfaqur të buzëqeshur, teksa të dy ishin në karrige me rrota, dhe në sfond në derën e shtëpisë në Los Angeles ishte numri 101 i formuar me lule.

Kirk Douglas, gjiganti i artë i Hollivudit, ka mbushur  101 vjeç. Bir i një çifti emigrantësh analfabetë rusë, ai u shndërrua një prej aktorëve më të mirë në botë, duke xhiruar 75 filma, mes të cilëve disa kanë hyrë në historinë e kinemasë si “Spartaku” me regjisor Stanley Kubrick. Asnjëherë nuk ka mundur ta fitojë çmimin “Oscar” si aktori më i mirë, gjithsesi e kompensuar me një çmim karriere në vitin 1996.

Mes filmave që ka xhiruar janë “20.000 lega nën det”, “Parisi digjet?”, “Jeta apasionante e Vincent Van Gogh” (1956). Ai ka katër djem nga dy martesa, Michael 72 vjeç (aktori i famshëm hollivudian dhe Joel 69, të lindur nga martesa e parë me aktoren Diana Webster, me të cilën u divorcua në vitin 1951. Tre vjet më pas është martuar me amerikano-belgen Anne Buydens, me të cilën kanë lindur dy fëmijë të tjerë, Eric dhe Peter.

Nëse karriera e tij është e pasur me suksese, jeta private e Kirk është shoqëruar me disa tragjedi që kanë lënë shenjë. Djali Eric, edhe ai aktor, ka vdekur në vitin 2004 në moshën 46-vjeçare pas konsumimit vdekjeprurës të një kombinimi mes alkoolit dhe drogës, prej të cilave ishte i varur prej vitesh.

Po ashtu, Kirk u përfshi në një incident ajror mes një helikopteri, ku po udhëtonte dhe një avioni në Kaliforni në vitin 1991. Atëherë humbën jetën dy persona dhe kjo ngjaje e ka afruar edhe më shumë pranë hebraizmit. Në vitin 1996 ai u godit nga një ishemi cerebrale, e cila i mori të folurën pjesërisht, e rikuperuar pas disa muajsh terapi.

Disa herë, ai dhe e shoqja kanë deklaruar se do t’ia linin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi pas vdekjes. Çifti ka ristrukturuar 400 oborre të shkollave të Los Anxhelesit dhe ka financuar ndërtimin e një qendre për pacientë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit.


Duke folur për një martesë të lumtur në një intervistë për Closer Weekly  Kirk ka thënë: “Jam mjaft me fat që kam gjetur shpirtin tim binjak 63 vjet më parë, dhe mendoj se martesa jonë e mrekullueshme dhe bisedat e “orëve të arta” të netëve tona kanë ndihmuar ti mbijetojmë të gjithave”.

Nipi i tij më i vogël, Dylan Douglas, djali i Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones ka shpërndarë në Instagram disa foto mjaft të këndshme bashkë me urimin për gjyshin e tij të famshëm.

“Gëzuar 101-vjetorin, vazhdon të jesh seksi. Të dua me gjithë zemër Pappy”, shkruan 17-vjeçari

error: Nuk lejohet kopjimi!