Këshilla për një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve

Këshilla për një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve

“The American Heart Association” ka disa rekomandime dietike për të porsalindurit, fëmijët dhe adoleshentët për të promovuar shëndetin kardiovaskular.

Fillon me të porsalindurit:
Ushqyerja me gji është ideale për nutrientë dhe e mjaftueshme për të mbështetur rritjen optimale dhe zhvillimin në 4-6 muajt e parë pas lindjes. Mundohuni të mbani ushqyerjen me gji rreth 12 muaj. Kalimi te burime të tjera të nutrientëve duhet të fillojnë në 4-6 muajt e parë për t’u siguruar që ka mikronutrientë të mjaftueshëm në dietë.   Limitojeni lëngun diku rreth 113-170gr në ditë.
Mos i mbi-ushqeni të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël-pasi ato zakonisht mund të vetë-rregullojnë sasinë e kalorive që ato duan cdo ditë. Fëmijët nuk duhet të detyrohen për të mbaruar vaktet nëse nuk janë të uritur pasi shpesh varion marrja e kalorive nga vakti në vakt. Mundohuni t’i prezantoni ushqimet e shëndetshme dhe vazhdoni duke jua ofruar edhe nëse fillimisht i refuzojnë. Mos u jepni ushqime që nuk kanë vlera ushqimore thjesht sepse doni t’i siguroni kaloritë e mjaftueshme.

“The American Heart Association” rekomandon këtë model për familjet:

-Energjitë (kaloritë) duhet të jenë të përshtatshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin ose për të mbajtur të stabilizuar peshën ideale të trupit.
-Te konsumojne ushqime që janë me sasi të ulëta të yndyrnave të ngopura, yndyrnave trans, kolesterolit, kripës dhe sheqernave të shtuar.
-Sasia e yndyrnave duhet te jete: 30-35 % të kalorive për fëmijët 2-3 vjec dhe 25-35% të kalorive për fëmijët dhe adoleshentët 4-18 vjec, por behet fjale per yndyrna te shendetshme.
-Zgjidhni ushqime të shumëllojshme për të marrë sasinë e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe nutrientëve të tjerë.
-Konsumoni sasinë e nevojshme të kalorive për të mbajtur peshën e shëndetshme për gjatësinë dhe zhvillimin tuaj. Fëmijët duhet të jenë aktivë fizikisht për të paktën 60 minuta në ditë.
-Duhet te konsumojne drithëra të plota/ bukë me sasi të larta fibrash dhe drithërat në vend të produkteve të rafinuara të grurit. Kërkoni “për drithëra të plota” si pëbërësin kryesor në etiketat e ushqimeve dhe të paktën gjysmën e racioneve zvëndësojeni me drithëra të plota.
-Jepuni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh. Cdo vakt duhet të përmbajë të paktën një frut ose perime. Sasia e rekomanduar për fëmijët varion nga 1 kupë në ditë, ndërmjet moshës 1-3 vjec, te 2 kupa për një djalë të moshës 14-18 vjec. Sasia e rekomanduar e perimeve varion nga ¾ e kupës në ditë në moshën 1 vjecare dhe 1-3 kupa për një djalë 14-18 vjec.
-Rregullisht konsumoni porcione te peshkut.
-Shërbeni ushqime bulmeti me yndyrna të ulëta dhe pa kalori. Për moshat 1-8 vjec, fëmijët duan 2 kupa qumësht në ditë. Fëmijët në moshat 9-18 vjec kanë nevojë për 3 kupa.
-Mos mbi-ushqeni. Kaloritë e llogaritura që u nevojiten fëmijëve variojnë nga 900 në ditë për një djalë 1-vjecar dhe 1800 kalori në ditë për një vajzë 14-18 vjec dhe 2200 kalori për një djalë 14-18 vjec.
Ky model ushqimor mbështet rritjen normale të fëmijëve dhe zhvillimin e tyre. Siguron totalin e nevojshëm të energjisë dhe ju njeh me vlerat ditore të rekomanduara për të gjithë nutrientët lidhur me fëmijët dhe adoleshentët ku përfshihet hekuri dhe kalciumi.

 

Rekomandime dietike për fëmijë të moshës  4-18  vjec


4- 8 vjec
9 – 13 14 -18 vjec
Kalori
Kilokalori në ditë (kcal/d)
Kaloritë e përllogaritura janë të bazuara në një stil jetese sedentar. Rritja e aktivitetit fizik kërkon kalori shtesë: 0-200 kilokalori në ditë nëse jeni fizikisht aktiv në mënyrë të moderuar, dhe 200-400 kilokalori nëse jeni tepër aktiv.
Vajza 1200 kilokalori/ditë 1600 kilokalori/ditë 1800 kilokalori/ditë
Djem 1400
kilokalori/ditë
1800
kilokalori/ditë
2200
kilokalori/ditë
Yndyrë 25% – 35% 25% -35% 25% -35%
Qumësht/Bulmet 2 kupa 3 kupa 3 kupa Qumështi i listuar është pa yndyrë ( me përjashtim të fëmijëve nën 2 vjec)
Nëse 1%, 2% ose i gjithë qumështi me yndyrë është zvëndësuar do të përdoret për secilën kupë, , 19, 39, ose 63 kilokalori në ditë nga kaloritë diskrecionale dhe shton 2.6, 5.1,ose  9.0 gr të yndyrës totale nga e cila 1.3, 2.6, ose 4.6 gr janë yndyrna të saturuara.
Mishra / Fasule
Vajza 85 gr 142 gr 142 gr
Djem 113 gr 142 gr 170 gr
Fruta Masa është ½ e kupës për fëmijët 4 vjec e më të mëdhenj.
Vajza 1.5 kupë 1.5 kupë 1.5 kupë
Djem 1.5 kupë 1.5 kupë 2 kupa
Perime Masa e porcioneve është ½ e kupës për fëmijët 4 vjec e më të mëdhenj. Një shumëllojshmëri perimesh nga seicli grup duhet të zgjidhen.
Vajza 1 kupë 2 kupa 2.5 kupa
Djem 1.5 kupë 2.5 kupa 3 kupa
Drithëra Gjysma e drithërave duhet të jenë të plota.
Vajza 113 gr 142 gr 170 gr
Djem 142 gr 170 gr 198 gr
error: Nuk lejohet kopjimi!