Fjala “shiitake” është e prejardhur nga fjala Japoneze “shii”, që është vendi ku kërpudhat rriten fillimisht dhe “take” e cila thjesht do të thotë kërpudhë. Nuk ka as rrënjë, as gjethe, as lule, as fara. Mjaft të famshme për benefitet e mrekullueshme që sjellin në shëndet, për shijen unike, kërpudhat shiitake zënë vendin e dytë si kërpudhat më të kultivuara në botë. Thuhet se kërpudhat shiitake kanë 10 herë më shumë shije sesa kërpudhat e bardha.
Studimet e reja kanë treguar që një sasi e vogël e kërpudhave shiitake (5 gr kërpudha të thara ose 28 gr kërpudha të freskëta) mund të sigurojnë benefite anti-inflamatore. Kjo është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të përfshijnë kërpudhat shiitake në dietën e tyre. Konsumi i sasive të vogla të kërpudhave shiitake në një studim ku morën pjesën 50 pjesëmarrës, uli nivelin e gjakut të molekulës mesazheve inflamatore MIP-1alpha (proteina inflamatore makrofag 1alpha) dhe rrit nivelin e gjakut të molekulave anti-inflamatore duke përfshirë interleukinët 4, 10 dhe 1alpha (IL-4 , IL-10, dhe IL-1a). Ky rezultat i studimit nuk është befasues pasi kërpudhat shiitake kanë të dhëna të konsiderueshme si një ushqim anti-inflamator.
Studiuesit po mundohen të kuptojnë përmbajtjen e biotinës në kërpudhat shiitake. Por në sajë të studimeve të fundit, mund t’ju themi që në kërpudhat shiitake gjenden proteina të quajtura “lentiavidins”. Mund të keni dëgjuar për “avidins” nga studimi që është bërë në të bardhën e vezëve. Avidins janë proteina që gjenden në të bardhën e vezës që mund të lidhen së bashku me biotinën. Në rastin e kërpudhave shiitake, studiuesit kanë shtuar fjalën “lenti”-për të dalë në emrin e një proteine të re “ lentiavidins”. Falë një studimi të fundit, dimë që “lentiavidins” janë proteina unike që gjenden në kërpudhat shiitake që mund të lidhen së bashku me biotinën. Ajo që ne nuk e dimë është se si këto “lentiavidins” ndikojnë në mbajtjen e biotinës në kërpudhat shiitake ose në bio-disponueshmërinë e biotinës nga kërpudhat shiitake. Por studimet vazhdojnë dhe priten akoma të dhëna të tjera për rolin që kërpudhat shiitake luajnë në sigurimin e nutrientëve beneficialë në trupin tonë.
Në “ËHFoods”, kërpudhat shiitake janë burimi i 4 më i mirë i bakrit. Studimet kanë treguar që në kërpudhat shiitake gjendet një enzimë kyçe- e quajtur laçase-e cila kërkon 4 atome bakri për të funksionuar si duhet. Si rezultat i përmbajtjes së laçasë-s, kërpudhat shiitake sigurojnë rreth 650 mikrogramë bakër (0.65 miligramë) në një porcion ½.
Eshtë parë një rritje e interesit në studimin e një alkaloidi unik të gjendur në kërpudhat shiitake, që quhet eritadenine. Kur krahasohet me kërpudhat si krimini dhe reishi, kërpudhat shiitake kanë sasi shumë të larta të eritadeninës. Shumica e interesit në këtë fitonutrient vjen për shkak të aftësisë që ky nutrient ka në ndalimin e aktivitetit të një enzime të quajtur enzimë konvertuese angiotensin (ACE). Për shkak se aktiviteti i kësaj enzime ACE rezulton në një shtrëngim të enëve tona të gjakut, frenimi i ACE mund të ndihmojë në parandalimin e shtrëngimit të padëshiruar të enëve të gjakut. Duke parandaluar shtrëngimin e padëshiruar, enët tona të gjakut mund të mbajnë një diametër më të gjerë dhe ky diametër më i gjerë lejon që presioni i gjakut të qëndrojë brenda një kufiri normal. Shkurt: ajo që po shohim këtu është një lëndë ushqyese unike në kërpudhat shititake që duket se rrit shanset tona për rregullim më të mirë të presionit të gjakut. Një sërë studimesh të ndryshme në kërpudhat shiitake, janë përqëndruar në një grup special të molekulave që lidhen me karbohidratet, që quhen glukane. Glukanet janë polisakaride që gjenden në shumë ushqime të ndryshme. Megjithatë kërpudhat shiitake jo vetëm që përmbajnë sasi të madhe të glukaneve por gjithashtu edhe një sasi të madhe të një glukani specifik të quajtur beta-glukan. Për shkak se këto glukane nuk mund të thyhen/copëtohen nga enzimat në traktin tretës, ato kalojnë të patretura në zorrën e trashë, ku mund të ndihmojnë në rritjen e baktereve të mira në traktin tretës. Kjo i jep kërpudhave shiitake të drejtën për t’u quajtur super-ushqime për shëndetin. Por ajo që është më e rëndësishmja është që beta-glukanet sigurojnë mbështetje për sistemin imunitar, antioksidues si dhe për sistemin endokrin. Për shkak se beta-glukanët mund të lidhen me receptorë të caktuar në qelizat tona imune, ato mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionimit të sistemit imunitar. Këto polisakaride gjithashtu mund të funksionojnë si antioksidantë dhe mund të luftojnë radikalët e lirë. Për më tepër, marrja e beta-glukanit ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe nivelet e insulinës.
Profili nutricional i kërpudhave shiitake:
Ky lloj kërpudhash ka përmbajtje të ulët kalorike. Ato ofrojnë sasi të mira të fibrave, si dhe të vitaminave B dhe disa minerale.
Nutrientët në 4 kërpudha të thata shiitake (15 gramë) janë:
-Kalori: 44
-Karbohidrate: 11 gr
-Fibra: 2 gr
-Proteina: 1 gr
-Riboflavina: 11% e vlerave ditore (DV)
-Niacina: 11 % e vlerave ditore
-Bakri: 39% e vlerave ditore
-Vitamina B5: 33% e vlerave ditore
-Seleni: 10% të vlerave ditore
-Mangani: 9% të vlerave ditore
-Zink: 8% të vlerave ditore
-Vitamina B6: 7% të vlerave ditore
-Folat: 6% të vlerave ditore
-Vitamina D: 6% të vlerave ditore
Ato gjithashtu kanë në përmbajtje polisakaride, terpenoide, sterole dhe lipide, ku disa prej tyre kanë dhe veti për fuqizimin e imunitetit, uljen e kolesterolit dhe efekte anti-kancerogjene. Sasia e përbërjeve bioactive në kërpudhat shiitake varet se si dhe ku kërpudhat rriten, ruhen dhe përgatiten.
Kërpudhat Shiitake janë përdorur për shumë kohë në mjekësinë tradicionale kineze. Ato janë gjithashtu pjesë e traditave të Koresë, Japonisë dhe Rusisë. Në mjekësinë kineze, kërpudhat shiitake mendohen se ndikojnë në mënyrë pozitive në shëndet dhe jetëgjatësi, si dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Studimet sugjerojnë që disa përbërje bio-aktive te kërpudhat shiitake mund t’ju mbrojë nga kanceri dhe inflamacioni. Megjithatë shumë studime janë bërë te kafshët dhe shumë të rralla ato te njerëzit. Te studimet e kafshëve, shpesh herë përdoret një sasi shumë e madhe sesa ajo që njerëzit zakonisht marrin.
Megjithatë ka nevojë akoma për studime të mëtejshme.
Benefitet shëndetësore të kërpudhave shiitake
Kërpudhat shiitake janë biologjikisht të ndryshme nga ushqimet e derivuara me bazë shtazore ose bimore, kështu që nuk është cudi që ato kanë një profil unik nutricional. Ato janë një burim i mirë i bakrit, një nga elementët esencialë për procese normale metabolike dhe një sistem të shëndetshëm kardiovaskular. Ato janë të pasura në acid pantotenik dhe selen, duke siguruar 21 miligramë (mg) dhe 46 (mcg) respektivisht. Acidi pantotenik është një vitaminë e tretshme në ujë që luan një rol në sintezën e koenzimës A dhe proteinës acyl-carrier, të dyja janë të nevojshme për sintezën e acideve yndyrorë dhe degradimin e tyre. Seleni, në anën tjetër është një mineral gjurmë esencial që ka veti-antioksiduese. Kërpudhat shiitake gjithashtu përmbajnë riboflavin, niacinë, zink dhe mangan që kontribuojnë në vetitë anti-oksiduese. Ato gjithashtu përmbajnë “ergothioniene”, një përbërës bioaktiv që siguron veti të fuqishme antioksiduese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese; si dhe lentinan, një përbërje që ndihmon në luftën ndaj infeksioneve parazitike, virale dhe bakteriale. Polisakaridet te kërpudhat shiitake kanë gjithashtu efekte anti-kancerogjene. Për shembull, lentinane-t ndihmojnë në luftimin ndaj tumoreve, duke aktivizuar sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu besohet qe lentinane-t ndalojnë përhapjen e qelizave të leuçemisë. Megjithatë studime të tjera janë të nevojshme.