Kequshqyerja- statistikat dhe pasojat

Kequshqyerja- statistikat dhe pasojat

Intervistë në emisionin “Diagnozë” në Ora News me gazetaren Freskida Miloti.

Vendi ynë, Shqipëria është një nga vendet e prekura nga barra e trefishtë e kequshqyerjes së fëmijëve. Ky është vlerësimi që Organizata Botërore e Ushqimit, (FAO) ka bërë. Sipas kësaj organizate fëmijët shqiptarë vuajnë nga mugesa e ushqimit, mungesa e ushqimeve të shëndetshme, por edhe nga mbiushqyerja. 17.4 % e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri të plotë, dhe 2% e tyre jetojnë në familje pa të ardhura, çka e bën të pamundur një mirëushqyerje të tyre. Rreth 39.6 % e fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga obeziteti, si pasojë e dietave jo të balancuara ushqimore që iu ofrohen atyre. Ndërkohë mungesa e jodit është një problem nga i cili vuajnë 91 % e fëmijëve nën moshën 5 vjeç, dhe 19 % e fëmijëve të moshës parashkollore vuajne nga mungesa e vitaminës A. 300 fëmijë vdesin në vit nga kequshqyerja. Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shumta, por më kryesoret janë: obeziteti, anoreksia, bulimia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave.

Obeziteti
Obeziteti është një gjendje trupore ku yndyrnat e tepërtë të organizmit, të marra përmes kequshqyerjes, grumbullohen vazhdimisht në organizëm dhe ka një efekt negativ për shëndetin, duke çuar në uljen e pritshmërive jetësore dhe probleme shëndetësore në rritje. Njerëzit konsiderohen obezë kur indeksi i masës trupore të tyre BMI i kalon 30 kg/m2.

Obeziteti rrit mundësinë e sëmundjeve të ndryshme, si ato të zemrës, diabetin e tipit dy, disa lloje kanceri dhe osteoartritin. Obeziteti kryesisht shkaktohet nga një kombinim i marrjes së tepërt të energjisë përmes ushqimit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndjeshmërisë gjenetike, megjithëse disa shkaqe shkaktohen nga gjenet, sëmundjet e sistemit endokrin, mjekimet me kortizonikë, përdorimi i kontraceptivëve, sëmundjet psikike. Provat për të mbështetur pikëpamjen se disa njerëz obezë, megjithëse hanë pak, përsëri fitojnë peshë për shkak të një metabolizmi të ngadaltë janë të pakta. Në fakt, më të shumtët e njerëzve obezë kanë një harxhim energjie më të madh sesa njerëzit e dobët fizikisht, për shkak të energjisë që duhet për të mirëmbajtur një peshë trupore të madhe.
Dieta ushqimore dhe ushtrimi fizik janë trajtimet kryesore për obezitetin. Cilësia i dietave mund të përmirësohet duke ulur konsumimin e ushqimeve, që përmbajnë shumë energji, siç janë ato të pasura me yndyrna dhe sheqerna dhe duke rritur konsumimin e fibrave. Ilaçet anti obezitet mund të merren për të ulur oreksin ose të ulin thithjen e yndyrnave kur përdoren bashkë me një dietë të përshtatshme. Nëse dieta, ushtrimet fizike dhe mjekimi nuk janë të efektshme, fare mirë një operacion kirurgjik mund të kryhet për të ulur vëllimin e stomakut, duke çuar në të ndjerët të ngopur më herët dhe uljen e mundësisë për të thithur vlerat ushqyese nga ushqimi.

Anoreksia
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.Amenorrea(çrregullime,nderprerja e ciklit menstrual tek femrat)qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme ,te lidhura me me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides,jane edhe intolerimi ndaj te fohtit,bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres)dhe modifikim te lekures. Lekura duket e thate dhe luspor(kur fillon te rripet) dhe merr nje ngjyre ne te verdhe per shkak te rritje se sasise se karotenit ne gjak. Densiteti i kockave dobesohet sepse bie niveli i estogjeneve ,qe stimulon osteoporozen((dobesim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt)qe verifikohet me shume pas menopauzes. Mund te manifestohen anemi,linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve)dhe ipoalbuminemi. Nje nder komplikimet me te rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive te zemres(çrregullim e i numrit te rrahjeve te zemres)qe mund te shkaktojen vdekje te parakohshme,qe mund te jete rrjedhoje zvogelimit te joneve K+.

Bulimia
Bulimia nervosa  është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë deri në 2,000 kalori përnjëherë. Produktet që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si “produkte

qetësues” ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t’i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.Nëse keni një anëtar të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t’ju ndihmojë në betejë me ç’rregullimin e tyre.

Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne shenja fizike, pervec atyre metabolike. Keto shenja nuk jane gjithmone specifike dhe shpeshhere mund te reflektojne mungese te nje sere lendesh ushqyese apo situatash qe nuk lidhen detyrimisht me ushqimin. P.sh., buzet e cara ne ane, mund te shaktohen nga mungese e vitaminave B, por mund te rezultojne edhe si pasoje e diegjes ne diell apo e dehidratimit.Zakonisht, shenjat klinike shfaqen ne ato pjese te trupit te cilat kerkojne rigjenerim me te shpejte si p.sh. floket, thonjte, lekura dhe aparati tretes (perfshire ketu gojen dhe gjuhen). Me poshte renditen disa nga simptomat, te cilat shfaqen ne faze relativisht te avancuar te mungeses ushqimore.

Floke pa shkelqim, te thate, qe bien, apo qe keputen lehtesisht, mund te lidhen me mungese vitamine C, Proteinash, Zinku, Hekuri ose thjeshte me moshimin apo abuzim me lendet qe trajtohen.Keshille: shtoni konsumin e lengut te portokallit, arrave te Brazilit, farave te kungullit dhe vezeve. Sy te zbehte (mungese hekuri); me njolla, te thate (mungese vitamine A); te kuq ne cepa (mungese vitaminash B). Arsye te tjera mund te jene anemia e cila nuk shkaktohet nga menyra e te ushqyerit, crregullime te syve, alergji, moshim.Keshille: Shtoni konsumin e thjerrzave, karrotave dhe mishit te kuq.Buze te thata, te cara apo me plage ne ane (mungese vitaminash B).Keshille: merrni suplement te majase ushqimore, konsumoni shpesh bulmetin, tersheren, grurin, fasulet dhe peshkun.Mishra qe gjakosen (mungese vitamin C); gjuhe e lemuar (mungese vitaminash B); ulje te shqises se shijimit (mungese Zinku). Arsye te tjera mund te jene semundjet periodontale apo mungese higjene e gojes.Keshille: konsumoni me shpesh brokolin, agrumet, mishin e kuq, farat e kungullit dhe ostriket. Veshtiresi ne mbyllje te plageve (mungese proteinash, vitamine C, Zinku); e thate, e ashper, pa yndyre (mungese acidesh lyrore esenciale ne diete, mungese proteinash, vitaminash A dhe B); me hematoma apo gjakosje nen lekure (mungese vitamin C dhe K); e zbehte (mungese hekuri)Keshille: konsumoni me shpesh vezen, domatet, panxharin, karrotat, lakren e kuqe, gjizen dhe sardelet.Thonj me valezime (mungese proteinash); ne forme luge, te zbehte (mungese hekuri)Keshille: konsumoni shpesh thjerrzat, panxharin.Dementia, neuropati periferike (mungese vitaminash B); gjendra limfatike te enjtura ne dy anet e qafes (mungese proteinash, Jodi); kembe te harkuara (mungese vitamine D)Keshille: konsumoni me shpesh prodhimet e detit, vezet, hurmat, sheget dhe merrni vaj te melcise se merlucit ne forme suplementi.Diabeti dhe sëmundjet e tjera endokrine, të gjakut dhe uro-gjenitale ( me bazë dietetikë ushqyerja me ushqime jo të shëndetshme) kanë pësuar një rritje të shpejtë vitet e fundit.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!