Kur mendoni të pini një filxhan çaj, cili lloj ju vjen në mendje-çaj jeshil, çaj i zi? Me shumë mundësi, çaji oolong nuk është në listën tuaj, por duhet të jetë. Nuk është një sekret që çaji i siguron trupit tuaj shumë nutrientë dhe një sërë benefitesh shëndetësore. Caji oolong nuk është një përjashtim.
Ka në përmbajtje antioksidantë të quajtur polifenole, përfshirë “theaflavine”, “thearubigins”, “Epigallocatechin gallate (EGCG)”. Benefitet përfshijnë menaxhimin e peshës, suport në eliminimin e radikaleve të lirë, përmirëson funksionin e trurit si dhe promovon kocka të forta dhe një zemër të shëndetshme.
Por më e rëndësishmja, sipas një studimi të fundit të publikuar në “Anticancer Research”, ekstrakti i çajit oolong mund të ndihmojë në luftimin e qelizave kancerogjene të kancerit të gjirit. Studiuesit analizuan të dhënat e kancerit të gjirit dhe vdekshmëria nga to në Kinë dhe zbuluan që rajonet e Kinës të cilat janë të njohura për konsumin e lartë të çajit oolong treguan shifra të ulëta. Studimi tregoi gjithashtu që çaji oolong ishte i aftë të ndalonte përhapjen/rritjen e qelizave kancerogjene dhe ekstrakti i çajit oolong shkatërron ADN-në e qelizave kancerogjene, e cila ndihmon që të ndalohet rritja dhe progresi i tumoreve.
Ndërkohë që çaji i zi njihet për benefitet e veta, studiuesit zbuluan që kishte pak efekt në qelizat kancerogjene. Ndërkohë që kur testuan çajin jeshil, ata zbuluan një paterne të ngjashme me çajin oolong në parandalimin e përhapjes së qelizave kancerogjene, shumëfishimin e tyre dhe progresin e tumorit.
Caji oolong mund të mos jetë aq popullor sa çaji jeshil, por në fakt duhet të jetë. Benefitet shëndetësore të përmendura më lart tregojnë efektet pozitive që ky çaj mund të sjellë në shëndet. Thjesht sigurohuni të pini me sasi të moderuara, sidomos nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës.
Doni të dini më shumë për çajin oolong?
Caji oolong është një çaj tradicional kinez.
Faktet nutricionale:
Një kupë çaj përmban:
-Mangan: 26% e RDI
-Kalium: 1% e RDI
-Magnez: 1 % e RDI
-Niacinë : 1% e RDI
-Kafeinë: 36 mg
Caji oolong përmban gjithashtu “theanine”, një amino-acid përgjegjës për efektin relaksues të çajit.
Disa nga benefitet e shumta që çaji sjell në shëndet janë:
-Ndihmon në parandalimin e diabetit
-Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
-Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
-Mund të përmirësojë funksionin e trurit
-Mund t’ju mbrojë nga lloje të ndryshme kanceri
-Mund t’ju ndihmojë të trajtoni ekzemën
Efektet anësore:
Caji oolong është konsumuar për shekuj dhe në përgjithësi konsiderohet i sigurtë. Por përmban kafeinë. Kur kafeina konsumohet në sasi të tepërta, çon në ankth, dhimbje koke, insomia, rrahje të parregullta zemrë dhe presion të lartë gjaku. Duke marrë parasysh që një filxhan përmban rreth 240 ml, ju mund të pini rreth 6-10 filxhan çaj oolong në ditë, pa konsumuar shumë kafeinë.