Keni dëgjuar për benefitet e luleshtrydheve?

Keni dëgjuar për benefitet e luleshtrydheve?

Luleshtrydhet janë padyshim një nga frutet më të shijshme si dhe janë nga të vetmet fruta që kanë fara edhe në sipërfaqen e jashtme. Besohet se fruti, gjethet dhe rrënja e luleshtrydheve të egra kanë fuqinë të shërojnë infeksionet e fytit, gjendjen e të fikëtit, inflamacionin, gurët në veshka, erën e keqe të gojës, temperaturën si dhe sëmundje të gjakut e organeve vitale. Mund ta konsumoni si frut të plotë ose si përbërës në receta të ndryshme. Mund ta kombinoni me fruta të tjera-pa sheqerna të shtuara-si ananas, kivi, rrush, mollë, boronica, papaja dhe/ose banane të tjera. Një studim ka demostruar që luleshtrydhet, boronicat dhe mjedrat mund të mbrojnë qelizat e shëndetshme nga përhapja kancerogjene e kancerit të mitrës dhe gjirit. Nevojiten akoma dhe më shumë studime.

Benefitet shëndetësore të luleshtrydheve
Luleshtrydhet ofrojnë rreth 129% të vlerave ditore të vitaminës C, që njihet për luftën ndaj infeksioneve, por gjithashtu përmbajnë edhe mangan, folat, kalium me enzimat, superoksid dismutazën. Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ulët kalorike dhe yndyrnash, si dhe janë të pasura me antocianina (anthocyanins), ellagitannis, flavonolet, terpneoidet, acidet fenolike dhe ellagjike; të gjithë këto janë fitonutrientë me potencial anti-inflamatorë. Mineralet si bakri për zhvillimin e shëndetshëm të rruazave të kuqe të gjakut janë me bollëk, ashtu si hekuri, jodi etj.
Përpos vetive anti-kancerogjene, luleshtrydhet përmbajnë përbërje potenciale për luftimin e sëmundjeve neurologjike dhe për plakjen e parakohshme. Më e rëndësishmja, aktiviteti për luftimin e radikaleve të lirë është i jashtëzakonshëm, ashtu si dhe aftësitë niveluese të glukozës në gjak. Megjithatë, konsumoni luleshtrydhet në moderim, sepse sërish përmbajnë fruktozë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të tepërta.

Faktet nutricionale (100 gr)
Kaloritë: 32
Kaloritë që vijnë nga yndyrnat: 3
Yndyrnat totale: 0
Yndyrnat e ngopura: 0
Yndyrnat Trans:
Kolesteroli: 0 mg
Kripa: 1 mg
Totali i karbohidrateve: 8 gr
Fibrat dietike: 2 g
Sheqeri: 5 g
Proteina: 1 g

Vitamina A: 0%
Kalciumi: 2%
Vitamina C: 98%
Hekuri: 2%
* Përqindjet ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat mund të jenë më të larta në varësi të kalorive që merrni.

Studime mbi luleshtrydhet
Një studim i fundit raportoi që flavonoidi fisetin në luleshtrydhe mund të vrasë qelizat kancerogjene të kancerit të gjirit pa dëmtuar qelizat e shëndetshme. Fisetina, që gjendet me bolli te luleshtrydhet, gjithashtu gjendet dhe te qepët, mollët, hurmat, rrushi dhe kastravecët. Një numër i madh trajtimesh për kancerin janë të dizenjuara të nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene; fisetina është provuar që mund të sjellë vdekjen e qelizave kancerogjene te kanceri i prostatës ose të zorrës së trashë.  Sipas një tjetër studimi, rreth 250 mg në ditë triterpene, i familjes së fitosterolit, konsumohen cdo ditë sidomos nga luleshtrydhet. Një triterpene e gjendur te luleshtrydhet, e quajtur lupeol, përmban veti për uljen e kolesterolit si dhe potencial anti-inflamator. Në fakt, studimet tregojnë që treguesit në gjak për inflamacionin kronik mund të përmirësohen duke ngrënë luleshtrydhe rregullisht. Studimi theksoi që qelizat dhe indet e shëndetshme rrethuese nuk treguan toksicitet gjatë dozave terapeutike, pra dolën në konkluzionin që lupeol mund të jetë një agjent kimo-parandalues për të trajtuar inflamacionin dhe kancerin.

Recetë: Embëlsirë me luleshtrydhe
Përbërësit:
-1/2 e kupës uthull balsamike
-4 lugë gjelle stevia
-1 lugë caji lëng të freskët limon
-250 gr mascarpone
-2 kupa krem të rrahur
-1 lugë çaji ekstrakt vanilje
-lulshtrydhe të përgjysmuara
-6-8 luleshtrydhe të plota
-gjethe të freskëta menteje
-Lëkurë të grirë limoni

Procedurat:
-Shurupi balsamic
Kombinoni uthullën, 1 lugë gjelle sheqer, dhe lëngun e limonit në një tigan të vogël dhe zijeni, përziejeni derisa sheqeri dhe shurupi të reduktohen në gjysëm-rreth 4 minuta.
Transferojeni në një tas të vogël që të qetësohet plotësisht. (Shënim: Kjo mund të bëhet dhe një ditë para në advancë. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer).

-Krem maskarpone
Në një tas, kombinoni maskarponen, kremin e rrahur, 2 lugë gjelle stevia dhe vanilje. Rriheni derisa të marrë formë të njëtrajtshme. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer për 4 orë. 30 minuta përpara se ta shërbeni, hidhni shurupin balsamik te luleshtrydhet. Shtoni 1 lugë gjelle stevia dhe përziejeni ngadalë. Lëreni në temperaturë dhome për 30 minuta.  Ndani luleshtrydhet e përgjysmuara në 8 gota globi. Hidhni gjysmën e kremit mbi luleshtrydhe. Hidhini më pas luleshtrydhet e mbetura dhe kremin e mbetur. Për zbukurim mund të përdorni luleshtrydhe të vogla, të plota, lëkurë limoni dhe pak mente. Kjo recetë është për 6-8 racione.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!