Kanceri i gjirit dhe alkooli

Kanceri i gjirit dhe alkooli

Së fundmi, IARC, “The International Agency for Research on Cancer”, Organizata Botërore e Shëndetit që vendos cfarë e shkakton ose jo kancerin, ka dalë në përfundimin që pijet alkoolike-të gjitha pijet alkoolike-duhet të konsiderohen si kancerogjene. Shumica e shkencëtarëve janë fokusuar në acetaldehyde, metabolite alkoolit i pari dhe më toksiku, si një agjent që shkakton kancerin. Mesa duket bakteret në gojën tone oksidojnë alkoolin në këtë kancerogjen të quajtur acetaldehyde, te cilën më pas ne e gëlltisim. “Ka prova të besueshme që konsumi i alkoolit rrit rrezikun për kancerin e gjirit… Por: Shumica e të dhënave që rrjedhin nga studimet janë fokusuar në efektet e pirjes së alkoolit në mënyrë të moderuar/ ose në sasi të larta, ndërkohë që pak dihet për konsumin e pakët/ të lehtë të alkoolit (rreth 1 pije në ditë). Kjo meta-analizë e re e studimeve që krahason ata që konsumojnë pije të lehtë me ata që nuk konsumojnë alkool, zbuluan një “një lidhje të moderuar por domethenese me kancerin e gjirit, bazuar në rezultatet e më shumë se 100 studimeve. Ata përllogaritën që rreth 5000 vdekje vijnë si pasojë e konsumit të lehtë të alkoolit-do të thotë që rreth 5000 gra do të shmangnin vdekjen nëse do të qëndronin larg plotësisht nga alkooli, duke cuar në një editorial në gazetën mjekësore “Breast” që dolën në përfundimin që “ femrat të cilat konsumojnë alkool në mënyrë kronike kanë një rritje të rrezikut për prekjen nga kanceri i gjirit që varet nga doza.” Do të thotë që nuk ka asnjë një nivel të caktuar të alkoolit që nuk rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit. Kështu që asnjë sasi nuk është e sigurtë. Cdo nivel i konsumit të alkoolit mesa duket rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit (cfarëdolloji). Për shembull, një studim i Harvardit zbuloi që madje edhe konsumi i më pak se një pijeje në ditë, mund të lidhej me një rritje modeste të rrezikut. Harrojeni një pije të vetme: po kur konsumon më pak se një pije? Një studim i ri zbuloi që madje edhe të pini një lugë ccaji të një alkooli të rëndë për rreth 5 sekonda-dhe më pas ta nxirrni jashtë-ccon në shfaqjen e përqëndrimeve të rrezikshme të acetaldehidit… prodhuar nga alkooli në kavitetin oral direkt pas një sasie shumë të pakët të pijeve të rënda alkoolike dhe ekspozimi rritet” për rreth 10 minuta pasi e keni nxjerrë jashtë goje. Dhe ta mendoni që as nuk e keni pirë! Madje dhe larësit e gojës që përmbajnë alkool mund të sjellin rrezik. Përdorimi i shpeshtë arrin në një rang përqëndrimi… dhe efekte negative priten. Derisa të ketë një konsolidim të bazës shkencore, do të ishte më mirë të qëndronit larg nga produkte të tilla që sjellin dëme serioze në shëndet. Përse nuk ka një rekomandim të njëjtë për pijet alkoolike? Ashtu si studimi i Harvardit thekson, individët “duhet të peshojnë rreziqet e përdorimit të alkoolit në mënyrë të moderuar ose të lehtë, që sjellin shfaqjen e kancerit të gjirit, “si dhe benefitet që sjell në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, për të bërë zgjedhjen më të mirë përsa i përket konsumimit të alkoolit. Ndërkohë që duhani është i keq, dhe më shumë duhan është më keq, ndërkohë që ushtrimet janë të mira, dhe akoma më shumë ushtrime janë akoma dhe më mirë, në rastin e alkoolit një gotë e vogël në ditë sjell benefite në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Shkaktari numër 1 i vdekjeve te femrat nuk është kanceri i gjirit, është sëmundja e zemrës, dhe një pije në ditë redukton rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Por si thoni të reduktoni rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës nëpërmjet një diete të shëndetshme? Pra, një dietë me bazë bimore mund të jetë opsioni më i mirë./nutritionfacts

error: Nuk lejohet kopjimi!