Karkalecat janë një burim unik antioksidantësh dhe substancash antiinflamatore. Antioksidantë si astaksanthina ndihmojnë sistemin nervor dhe muskujt. Studimet tek kafshët kanë treguar që dozat e këtij antioksidanti ndihmojnë në uljen e rrezikut nga kanceri i zorrës së trashë dhe disa problemeve të lidhura me diabetin.
Karkaleci i detit është gjithashtu i pasur me selenium, mungesa e së cilës është një faktor rreziku që shkakton sëmundje të shumta zemre, diabet të tipit 2, kompromenton aftësitë mendore dhe shkakton depresion. Nëse jeni të rrezikuar nga këto simptoma dhe sëmundje, atëherë karkaleci i detit duhet të jetë pjesë e dietës suaj.
Karkalecat kanë sasi të pazakonta bakri, duke u bërë në një nga ushqimet nënujore më të pasur me këtë mineral e duke ia kaluar edhe peshkut. Gjithçka varet nga një proteinë e pasur me bakër që gjendet tek karkaleci dhe që njihet si hemocianinë.
Nga ana tjetër, karkaleci shpesh futet në listën e ushqimeve që duhen shmangur tek njerëzit që duan të ulin sasinë e kolesterolit. Në 110 gram karkaleca gjenden 220 miligram kolesterol ndaj ky pretendim është mëse i drejtë.
Pavarësisht përmbajtjes së lartë të kolesterolit, studime të tjera kanë treguar që yndyrnat tek karkaleci kanë edhe aspekte të tjera të mira siç është Omega-3.