Intoleranca ndaj laktozes

Intoleranca ndaj laktozes

Intoleranca ndaj laktozes eshte nje gjendje ne te cilen ju keni simptoma si-fryrja, diarrea dhe gazrat-pasi ju konsumoni ushqime dhe pije qe permbajne laktoze. Laktoza eshte nje sheqer qe gjendet te qumeshti ose nenproduktet e qumeshtit, si djathi apo akullorja.
Te intoleranca e laktozes, simptomat shkaktohen nga keqabsorbimi i laktozes. Keqabsorbimi i laktozes eshte nje gjendje ku zorret e vogla/holla, nuk mund te copezojne te gjithe laktozen qe ju hani ose pini.

Jo cdokush me keqabsorbim te laktozes ka simptoma te tretjes pasi konsumon laktoze. Vetem njerezit qe kane simptoma jane intolerante ndaj laktozes. Shume njerez intolerante ndaj laktozes mund te konsumojne nje sasi laktoze pa pasur simptoma. Njerez te ndryshem mund te tolerojne sasi te ndryshme te laktozes, perpara se te kene simptoma.
Intoleranca e laktozes eshte ndryshe nga alergjia ndaj qumeshtit. Alergjia ndaj qumeshtit eshte nje crregullim i sistemit imunitar.

Sa e shpeshte/ e zakonshme eshte keqabsorbimi i laktozes?

Nderkohe qe shume te porsalindur mund te tresin laktozen, shume njerez fillojne te shfaqin keqabsorbim te laktozes (reduktimi i aftesise per te tretur laktozen), pas kesaj periudhe. Ekspertet perllogarisin qe rreth 68% e popullsise se botes ka keqabsorbim te laktozes. Por shifrat variojne nga rajoni ne rajon. Ne Afrike dhe Azi, shume njerez kane keqabsorbim te laktozes. Ne disa rajone, si prsh Evropa Veriore, shume njerez kane nje gjen i cili i lejon ta tresin laktozen nderkohe qe keqabsorbimi i laktozes eshte me pak i shpeshte ne kete rajon. Ne SHBA, rreth 36% e njerezve jane te prekur. Edhe pse keqabsorbimi i laktozes shkakton intolerance, jo te gjithe njerezit me keqabsorbim kane intolerance ndaj laktozes.

Cilat jane komplikacionet e intolerances se laktozes?

Intoleranca ndaj laktozes mund te ndikoje ne shendetin tuaj nese nuk merrni mjaftueshem nutriente, si kalciumi dhe vitamina D.
Qumeshti dhe produktet e qumeshtit, te cilat permbajne laktoze, jane disa nga burimet kryesore te kalciumit, vitamines D dhe nutrienteve te tjere. Ju duhet kalcium pergjate gjithe jetese per te pasur kocka te shendetshme. Nese nuk merrni mjaftueshem kalcium, kockat tuaja mund te behen te dobeta dhe te thyhen me lehtesisht. Kjo gjendje njihet si osteoporoza. Nese keni intolerance ndaj laktozes, ju mund te ndryshoni dieten tuaj per t’u siguruar qe po merrni mjaftueshem kalcium nderkohe qe menaxhoni simptomat.

Simptomat e intolerances ndaj laktozes mund te perfshijne:
-fryrje
-diarre
-gazra
-perzierje
-dhimbje ne bark

Faktoret qe cojne ne shfaqjen e intolerances se laktozes:

Intoleranca e laktozes shkaktohet nga keqabsorbimi i laktozes. Nese keni keqabsorbim te laktozes, zorret tuaja prodhojne nivele te uleta te laktazes- nje enzime qe copeton laktozen- dhe nuk mund te trese te gjithe laktozen qe ju hani ose pini.
Laktoza e patretur kalon ne zorren tuaj te trashe. Bakteret ne zorren e trashe copezojne laktozen dhe krijojne lengje e gazra. Te disa njerez, lengu dhe gazrat qe krijohen, shkaktojne simptoma te intolerances ndaj laktozes. Ne disa raste, gjenet tuaja jane arsyeja e shfaqjes se intolerances se laktozes. Gjenet luajne nje rol te rendesishem ne kete gjendje.

Cili eshte ndryshimi ndermjet intolerances se laktozes dhe alergjise se qumeshtit?

Intoleranca e laktozes dhe alergjia e qumeshtit jane gjendje te ndryshme me shkaqe te ndryshme. Intoleranca e laktozes shkaktohet nga problemet me tretjen e laktozes. Alergjia e qumeshtit shkaktohet nga pergjigja e sistemit imunitar ndaj nje ose me shume proteinave ne qumesht si dhe ne produktet e tij.
Alergjia ndaj qumeshtit shpesh shfaqet ne vitin e pare te jetes, nderkohe qe intoleranca e laktozes shpesh shfaqet me vone. Intoleranca e laktozes mund te shkaktoje simptoma te parehatshme, nderkohe qe nje reaksion serioz i alergjise se qumeshtit mund te jete vdekjeprures.

Ne shume raste, ju mund te menaxhoni simptomat e intolerances se laktozes duke ndrushuar dieten tuaj duke limituar ushqimet ose pijet qe permbajne laktoze, si qumeshti ose nenproduktet e tij.

error: Nuk lejohet kopjimi!