Intervistë për City News Albania

Intervistë për City News Albania

1. Ju keni fituar shumë çmime të rëndësishme dhe jeni vlerësuar si një nga dietologet më të mira në Shqipëri. Cili nga këto çmime ka përmbushur qëllimin tuaj? Të thoni, po kjo është ajo që kam dashur gjithnjë?

Nuk ka qenë vetëm një çmim por disa që kanë përmbushur qëllimet e mia dhe kanë afirmuar karrierën time profesionale. Pra mund të përmend disa prej tyre: “ The name of Science” vlerēsuar në Lucerne të Zvicrës me motivacionin “A personal contribution of a candidate to scientific research, his/her personal achievements in the development of national science”, si dietologia më e mirë  në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë dhe “ The Rose of Paracelsus”, çmim mjaft i rëndësishëm ndërkombërar që jepet për praktikat më të mira mjekësore nga European Medocal Association me qendër në Bruksel .  (The Rose of Paracelsus is an award that is given to those who have excelled in the field of public health, in the organization, implementation and modernization of care and health services in general).

 

Çmimi i Sokrates gjithashtu është një çmim mjaft i rëndësishëm për mua, i marrë në Kanë, me një vlerë të jashtëzakonshme, pasuar më pas me çmime të tjera të marra në Amerikë dhe në shumë vende të Europës.


Theksoj se përgjatë karrierës sime kam marrë shumë  çmime prestigjoze ndërkombëtare të cilat kanë qenë vendimtare në fillimin e një karriere ndërkombëtare në fushën e dietologjisë.
Ndërsa po të më pyesni cili është çmimi që them “Po, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”, është padyshim titulli që më është propozuar në Dhjetor të 2019 në Oksford, nga “Unioni Akademik i Oksfordit” si “Profesore Nderi”. Një vlerësim i tillë nga akademikë të shquar ndërkombëtare, është një vlerësim tejet i madh dhe një nder për mua të jem pjesë e tyre.

2. Në qendrën tuaj keni patur shumë personazhe të njohur që falë ndihmës dhe përkujdesit tuaj kanë arritur peshën ideale. Cili ka qenë rasti më i vështirë për ju?


Shumë prej tyre kanë teka, janë të përkëdhelura dhe mendojnë që e gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Shpesh nuk janë të rregullt me seancat dhe nuk kanë vullnetin e duhur që t’i shkojnë deri në fund. Ka qenë një rast, nje personazh mjaft i njohur i skenes shqiptare ku gjatë periudhes se trajtimeve

tek “AKC” hante çdo ditë akullore me pesë kupa.  Ka shumë raste të tilla dhe gjithmonë mundohem që të kultivoj te ta një stil të shëndetshëm të të ushqyeri, pasi shpesh herë shikoj që abuzojnë me ushqimin.

3. Ku e gjen Anila të gjithë energjinë për të motivuar personat që vijnë në qendrën tuaj për t’u dobësuar pasi është shumë e vështirë të bindësh dikë të heqësh dorë  nga ajo që do më shumë prsh ushqimi?

Pas gjithë këtyre viteve punë, i kam kushtuar një vëmendje të veçantë punës psikologjike te persona që kanë pasur nevojë të humbin kilogramët e tepërta. Pra kam pasur mundësinë të punoj me persona të cilët kanë pasur vullnet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës dhe jetën e tyre, si dhe me ato që në një farë mënyre kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre për shumë shkaqe. Sot janë në rrugën e duhur në sajë të trajtimeve në “AKC”, në sajë të vullnetit dhe përkushtimit të tyre, si dhe në sajë të punës së palodhur nga ana ime dhe stafit të “Anila Kalleshi Center” AKC.

4. Cili është 24 orëshi ideal sipas jush, si duhet të nisë,  vazhdojë dhe përfundojë dita?


24 orëshi ideal është një regjim i mirëbalancuar, nuk është një dietë por një regjim i mirëbalancuar i cili do të kishte të gjithë nutrientët dhe mikronutrientët e nevojshëm për organizmin. Trupi ynë është i programuar për të marrë të gjitha elementët që i japin energji, e mbajnë larg sëmundjeve, i rrisin sistemin imunitar si dhe të mbajnë çdo qelizë të trupit në funksion optimal. Dhe për të arritur këtë, duhet një regjim ushqimor i mirëbalancuar, i cili konsiston në marrjen e sasive të duhura të karbohidrateve, yndyrnave, proteinave por gjithashtu edhe të vitaminave, mineraleve, enzimave, fibrave dhe anti-oksidantëve. Një regjim ideal 24 orësh do të ishte ai që fillon me një zgjim të hershëm, i shoqëruar me një aktivitet fizik dhe nisjen e mëngjesit me një gotë uji me lëng limoni ose kanellë (të cilët janë perfekte për pastrimin e zorrëve). Mengjesi mund të jetë kos me drithëra dhe të kombinuara me fruta të thata. Antioksidantët që ato përmbajnë të mbajnë të ngopur gjatë dhe nuk e lejojnë trupin të kalojë në gjendje urie. Dreka është mirë të konsumohet në të njëjtin orar dhe të përmbajë sasi të balancuara karbohidrate/perime si dhe darka të përmbajë proteina/perime. Por gjithmonë duhet të kemi kujdes me sasitë e porcioneve si dhe me balancimin e tyre përgjatë ditës. Konsumi çdo ditë i lëngjeve të perimeve dhe frutave do të ishte një zgjidhje ideale për të marrë sasitë e duhura të lëngjeve që i nevojiten trupit. Sasia e ujit është ajo më e rëndësishmja, duhet konsumuar rreth 30 ml ujë për peshë trupore, duke i shtuar gradualisht sasi nëse personi merret me aktivitet fizik. Pra nëse merret me aktivitet fizik duhet të marri një sasi më të madhe të ujit, në mënyrë që të mos jetë i/e dehidratuar.

5. Cila është dieta më pak e “mundimshme” që do t’iu sugjeroje atyre që ndjekin dhe dëgjojnë me shumë vëmendje këshillat tuaja për mënyrën e të ushqyerit?


Dietat nuk janë shkop magjik, por janë një kombinim i shumë faktorëve: stil i shëndetshëm ushqyerje, aktivitet fizik, shumë vullnet dhe përkushtim. Pra “dieta perfekte” do të ishte një regjim ushqimor afatgjatë i kombinuar me aktivitet të rregullt fizik, i cila është çelësi kryesor për një jetë të shëndetshme dhe shëndet optimal. Mbani mend: Me shëndetin nuk ka kompromise! Eshtë me mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Intervistë dhënë City News Albania

error: Nuk lejohet kopjimi!