INKONTINENCA URINARE

INKONTINENCA URINARE

Inkontinenca e urinës ose humbja e kontrollit të vezikes për të mbajtur urinën, është një problem shqetësues dhe i shpeshtë. Shkaqet e inkotinencës janë të ndryshme në mosha të ndryshme, në meshkuj dhe femra. Në fëmijëri, kontrolli i vezikës urinare zhvillohet më herët te vajzat sesa djemtë dhe njomja e dyshekut është më e zakonshme te djemtë se te vajzat.

Megjithatë në moshat e rritura, femrat janë më të predispozuara se meshkujt për zhvillimin e inkontinencës urinare për arsye të diferencave anatomike në regionin e legenit si dhe ndryshimet që ndodhin nga shtatzënia dhe lindja.

Inkontinenca urinare nuk është një sëmundje, por një simptom. Ajo mund të shkaktojë probleme mjeksore apo fizike të padukshme. Prezenca e inkontinencës urinare mund:
• Të tregojë se ka nje problem serioz të fshehur
• Të shkaktojë një kufizim të aktiviteteve

Dallohen disa forma të Inkontinencës Urinare:
• Inkontinenca e stresit.
Kjo konsiston në rrjedhje të pavullnetshme të urinës gjatë kohës që kollitet, tështin, qesh, ben ushtrime fizike ose ngre pesha të renda, veprime të cilat përcjellin shtrëngimin e barkut në vezikë.

• Inkontinenca nga ngacmimet (urgjencës)
Është një rrjedhje e pavullnetshme e urinës si rezultat i një ndjenje të fortë urgjente të papritur për të urinuar që nuk mund të ndalohet dot. Mund të lindë nevoja për të urinuar shpesh duke përfshirë dhe natën. Inkontinenca e urgjencës mund të shkaktohet nga shkaqe të vogla sic është infeksioni, ose nga shkaqe më të forta sic janë çregullimet neurologjike ose diabeti.

• Inkontinenca e mbimbushjes
Pacienti mund të ketë derdhje të shpeshtë ose të vazhdushme të urinës në porcione të vogla si rezultat i mos zbrazjes tërësisht të vezikës.

• Inkontinenca funksionale
Një dëmtim fizik ose mendor mund të bëjë që pacienti të mos arrijë në banjë në kohë. P.sh nëse pacienti ka një artrit te theksuar, ai s’është në gjendje të zberthejë shpejt pantallonat.

• Inkontinenca e perzjerë. Do të thotë që pacienti vuan nga disa lloje inkontinencash urinare.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!