Emri botanik i hurmave nënkupton “ushqimi i zotave”. Adaptohen mjaft lehtë me kushtet klimaterike, si dhe mund t’i gjeni kudo në markete apo tezga ushqimore. Sot, hurmat rriten në rajone si Kina, Bruma, India veriore, Australi, Amerikë si dhe në vendin tonë.
Hurmat janë fruta në ngjyrë kuqe-kafe ose portokalli që rriten në pemë. Për një shije maksimale duhet të konsumohen kur janë të pjekura mirë.
Benefitet shëndetësore të hurmave – Vitamina A gjendet në sasi të mëdha në këtë frut, duke pasur një përmbajtje prej 55% të vlerave ditore në 168 gr hurma. Vitamina C nuk mbetet prapa me rreth 21% plus sasi të bollshme mangani, një faktor bashkëpunues, i cili mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetshme të membranave të mukozës dhe lëkurës, si dhe të ulë rrezikun për kancerin e mushkërive dhe gojës.
Hurmat janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndikojnë që sistemi tretës të jetë i mirë-balancuar. Vitaminat B-komplekse janë prezente për të stabilizuar sistemin metabolik, krahas bakrit dhe fosforit. Me përmbajtje të ulët kalorike, hurmat përmbajnë të gjitha llojet e fito-nutrientëve, flavonoideve dhe antioksidantëve, si katekine, të cilat njihen që kanë veti antibiotike dhe anti-inflamatore, si dhe mbrojnë enët e vogla të gjakut nga gjakderdhja.
Ato gjithashtu përmbajnë galokatekine dhe acid betulinik , të cilat ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve. Antioksidantë të tjerë që gjenden në hurma përfshijnë beta-karotene, lycopene, luteinë dhe cryptoxanthin. Përmbajtja e zeaxanthinës ndihmon në filtrimin e dritës.
Megjithatë, konsumojeni hurmën me moderim pasi përmban fruktozë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të larta.
Studimet e bëra te hurmët: – Hurmat janë të paktat ushqime të cilat kanë një ndikim në kancerin e gjirit , pa dëmtuar qelizat normale, sipas një studim të 2012. Shkencëtarët ia atribuan këtë flavonoidit fisetin, që gjendet në disa fruta dhe perime, por vecanërisht te hurmat. Fisetina gjithashtu përmendet si kontribues i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.
Recetë gatimi: Sallatë me hurma dhe djathë dhie. Përbërësit: Sallatë jeshile (ose jeshillëqe të tjera), 4 lugë lëng mandarine, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1/2 e lugë së cajit mustardë Dijon, 1 hurmë të grirë, 1 mollë të vogël, 1/2 e kupës djathë dhie, pak kripë.
Përgatitja: Vendosni sallatën në tas dhe sipër hidhini frutat dhe djathin e dhisë. Në një tas të vogël, përzieni lëngun e mandarinës, mustardën, kripën dhe piperin. Përzieni vajin e ullirit dhe hidheni te sallata.Hidhini bajame për shije. Ju bëftë mirë!