Hurma dhe perfitimet që sjell konsumimi i saj në shëndetin tone

Hurma dhe perfitimet që sjell konsumimi i saj në shëndetin tone

Emri botanik i hurmave nënkupton “ushqimi i zotave”. Adaptohen mjaft lehtë me kushtet klimaterike, si dhe mund t’i gjeni kudo në markete apo tezga ushqimore.
Farat e hurmave u shfaqen për herë të parë në Amerikë kur Matthew Perry i dërgoi ato nga Japonia në 1856. Sot, hurmat rriten në rajone si Kina, Bruma, India veriore, Australi, Amerikë si dhe në vendin tonë.
Hurmat janë fruta në ngjyrë kuqe-kafe ose portokalli që rriten në pemë. Për një shije maksimale duhet të konsumohen kur janë të pjekura mirë.

Benefitet shëndetësore të hurmave
Vitamina A gjendet në sasi të mëdha në këtë frut, duke pasur një përmbajtje prej 55% të vlerave ditore në 168 gr hurma. Vitamina C nuk mbetet prapa me rreth 21% plus sasi të bollshme mangani, një faktor bashkëpunues, i cili mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetshme të membranave të mukozës dhe lëkurës, si dhe të ulë rrezikun për kancerin e mushkërive dhe gojës.
Hurmat janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndikojnë që sistemi tretës të jetë i mirë-balancuar. Vitaminat B-komplekse janë prezente për të stabilizuar sistemin metabolik, krahas bakrit dhe fosforit. Me përmbajtje të ulët kalorike, hurmat përmbajnë të gjitha llojet e fito-nutrientëve, flavonoideve dhe antioksidantëve, si katekine, të cilat njihen që kanë veti antibiotike dhe anti-inflamatore, si dhe mbrojnë enët e vogla të gjakut nga gjakderdhja. Ato gjithashtu përmbajnë galokatekine dhe acid betulinik , të cilat ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve. Antioksidantë të tjerë që gjenden në hurma përfshijnë beta-karotene, lycopene, luteinë dhe cryptoxanthin. Përmbajtja e zeaxanthinës ndihmon në filtrimin e dritës.
Megjithatë, konsumojeni hurmën me moderim pasi përmban fruktozë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të larta.

Faktet nutricionale: (100 gr)
Kaloritë nga yndyra : 0 gr

Yndyra totale: 0 gr

Yndyra e ngopur:  0 gr

Kolesterol: 0 mg

Kripa: 1 mg

Karbohidrate totale: 19 g

Fibra dietike: 4 g

Sheqeri: 13 gr

Proteina: 1 gr

Vitamina A: 33%
Vitamina C: 13%
Kalcium: 1%
Hekur: 1%

Shënim: Vlerat ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike.

Studimet e bëra te hurmët:
Hurmat janë të paktat ushqime të cilat kanë një ndikim në kancerin e gjirit , pa dëmtuar qelizat normale, sipas një studim të 2012. Shkencëtarët ia atribuan këtë flavonoidit fisetin, që gjendet në disa fruta dhe perime, por vecanërisht te hurmat. Fisetina gjithashtu përmendet si kontribues i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.

Recetë gatimi
Sallatë me hurma dhe djathë dhie

Përbërësit:
-Sallatë jeshile (ose jeshillëqe të tjera)
-4 lugë lëng mandarine
-2 lugë gjelle vaj ulliri
-1/2 e lugë së cajit mustardë Dijon
-1 hurmë të grirë
-1 mollë të vogël
-1/2 e kupës djathë dhie
-Pak kripë

Përgatitja:
1. Vendosni sallatën në tas dhe sipër hidhini frutat dhe djathin e dhisë.
2. Në një tas të vogël, përzieni lëngun e mandarinës, mustardën, kripën dhe piperin. Përzieni vajin e ullirit dhe hidheni te sallata.Hidhini bajame për shije. Ju bëftë mirë!

 

error: Nuk lejohet kopjimi!