HOMOCISTEINA – STATISTIKA JUAJ MË E RËNDËSISHME E SHËNDETIT

HOMOCISTEINA – STATISTIKA JUAJ MË E RËNDËSISHME E SHËNDETIT

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Harrojeni presionin tuaj të gjakut, kolesterolin, madje edhe peshën tuaj. Ekziston vetëm një faktor që mund të përcaktojë më së miri, nëse do të jetoni gjatë dhe shëndetshëm ose do të vdisni të rinj. Kjo quhet homocisteina.
Homocysteina është një lloj proteine, që prodhohet nga trupi dhe që gjëndet në gjak, që në mënyrë ideale duhet të jetë e pranishme në sasi shumë të ulëta. Gjithsesi, nëse ju nuk jeni ushqyer në mënyrë optimale, homocysteina mund të akumulohet në gjak, duke rritur rrezikun e mbi pesëdhjetë sëmundjeve, duke përfshirë atakun e zemrës, kancere të caktuar, diabetin, depresionin dhe sëmundjen Alzheimer
Çfarë është homocisteina?
Homocysteina është prodhuar nga aminoacidi methionine, që gjëndet tek proteinat normale dietike. Homocysteina në vetvete nuk është një lajm i keq, trupi juaj në mënyrë natyrale e kthen në një ose dy substance përfituese. Këto janë quajtur glutathione (antioksidanti më i rëndësishëm i trupit) dhe një donor methyl i quajtur SAM (një lloj ushqyesi shumë i rëndësishëm për trurin dhe trupin).
Problemi është që, nëse nuk keni sasinë e duhur të Vitaminave B në dietën tuaj, enzima që e kthen homocisteinën në këto substance përfituese nuk punon mirë. Homocisteina juaj nuk mund të konvertohet, kështu që niveli i saj rritet në mënyrë të rrezikshme.
Për t’i bërë gjërat më komplekse, është zbuluar që një në dhjetë njerëz ka një mutacion gjenetik të trashëguar që i bën ato që të jenë më shumë pronë ndaj niveleve të larta të homocisteinës në krahasim me njerëzit e tjerë. Kjo nënkupton që enzima që konverton homocisteinën në SAM (është quajtur enzima MTHFR) nuk funksionon shumë mirë. fatmirësisht, studimet kanë treguar që konsumimet e mëdha të B12 dhe acidit folik mund të ndihmojnë enzimën në mungesë që të funksionojë më mirë.
Ndërkohë që rëndësia e antioksidantëve është e mirë stablizuar, një lëvizje e re në mjekësi është “methylation”. Aftësia e trupit për të mbajtur balancën kimike varet mbi aftësinë e tij për të shtuar ose tërhequr molekulat e quajtur grupet methyl. Kjo është mënyra sesi trupi e kthen një gjë në një tjetër. Për ta bërë këtë të vërtetë, le të themi të gjithë këtë bisedë rreth “vdekjes së parakohshme” është duke ju stresuar. Trupi juaj përgjigjet duke shtuar një grup methyl të noradrenalinës për të prodhuar adrenalinë. Trupi përgjigjet duke larguar grupin methyl nga adrenalina, duke e kthyer atë në noradrenalinë. Ky lloj reaksioni kimik ndodh biliona herë cdo sekondë, duke mbajtur çdo gjë në balancë.
Nëse kishte një masë të antioksidantëve tuaj “niveli i intiligjencës ” do të ishte niveli i glutathione brënda qelizave tuaja. Të gjithë këto antioksidantë që ju hani dhe që suplementoheni çdo ditë kanë efektin më të madh nëse ato së fundmi rrisin këtë nivel të glutathione brëndaqelizor. E njëjta gjë, nëse ekzistonte një masë i methyl “niveli i intiligjencës ” do të ishte niveli i SAM brënda qelizave tuaja. Kjo ndodh sepse SAM mund të dhurojë grupin methyl ose të pranojë një prapsht, duke mbajtur biokiminë e trupit fleksibël. Normalisht, si SAM ashtu edhe glutathione janë të bëra nga methionine amino acid në dietën tonë, nëpërmjet homocisteinës. Gjithsesi, nëse shndërrimi i homocysteinës është bllokuar në çdo lloj mënyrë, niveli i homocysteinës rritet dhe SAM dhe glutathione shkon poshtë.
Kjo është vetëm gjysma e lajmit të keq. Gjysma tjetër është zbulimi që homocysteina dëmton arteriet tuaja, trurin dhe vetë DNA-në. Kjo është arsyeja se përse nivelet e homocystenës janë teorikisht përcaktuesit më të rëndësishëm të shëndetit dhe të përshtatshme për biokiminë e trupit tuaj dhe të rrezikut tuaj për sëmundje degjenerative. Por ku ekziston vërtetimi i vështirë?
Redukton rrezikun tuaj të atakeve të zemrës në 75 përqind
Një studim ekzaminoi lidhjen ndërmjet homocisteinës dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në njëzetë mijë njerëz.
Ato zbuluan se, me çdo 5 njësi (millimole/liter) rritje të homocysteinës që matet në gjak, rreziku për sëmundjen e zemrës rritej në 42 përqind në ato me mutacion gjenetik dhe nga 32 përqind në ato pa atë. Rreziku për atak rritej në 65 përqind në njerëzit me mutacion gjenetik dhe në 59 në ato pa atë. Kërkuesit arritën në përfundimin që lidhja ndërmjet homocisteinës dhe sëmundjes kardiovaskulare është e zakonshme.
Kjo nënkupton që të paturit e nivelit të homocisteinës së lartë nuk është e lidhur vetëm me rrezikun e lartë, ajo në të vërtetë shkakton sëmundjen e zemrës – një konkluzion që gjithashtu është arritur nga grupe të tjera kërkimi. Nëse ulni nivelin e homocisteinës (nivelet tuaja H), ju largoni shkakun e sëmundjes së zemrës.
Ndërkohë që niveli mesatar i homocisteinës është rreth 10 njësi, një nivel ideal është 6 njësi. Ato me një histori të sëmundjes kardiovaskulare shpesh kanë një nivel mbi 15 njësi. Sipas këtij studimi, ulja homocisteinës së lartë nga 16 deri në 6 njësi, një ulje prej 10 njësi (mmol/l), mund të reduktojë rrezikun me 75 përqind. Kjo është vetëm pak më shumë një reduktim thelbësor që mund të bëhet për kolesterolin, por është gjihashtu më shumë e arritshme. Si? Me ushqyes, jo ilaçe.
Kanceri – ndërpriteni rrezikun tuaj në një të tretën
Kanceri është rreth 85 përqind i parashikueshëm. Kërkuesit publikuan një studim që përfshin dyzetë e pesë mijë palë binjake dhe zbuluan që kanceri ka më shumë mundësi që të shkaktohet nga dieta dhe ndryshimet e jetës sesa nga gjenet. Rezultatet e studimit treguan që binjakët identikë, që gjenetikisht janë të njëjtë, kanë jo më shumë se 15 përqind shans për të zhvilluar të njëjtin kancer. Kjo sugjeron që shkaku i pjesës më të madhe të kancereve është 85 përqind mjedisor, dieta, jetesa dhe ekspozim ndaj mineraleve toksike. Studimi zbuloi që zgjedhjet rreth dietës, duhani dhe të ushtruarit përbënin 58 ndaj 82 përqind të kancerave të studiuar.
Ku ndodhet homocisteina në të gjithë këtë? Ndërkohë që , kanceri përkeqësohet nga dëmtimet e ADN-së – dhe të paturit e niveleve të larta të homocysteinës e bën ADN-në tuaj më të ndjeshme ndaj dëmtimeve dhe jo lehtësisht të riparueshme në momentin e dëmtimit. Nga ana tjetër e shkallës, nivelet e larta të homocysteinës janë gjetur që të jenë një përcaktues shumë i mirë nëse terapitë e kancerit janë duke funksionuar. Nivelet e homocysteinës rriten kur tumoret rriten dhe ulen kur ato tkurren. Format e kancerit, që janë qartë të lidhura me nivelet e larta të homocysteinës përfshijnë kanceret e gjirit dhe të zorrëve, dhe leuçeminë ndërmjet të tjerave. Homocysteina e ulët ka mundësi që të reduktojë rrezikun tuaj në një të tretën. Me uljen e niveleve të homocysteinës tuaj, bashkë me ndryshimet e tjera dietike dhe suplementare, ju do të keni mundësinë të ndërprisni rrezikun e kancerit në më shumë se gjysmën.
Diabeti – mund të ulni në thelb rrezikun tuaj
Lloji 2 i diabetit tuaj është i parashikueshëm, por akoma në ditët e sotme njerëzit janë duke e zhvilluar atë. Epidemia e obezitetit në perëndim ka shkaktuar rritjen e diabetit. Nëse jeni obezë, rreziku për të zhvilluar diabetin shkon në shtatëdhjetë e shtatë. Diabetikët janë nën rrezikun e të zhvilluarit të homocisteinës së lartë sepse ne e dimë se anormaliteti që rrit insulinën e parë në pjesën më te madhe të diabetikëve, ndalon trupin duke ulur dhe mbajtur një nivel homocisteine të qëndrueshme. Duke ndjekur një dietë me homocisteinë të ulët dhe duke marrë suplemente, ju do të jeni në gjëndje që të reduktoni rrezikun e diabeti ose nëse jeni diabetik, ju do të jeni në gjëndje që ta mbani gjëndjen në një kontroll më të mirë dhe për të reduktuar komplikacionet.
Sëmundja Alzheimer – redukton rrezikun tuaj
Dëshmitë tregojnë se nëse ju mund të reduktoni Homocysteinën, ju mund të reduktoni edhe rrezikun e marrjes së sëmundjes Alzheimer. Homocysteina është e lidhur me dëmtimin e trurit. Dr. Matsu Toshifumi dhe kolegët e tij në Universitetin Tohoku, Japoni kryen skanime të trurit në 153 njerëz të moshur dhe kontrolluan ato kundër çdo niveli individual të homocisteinës. Dëshmitë janë shumë të qarta, sa më e lartë që të jetë homocisteina, aq më i lartë është edhe dëmtimi i trurit.
Një studim i fundit në Revistën Mjekësore New England listoi shëndetin e 1092 njerëzve të moshuar pa dementia, duke matur nivelet e tyre të homocisteinës. Brënda tetë viteve të ardhshme, 111 u diagnostikuan me dementia. Tetëdhjetë e tre të këtij grupi u diagnostikuan me alzheimer. Ato me nivele të lartë të homocisteinës në gjak kanë dyfishuar rrezikun e Alzheimer. Të gjitha këto sugjerime të forta që ndjekin një regjim të ulët homocisteinës, përgjysmojnë rrezikun tuaj të zhvillimit të Alzheimer në jetën e mëvonshme.
Përgjysmon rrezikun tuaj të vdekjes nga të gjitha shkaqet
Një nga mënyrat më të mira për të patur një jetë sa më të shëndetshme, është duke reduktuar nivelin e homocisteinës. Kjo sepse, me çdo 5 njësi mmol/l që ju rrisni homocisteinën, ju fitoni:
– Një rritje rreziku prej 49 përqind për vdekje nga të gjitha shkaqet
– Një rritje rreziku prej 50 përqind për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare
– Një rritje rreziku prej 26 përqind për vdekje nga kanceri
– Një rritje rreziku prej 104 përqind për vdekje nga të gjitha shkaqet të tjera nga kanceri ose sëmundja e zemrës
Këto janë zbulimet e jashtëzakonshme të studimeve kërkimore krahasuese në Universitetin Bergen në Norvegji. Kërkuesit matën nivelet e homocisteinës në 4766 meshkuj dhe gra të moshës gjashtëdhjetë e pesë deri në gjashtëdhjetë e shtatë në 1992 dhe më pas regjistruan cdo vdekje në pesë vitet e ardhshme, gjatë së cilës 162 meshkuj dhe 97 gra vdiqën. Më pas ato panë rrezikun e vdekjes në lidhje me nivelet individuale të homocisteinës. Ato jo vetëm që rikonfirmuan marrëdhënien ndërmjet atakeve të zemrës, dhe homocysteinës së lartë, por gjithashtu gjetën që një lidhje e fortë u zbuluar ndërmjet homocysteinës dhe të gjitha shkaqeve të mortalitetit. Në fjalë të tjera, homocisteina është një predikues i përshtatshëm sesa gjatë ju do të jetoni, pavarësisht se cili është shkaku i vdekjes.
Nëse jeni në të pesëdhjetat dhe gjashtëdhjetat, ju mundet që t’i shihni të gjithë këto lajme me mërzi. Por me një zgjidhje të garantuar lajmi është i mirë, sepse ju mund të filloni për të bërë diçka rreth saj që tani.
error: Nuk lejohet kopjimi!