Janë bime gjethore qe kane rendësi te madhe si ne mjekësinë popullore ashtu edhe ne atë shkencore. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit.
Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e fokut me këtë bimë.
*Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin.Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi.
Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth.
Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.
Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë.
Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre.Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.
*Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. – Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithrat përmbajnë klorofil, tanin, kripëra minerale ( Ca, K, Mg, Fe, Zn, Mn, Cu, Co ), vitamina C dhe K , A, vitaminave B1, B2, B3 dhe B5, histamina, serotoninë, acetilkoline, glikokinonet .Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.
*Hithra përdorët për shërimin e sëmundjeve në mushkëri, në lukth, kundër verdhëzës, kundër pagjakësisë, kundër pezmatimit të rrugëve urinare, për shërimin e reumës.
Çaji përgatitet nga e tërë bima dhe rrënjët. Merren 25gr të bimës së freskët apo 3gr të bimës së tharë dhe dy litra ujë. Hithrat qëndrojnë 12-16 orë në ujë, pastaj zihen për gjysmë ore dhe në fund bëhet kullimi. Përdoret duke e pirë dhe ndihmon për shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura
Hithrat i preferohen te gjithëve për dhembe dhe kocka te shëndosha, sidomos shtatzënave dhe fëmijëve. Gjithashtu preferohen për ta parandaluar adenomën e prostatës, për parandalimin e pasojave të pleqërisë dhe harresës.
Së fundmi, në prizmin e stimulimit te përgjithshëm të trupit të njeriut, thuhet se rrit aktivitetin seksual. Amviset e përgatisin hithren si supë me vaj ulliri dhe limon,e përdorin në byreqe dhe në pitet ose përgatisin pomadë me vaj ulliri.