Faktet kryesore
· Hipertensioni – ose presioni i ngritur i gjakut – është një gjendje e rëndë mjekësore që rrit ndjeshëm rreziqet e zemrës, trurit, veshkave dhe sëmundjeve të tjera.
· Rreth 1.13 miliardë njerëz në botë kanë hipertension, shumica (dy të tretat) jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
· Në vitin 2015, 1 në 4 burra dhe 1 në 5 gra kishin hipertension.
· Më pak se 1 në 5 persona me hipertension kanë problemin nën kontroll.
· Hipertensioni është një shkak kryesor i vdekjes së parakohshme në të gjithë botën.
· Një nga synimet globale për sëmundjet jo të transmetueshme është të zvogëlojë prevalencën e hipertensionit me 25% deri në vitin 2025 (fillimi 2010).
Cfarë është hipertensioni?
Hipertensioni është forca e ushtruar nga qarkullimi i gjakut kundër mureve të arterieve të trupit, enëve të mëdha të gjakut në trup. Hipertensioni ndodh kur presioni i gjakut është shumë i lartë.
Cilët janë faktorët e rrezikut për hipertension?
Faktorët e rrezikut të modifikueshëm përfshijnë dieta jo të shëndetshme (konsumimi i tepërt i kripës, dieta e lartë e yndyrave të ngopura dhe yndyrnave trans, konsumimi i ulët i frutave dhe perimeve), pasiviteti fizik, konsumimi i duhanit dhe alkoolit, si dhe mbipesha. Faktorët e rrezikut jo të modifikueshëm përfshijnë një histori familjare të hipertensionit, moshës mbi 65 vjeç dhe sëmundje bashkë-ekzistuese si diabeti ose sëmundja e veshkave.
Cilat janë ndërlikimet e hipertensionit të pakontrolluar?
Hipertensioni mund të shkaktojë dëme serioze në zemër. Presioni i tepërt mund të ngurtësojë arteriet, duke zvogëluar rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit në zemër. Ky presion i ngritur dhe ulja e rrjedhës së gjakut mund të shkaktojnë:
· Dhimbje në kraharor, i quajtur edhe angina.
· Sulmi në zemër, i cili ndodh kur furnizimi me gjak i zemrës bllokohet dhe qelizat e muskujve të zemrës vdesin nga mungesa e oksigjenit. Sa më gjatë bllokimi i rrjedhës së gjakut, aq më i madh është dëmtimi i zemrës.
· Dështimi i zemrës, i cili ndodh kur zemra nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak dhe oksigjen në organet e tjera jetike të trupit.
· Rrahje të parregullta në zemër e cila mund të çojë në një vdekje të papritur.
· Hipertensioni gjithashtu mund të shpërthejë ose bllokojë arteriet që furnizojnë me gjak dhe oksigjen trurin, duke shkaktuar një goditje.
· Hipertensioni mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.
Si mund t’a parndalojmë hipertensionin?
Sulmi në zemër, goditjet në tru, dëmtimi I veshkave, si dhe probleme të tjera shëndetësore vijnë si pasojë e hipertensionit. Ja sim und të parandalojmë hipertensionin:
· Ulja e nivelit të konsumit të kripës, (në më pak se 5g në ditë)
· Konsumimi I shumë frutave dhe perimeve
· Aktiviteti fizikisht në baza të rregullta
· Shmangia e përdorimit të duhanit
· Ulja e konsumit të alkoolit
· Kufizimi i marrjes së ushqimeve të larta në yndyrnat e ngopura
· Eleminimi / zvogëlimi i yndyrave trans në dietë