Parandalo më lehtë se sa shëro .
Gripi sezonal dhe sëmundjet e tjera të rënda të frymëmarrjes, si virusi i frymëmarrjes (RSV), kollitja e shpeshtë, dhe sindromi i rëndë respirator akut (SARS), përhapen nga kollitja, teshtitja ose duart e papastra .
Mësoni rreth hapave që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga gripi dhe të ndihmoni në ndalimin e përhapjes së mikrobeve
Ndërhyrjet munden me qenë jofarmaceutike dhe farmaceutike
Nderhyrjet jofarmaceutike jane zakonet e mira shëndetësore, si mbulimi i kollës me dorë dhe larja e duarve shpesh mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së mikrobeve dhe parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi. Këto zakone mund të jenë :
• Mbulo gojën dhe hundën tek kollitja ose teshtitja sepse kjo mund t’ju ndihmojë atyre që janë përreth jush të mos sëmuren.
• Pastroni duart tuaja shpesh me uje dhe sapun sepse pastrami i shpesht I duarve do t’ju ndihmojë të mbroheni nga mikrobet.
• Qëndro në shtëpi kur je i sëmurë.Shmangni kontakt të ngushtë me njerëz të sëmurë. Kur jeni i sëmurë, mbani distancën tuaj nga të tjerët për t’i mbrojtur ata nga të qenit të sëmurë.Njeherit qëndrimi në shtëpi ju bene te pushoni dhe te shëroheni më shpejt .
• Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës.
• Mikrobet shpesh përhapen kur një person prek diçka që është e ndotur me microbe dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën.
• Pastroni dhe dezinfekoni sipërfaqet e prekura shpesh në shtëpi, në punë ose në shkollë, sidomos kur dikush është i sëmurë.
• Bëni shumë gjumë, jini fizikisht aktivë, menaxhoni stresin tuaj,
• Sigurohuni që të merrni më shumë lëngje dhe hani ushqim të shëndetshëm .
• Trajtoni dhimbje dhe ethe.
• Kujdesuni për kollën tuaj.
• Frymëmarrje në avull duke bërë një banjë me avull.
Ndërhyrjet farmaceutike –
• Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin sezonal është të vaksinohet çdo vit,
• Ka edhe barna antivirale që mund të përdoren për të trajtuar dhe parandaluar gripin.
• Vitamina C gjithashtu ju lehteson gjendjen shëndetësore duke ju ngritur edhe imuniteitn tuaj.