Gezuar 2020!!!

Gezuar 2020!!!

Gëzuar miqte e mi te shtrenjte !!
Mbyllja e një viti është më shumë se një moment kalendarik; është një moment reflektimi dhe bilanci për gjërat e realizuara dhe të parealizuara; për sukseset apo dështimet; është padyshim vija ndarëse e asaj që duam dhe asaj që bëjmë. Lista mund të jetë e gjatë për ata që janë ambiciozë apo me ide. Momenti i ndërrimit të viteve është mundësia e artë e kërkesës ndaj vetvetes, por edhe ndaj të tjerëve.
 
Se pari dhe mbi të gjitha është urimi që të keni shëndet. Sa më të shëndetshëm të jeni, aq më të lehta që do të jenë sfidat për t’u kapërcyer.
 
Së dyti, urojmë që termeti te na perkedhele e te na lere te qete.
 
Në morinë e mesazheve përcjell urimet më të mira për te gjitha mediat shqiptare qe me kane hapur dyert gjate vitit 2020. Uroj qe viti i ri t’i thërrasë në misionin e tyre më shumë profesionalizëm, etikë, përkushtim dhe dashuri për profesionin dhe audiencen.
 
Ju uroj që t’a keni plot tavolinën , por të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme; të punoni sa më shumë, por të punoni aq sa të mos dëmtoni shëndetin tuaj; të fitoni sa më shumë, por të mos harroni që të investoni për shëndetin tuaj; të falni sa me shume dashuri pasi dashuria është ilaçi i shëndetit. Urimet janë të pafundme, por “Anila Kalleshi”, urimin mbi urimet e ka te shëndeti dhe për shëndetin.
error: Nuk lejohet kopjimi!