GERRHITJA, SHKAQET DHE RREZIQET E SAJ!

GERRHITJA, SHKAQET DHE RREZIQET E SAJ!

Gërrhitja është një problemet më të shpeshta dhe njëkohësisht më të bezdisurat për ata që gërrhasin, gjithashtu edhe për ata të cilët janë përreth. Kemi dëgjuar shpesh këshilla për të zbutur këtë problem, por asnjeherë nuk e keni menduar si një problem serioz për ta kuruar ose për të shkuar tek mjeku i ORL-së.

Po çfarë është gërrhitja?

Gërrhitja është zeri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dredh qiellzën e butë (palatum mole) dhe gjuhën e vogël (uvula). Gërrhitja është një shqetësim i zakonshem që tregon një vështirësi në frymëmarrje gjatë natës. Ajo lidhet me një bllokim të pjesshëm të rrugëve ajrore të sipërme ose të një bllokimi të plotë në të cilin ndërpritet frymëmarrja dhe që quhet, Apne.

Simptomat kryesore janë përgjumësia gjatë ditës, dhimbje koke në mëngjes dhe ngadalësim në të menduar.

Rreziqet e gërrhitjes.
Ajo që ne e shohim si një formë natyrale që i ndodh personave gjatë natës, mund të shkaktojë probleme shumë serioze për shëndetin e tyre.
Ndërlikimet e këtyre simptomave përfshijnë sëmundje kardiake si aritmi (ç’rregullim të ritmit të zemrës), bradikardi të rëndë (rrahje e ngadaltë e zemrës), insuficence kardiake (pamjaftueshmëri e zemrës), hipertension artelial (tension i lartë), dhe risk të lartë për incidente cerebro-vaskulare (hemoragji cerebrale, trombozë etj).

Vdekshmëria nga iktusi dhe infarkti i zemrës janë më të larta tek personat që vuajnë nga apnea në gjumë në krahasim me popullatën e përgjithshme. Patologjitë që bashkë shoqërohen janë mbipesha, tensioni i lartë, diabeti, astma etj.

Për këtë arsye nëse keni vite që keni probleme me gërritjen, i vetmi shqetësim nuk duhet të jenë njerëzit që keni përreth të cilët ju ankohen vazhdimisht për zhurmën, por mbi të gjitha është shëndeti juaj dhe për këtë arsye nuk duhet të neglizhoni por të trajtoheni.

error: Nuk lejohet kopjimi!