EFEKTET E ALKOLIT NE ORGANIZEM

EFEKTET E ALKOLIT NE ORGANIZEM

Kujdes, konsumi i tepruar i alkolit dhe sidomos në rast se kthehet në ves i shkakton organizmit dëme për të cilat është mirë që të jeni të informuar.

Alkoli ndikon drejtpërdrejtë në funksionin e trurit
Vetëm 30 sekonda pasi keni filluar të pini gotën e parë alkoli shkon direkt në tru duke afektuar reflekset tuaja dhe sidomos prek ato pjesë të trurit që kontrollojnë lëvizjet, të folurit, proçesin e gjykimit dhe memorien.
Truri fillon të tkurret.
Nëse ju abuzoni me pirjen e alkolin, pra nëse konsumoni alkol në sasi të mëdha dhe për një kohë të gjatë, atëherë kjo gjë fillon të ndikojë si në formën ashtu edhe funksionimin normal të trurit. Qelizat e trurit me kalimin e kohës fillojnë të zvogëlohen, pra me pak fjalë, konsumi i një sasie të madhe të alkolit mund të çojë në tkurrjen/zvogëlimin e përmasave të trurit, gjë që ndikon negativisht në aftësinë tuaj të të menduarit, mësuarit dhe kujtesës (memorjen).

Probleme me gjumin
Efektet e alkolit në tru bëjnë që të ndiheni të përgjumur, pra ju do të mund të përgjumeni lehtësisht por ama nuk do të arrini të flini mirë. Kjo për faktin se pikërisht gjatë natës organizmi përpunon alkolin e konsumuar dhe në momentin që efektet a alkolit fillojnë të largohen atëherë kjo do të ndikojë që të mos arrini të bëni një gjumë të thellë & të mirë dhe si rrjedhim trupi të mos arrijë të çlodhet. Gjumi i çrregullt ndodh të shoqërohet me ëndrra apo makthe por edhe sepse do ju duhet të çoheni herë pas herë për të shkuar në tualet (urinim i shpeshtë).

Aciditet i shtuar i Stomakut
Konsumi i shpeshtë i alkolit irriton muret e stomakut duke bërë që me kalimin e kohës të keni edhe refluks të lëngjeve gastrike. Te personat të cilët abuzojnë prej vitesh me pirjen e alkolit këto probleme mund të çojnë edhe në krijimin e ulçerës në stomak. Ndërkohë ekzistenca e një niveli të lartë të lëngjeve në stomak bën që këta persona të mos ndiejnë uri dhe kjo është një arsye më shumë që këta persona nuk arrijnë të marrin të gjithë nutrientët e nevojshëm për të cilat ka nevojë organizmi.

Diarre & Urth
Aparati tretës, por sidomos zorra e hollë & zorra e trashë, fillojë të irritohen gjithashtu në rast abuzimi afatgjatë me alkolin, kjo për faktin se alkoli ndikon në shpejtësinë e lëvizjes së ushqimit të këtë zonë. Kjo është edhe arsyeja që në raste dehjesh ndodh të kemi episode diarreje, që mund të ndodhë të kthehet edhe në një problem që periodik. Po kështu të tilla episode shoqërohen edhe me Urth.

Dëmton Mëlçinë
Mëlçia është organi që metabolizon pothuajse të gjithë sasinë e alkolit dhe në këtë proçes ajo mban një sasi të madhe toksinash. Me kalimin e kohës, konsumi i alkolit në sasi të madhe bën që mëlçia të dhjamoset. Kjo kufizon rrjedhën normale të gjakut duke bërë që qelizat e mëlçisë të mos marrin atë që ju nevojitet për të mbijetuar. Kjo me kalimin e kohës çon në mosfunksionimin normal të mëlçisë dhe shfaqjen e patologjisë së mëlçisë të njohur si Cirroza hepatike.

Dëmtim i Pankreasit & Diabet
Normalisht pankreasi është organi që sekreton insulinën dhe enzima të tjera tretëse që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve. Por alkoli dëmton këtë proçes duke lënë toksina në brendësi të pankreasit duke shkaktuar inflamacion të tij, gjë e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të këtij organi. Pas disa vitesh, duke qenë se pankreasi nuk arrin të prodhojë insulinën e nevojshme për organizmin, mund të çojë edhe në shfaqjen e Diabetit dhe në disa raste çon deri edhe në Kancer të Pankreasit.

Probleme me Zemrën (Aritmi)
Ndodh që kur tejkaloni masën e alikolit për një natë të vetme të përjetoni probleme me ritmin e zemrës, por në rast se këto abuzime zgjasin me vite atëherë problemet me ritmin e zemrës kthehen në probleme të përhershme, kjo për faktin që me kalimin e kohës kemi dobësim të muskujve të zemrës duke bërë që të mos arrijnë të pompojnë siç duhet gjakun në zemër, gje kjo ndikon edhe në funksionin e të gjithë organizmit.

Ndryshime në Temperaturën e Trupit
Alkoli zgjeron venat e gjakut duke bërë që një sasi më e madhe gjaku të depërtojë në lëkurë. Kjo bën që personat që konsumojnë shumë alkol të kenë fytyrë të skuqur dhe të ndiejnë më shumë nxehtësi, por kjo gjendje nuk zgjat shumë. Nxehtësia që krijohet nga kalimi i shtuar i gjakut në lëkurë del jashtë trupit duke çuar kështu në uljen e temperaturës së trupit. Abuzimi më pirjen për një kohë të gjatë rrit presionin e gjakut dhe kjo bën që trupi të lëshojë më shumë hormone të stresit të cilat ngushtojnë enët e gjakut që çon në sforcimin e punës së zemrës.

Dobësim i Sistemit Imunitar
Ndoshta ju nuk e lidhni një ftohje të thjeshtë me konsumin e tepërt të alkolit, por ja që mund të ketë lidhje, sepse alkoli ndikon në ngadalësimin e sistemit imunitar. Kjo ndodh për shkak se trupi nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të rruzava të bardha të gjakut të cilat janë të nevojshme për të luftuar bakteret. Kjo është edhe arsyeja që 24 orë pas konsumit të alkolit jeni më të prirur për t’u sëmurur. Personat që konsumojmë sasi të mëdha alkoli prej vitesh janë më të prirur për t’u prekur nga pneumonia dhe tuberkulozi.

Kocka më të dobëta & Më pak masë muskulare
Konsumi i alkolit në doza të larta mund të ulë nivelin e kalçiumit në organizëm. Nëse këtu shtojmë edhe faktin që alkoli çon edhe në ndryshime hormonale, atëherë me kalimin e kohës kjo ndikon në shëndetin e kockave, duke I bërë më të hollë dhe të brishtë, që mund të çojë edhe në shfaqjen e Osteoporozës. Abuzimi me alkolin kufizon edhe qarkullimin normal të gjakut në muskuj duke bërë që me kalimin e kohës këta persona të kenë masë muskulare më të vogël dhe si rrjedhim më pak forcë fizike.

error: Nuk lejohet kopjimi!