E vërteta e konsumit të ujit të ngrohtë me limon

E vërteta e konsumit të ujit të ngrohtë me limon

A është kjo pije mënyra më e mirë për të nisur ditën?

Me shumë mundësi keni dëgjuar për benefitet e konsumit të ujit me limon. Edhe pse shumë ekspertë theksojnë që nuk është një pije mrekullie, ka akoma dhe shumë benefite shëndetësore nga të cilat mund të përfitoni nëse nisni ditën tuaj me një gotë me ujë të ngrohtë dhe limon.
Limonat përmbajnë diçka të quajtur një përbërje flavonoide, e cila ndihmon në rigjallërimin e imunitetit dhe mund t’ju mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, thotë Sue Mah.
Studimet tregojnë që uji i ngrohtë mund të nxjerrë ekstraktin e këtij flavonoidi beneficial, i cili e bën më të thjeshtë për trupin që të absorbojë përbërjen flavonoide të limonit akoma dhe më mirë.
Mënyra e duhur për të përgatitur ujë të ngrohtë me limon
Për të marrë të gjitha benefitet e ujit të ngrohtë me limon, sigurohuni që të lini limonin në ujë të zier për të paktën gjysëm ore, rekomandon Mah.
Për këtë arsye, mundohuni të përfshini ujë të ngrohtë me limon në rutinën tuaj të mëngjesit duke e përgatitur këtë pije që në momentin që ngriheni në mëngjes.
Në momentin që jeni gati, uji i limonit i kam marrë plotësisht benefitet e plota, pra mund ta konsumoni. Nëse e keni provuar më parë ujin me limon dhe nuk ju ka pëlqyer, atëherë provoni një alternativë tjetër. Shtojini një fetë limoni çajit jeshil. Limoni do të ndihmojë në absorbimin e antioksidantëve në çajin jeshil, sipas një studimi ng Sunkist.

Uji i ngrohtë me limon është një mënyrë për të shtuar më shumë vitaminë C në dietën tuaj, meqënëse dy lugë gjelle lëng lëng limoni përmbajnë 20% të nevojave ditore për vitaminë C.
Plus kur vjen puna te psikologjia e ngjyrave, limoni është një mënyrë e mirë për t’i shtuar pak pozitivitet ditës suaj. Ngjyra e verdhë lidhet me gëzimin dhe ndjesinë e argëtimit, kështu që limoni në një farë mënyrë sjell pozitivitet dhe një humor më të mirë.

error: Nuk lejohet kopjimi!