Nëse nuk mund të mbani dietë për shkak të vullnetit të dobët, provoni këtë dietë 9 ditore. Menyja është e shumëllojshme, mirë e balansuar dhe mjaft e lehtë për ta respektuar, prandaj iu dedikohet personave me vullnet të dobët për dobësim. Dietën mund ta përsërisni dy herë nga nëntë ditë, kurse rezultatet janë të garantuara.
Dietë për persona me vullnet të dobët. Këshillë: të merreni me aktivitet fizik të cilin do ta shtoni gradualisht dhe të konsumoni më tepër ujë.
Dita e parë/ Mëngjesi: 1 copë bukë të thatë misri e lyer me xhizë, 1 vezë e zier, 2-3 kumbulla të thata; Dreka: 1 copë buke integrale, 1 sallatë me domate dhe tranguj, 1 banane; Darka: 100 gram mish viçi të pjekur, 1 sallatë e “madhe” nga lakra dhe karrotat, 2 patate të ziera, 1 mollë
Dita e dytë/ Mëngjesi: 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë qumësht pa yndyrë, 1 banane dhe 1 copë bukë e thatë misri; Dreka: 200 gram file pule (në skarë), 2 domate, ½ e trangullit, 1 gotë jogurt pemësh.
Mund ta përgatisni vetë në shtëpi duke shtuar pemë të ndryshme dhe një gotë jogurt), 1 mollë; Darka: 150 gram peshk I pjekur, 2 patate të ziera
Dita e tretë/ Mëngjesi: 2 copa bukë e thatë misri, 150 gram file pule (e pjekur), 1 domate; Dreka: 1 supë me perime, 1 copë bukë integrale, 1 sallatë nga lakra, karrotat dhe panxhari i kuq, 1 banane; Darka: 150 gram mish viçi I pjekur, 1 sallatë nga panxhari I kuq, lakra dhe karrotat, 1 banane.