Shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë drithëra integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlojne rrezikun nga të gjitha vdekjet me 5%, ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës me 9%,
Konkluzionet e studimit kanë mbetur të njëjta edhe kur janë llogaritur mosha, pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, dhe aktivitetet fizike. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 % më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Studimet kanë treguar se drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, te ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe te zvogëlojnë rrezikun nga diabeti.
Drithërat integrale përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri, Ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira.
Sëmundjet koronare të zemrës, për shembull, janë vrasësi më i madh në Britaninë e Madhe. Ato janë përgjegjëse për mbi 70.000 të vdekur në Britani të Madhe çdo vit.