Disa paragjykime dhe mendime të gabuara në lidhje me ushqimet

Disa paragjykime dhe mendime të gabuara në lidhje me ushqimet

 

Paragjykimet dhe mendimet e gabuara që qarkullojnë mes njerëzve në lidhje me ushqimet janë të shumta.

-Mishi i kuq është më i ushqyeshëm se mishi i bardhë. Ai të jep forcë.

Pesha e tepërt nuk ulet as duke pirë duhan. Pirja e duhanit nuk të mbron nga dhjamosja. Ka shumë njerëz që pretendojnë se po të lënë duhanin u shtohet oreksi dhe shëndoshen me shpejtësi. Në fakt, në qoftë se ata nuk e teprojnë në ushqim dhe nuk marrin kalorazh të tepërt, nuk kanë se si të shëndoshen. Dhjami i tepërt dhe duhani janë dy të këqija që dëmtojnë arteriet e diabetikut. Ato duhen likuiduar të dy me të njëjtin vullnet dhe rreptësi.

–  Mërzitja, emocionet, ndryshimet e ciklit menstrual, disa medikamente etj, mund të bëhen shkak që për disa ditë, pavarësisht nga respektimi i dietës, pesha të mos ulet. Mos u dekurajoni. Vazhdoni të respektoni dietën dhe do të vëreni se pesha pas disa ditësh do të ulet me siguri.

–  Gjatë kohës që ndiqni dietën me pak kalori mund të ndodhë që të bëheni më nervozë se zakonisht. A nuk i ndodh atyre që lenë duhanin? Kjo është një shfaqje e përkohshme, po është mirë që këtë ta dinë dhe njerëzit tuaj të afërt në familje e në punë. Nëse e ndieni të nevojshme mund të përdorni disa kohë qetësues si valium, librium etj.

–  Dieta e uljes në peshë, duke qenë më e varfër në kalori dhe me ushqim më të pakët, do të jetë me siguri e varfër dhe në vitamina. Prandaj gjatë kohës që vazhdoni këtë dietë duhet të pini vitamina të gatshme në formë kokrrash, disa herë në ditë.

Gjatë dietës për të rënë në peshë nuk është nevoja të ndërprisni punën e të rrini në shtëpi. Puna duhet vazhduar si zakonisht, madje është mirë që veprimtaria fizike të shtohet në mënyrë që të digjni sa më tepër kalori e të shpejtoni rënien në peshë. Rekomandohet të shtoni sidomos ecjen e shëtitjet në këmbë, shëtitjet me biçikletë, vrapimet e lehta, lojra të tilla si ping-pongu, volejbolli etj.

–  Në fillim të dietës me pak kalori mund të ndieni dobësi e një ndjenjë këputjeje të lehtë- Mos u shqetësoni. Kur të keni humbur dhjamin e tepërt ju do ta ndieni veten më të fortë e shumë të lehtë. Do ketë persona që ju njohin, njerëz të familjes dhe shokë që duke ju parë më të dobësuar do t’ju thonë të shqetësuar që të mos mbani dietë kaq të fortë .Mos i dëgjoni këshilla të tilla pa përgjegjësi. Ju vetë duhet të kini besim që dhe me aq pak ushqim sa hani trupi mbahet për bukuri e mund të përballojë si më parë punën dhe aktivitetin e përditshëm.

error: Nuk lejohet kopjimi!