Uji detox është shumë i rëndësishëm si të përmirësuar gjendjen mendore ashtu edhe për dobësim. Uji detoks mund të përgatitet me fruta dhe perime të ndryshme sipas shijeve tuaja.
Ja disa kombinime të shëndetshme për ujin detoks:
Mango dhe xhinxher- mango dhe xhinxheri, lehtësojnë në mënyrë natyrale dhimbjen e kokës. Herë tjetër në vend të ujit me aspirina, mund të bëni një kombinim të tillë për të lehtësuar dhimbjen e kokës.
Luleshtrydhe dhe kivi- i bën mirë shëndetit kardiovaskular, mbron sistemin imunitar, rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.
Kanellë dhe mollë- të dy këto përbërës, kanella dhe molla, ndihmojnë metabolizmin tuaj, për të djegur sa më shumë kalori.
Limon, kastravec dhe mente- shërben më së miri për të detoksikuar lëkurën tuaj.