Disa këshilla të vlefshme për pacientët me tiroide

Disa këshilla të vlefshme për pacientët me tiroide

Disa këshilla për një ushqyerje të shëndetshme për pacientët me tiroide
Ju nuk keni nevojë të ndiqni një dietë speciale ndërkohë që merrni mjekime për hormonet tiroidale, me disa përjashtime. Shmangni ushqimet që kanë sasi të larta proteine soje, të cilat mund të ndërhyjnë në absorbimin e hormoneve të tiroides. Nëse keni pjesërisht një pjesë të tiroides, shmangni sasi të larta të jodit, qoftë në mjekime apo suplemente, pasi mund të nxisin probleme të mëtejshme me tiroiden. Ushqimet më të pasura me jodi, si produktet e jodizuara ose peshku, janë të pranueshme, por shmangni kelp-in dhe suplemente të tjera tiroidesh. Përpos këtyre kufizimeve, mund të hani çfarë të doni, por synoni një dietë të shëndetshme që përmban shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.
Përshtatja me një dietë të tillë, jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por do të ndihmojë dhe sistemin tretës të funksionojë më mirë dhe zemra të pompojë në mënyrë efektive-të dyja mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm. Nëse sërish nuk ndiheni mirë pavarësisht mjekimeve, përmirësimi i dietës dhe fillimi i një programi ushtrimesh mund t’ju ndihmojë.


Më poshtë keni disa këshilla për një ushqyerje të shëndetshme: 

-Konsumoni ushqimë të shëndetshme: Konsumoni një shumëllojshmëri frutash, perimesh, arrash, drithërash të plota për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.Proteinat duhet të vijnë nga burime të buta, si peshku ose fasulet. Mbështetuni në vajërat e shëndetshëm, si vaji i ullirit.

-Kufizoni/limitoni yndyrnat e “këqija” dhe karbohidratet e thjeshta.
Yndyrna të caktuara dietike kontribuojnë në sëmundjet e zemrës dhe në disa forma kanceri. Merrni jo më shumë se 20-35% të kalorive ditore nga të gjitha llojet e yndyrnave.  Reduktoni yndyrnat e ngopura, të cilat vijnë zakonisht nga produktet shtazore si mishi dhe djathi, dhe yndyrnat trans, të cilat marrin formën e vajërave të hidrogjenizuar në ushqimet e përpunuara dhe në shumë margarina. Në vend të tyre, zgjidhni yndyrnat të cilët ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit LDL. Këto përfshijnë yndyrna të mono-të pangopura dhe poli të pangopura nga vajërat  vegjetalë, dhe yndyrnat omega-3 që gjenden në lloje të caktuara peshqish.

Farat, arrat dhe bishtajoret janë gjithashtu zgjedhje të shëndetshme. Karbohidratet duhet të bien në normën 45% -65% të kalorive tuaja ditore. Konsumoni karbohidrate komplekse të cilat gjenden në ushqimet me drithëra të plota, fruta, perime dhe minimizoni konsumin e pijeve me gaz, patateve të skuqura dhe ëmbëlsirave si ushqimeve të tjera (junk food) të cilat janë të pasura në kalori dhe kanë sasi të ulëta të lëndëve ushqyese. Proteinat duhet të përbëjnë rreth 10-35% të dietës suaj. Shumë njerëz në shtetet e zhvilluara marrin shumë proteina në dietat e tyre.

Rrisni sasinë e fibrave dietike: 
Fibrat dietike ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Të konsumoni ushqime të pasura  me drithëra të plota dhe një varietet frutash dhe perimesh, ju ndihmojnë të keni një “furnizim” me fibra dietike. “The Food and Nutrition Board” rekomandon marrjen e fibrave:
-për meshkujt 50 vjeç e më të rinj: 38 gramë në ditë
-Për meshkujt mbi 50 vjeç: 30 gramë në ditë
-Femrat mbi 50 vjeç e më të reja: 25 gramë në ditë
-Femrat mbi 50 vjeç: 21 gramë në ditë

Ushtrimet fizike
Njerëzit që bëjnë ushtrime fizike vazhdimisht jetojnë më gjatë përshkak se ushtrimet fizike rrisin aftësinë e zemrës për të pompuar dhe përdorimin e oksigjenit nga trupi. Këto ndryshime, sigurojnë energji shtesë dhe stamina. Ushtrimet fizike gjithashtu djegin kalori dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Thjesht të ecni 30 minuta në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, goditjeve dhe promovon një shëndet të mirë përgjithësisht.

error: Nuk lejohet kopjimi!