DISA KESHILLA PER RUAJTJEN DHE PERZGJEDHJEN E USHQIMEVE GJATE FESTAVE

DISA KESHILLA PER RUAJTJEN DHE PERZGJEDHJEN E USHQIMEVE GJATE FESTAVE

Një nga gjërat më të bukura të festave janë tavolinat e shtruara me ushqime të shumëllojshme. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të ruani dhe të përzgjidhni ushqimet që do të konsumoni përgjatë këtyre ditëve.

1. Mbani pastër frigoriferin
Për sezonin festiv, është e nevojshme që frigoriferit të pastrohet tërësisht. Ri-organizoni ushqimet që gjenden në to, që të lini vend për gjelin e detit. Hidhni cdo ushqim që i ka kaluar afati.

2. Zgjidhni gjelin e duhur të detit
Kur vendosni për gjelin e detit, mendoni se për sa persona do të gatuani dhe nëse doni të teprojë ndonjë gjë. Mbani mend, fëmijët hanë më pak se të rriturit. Bazuar në numrin e personave që do të keni për darkë, ju mund të llogarisni madhësine e gjelit të detit që ju duhet.

 

Pra sipas tabelës së mësipërme dalim në përfundimin që:

-Për 4-6 persona na duhet një gjel deti me madhësi diku te 3-4 kg.

-Për 6-8 persona na duhet një gjel deti me madhësi diku te 4-5 kg.

-Për 8-10 persona na duhet një gjel deti me madhësi diku te 5-6 kg.

-Për 10-12 persona na duhet një gjel deti me madhësi diku te 6-7 kg.

-Për 12-15 persona na duhet një gjel deti me madhësi diku te 7-8 kg.

3.Kurrë mos e lani gjelin e detit
Kurrë mos e lani gjelin e detit pasi mund të përhapen baktere helmuese ushqimi në kuzhinën tuaj nëpërmjet pikave të ujit. Nëse doni të pastroni gjelin e detit, pastrojeni me një pecetë kuzhine. Më pas lani duart dhe sipërfaqet me ujë të ngrohtë e sapun.

4.Mbushja e gjelit të detit
Një nga recetat më të preferuara është padyshim gjel deti i mbushur. Sigurisht që kërkohet një teknikë pjekjeje sepse duhet të sigurohemi që gjeli është pjekur sic duhet. Por mundohuni mos ta teproni me mbushjen, jo më shumë se 10%. Për shembull, jo më shumë se 500 gr mbushje në një gjel deti 5 kg.

5. Jini të durueshëm. Lëreni gjelin të piqet
Një nga mënyrat për t’u siguruar që mishi i gjelit të detit është gatuar sic duhet, pa rrezikuar që mishi të piqet më shumë sec duhet është: Kur mishi të jetë gatuar, lëreni të pushojë për rreth 30 minuta.

6. A është gatuar sic duhet?
Përdorni një pirun për të parë nëse gjeli i detit është gatuar ose jo. Eshtë gatuar si duhet kur:
-Nuk ka lëngje në momentin që vendosnin pirunin
-Nuk ka pjesë rozë te mishi

7. Cfarë të bëni me sasinë që tepron?
Mbuloni sasinë që tepron dhe vendoseni në frigorifer pas dy orësh gatimi. Në momentin që e keni vendosur në frigorifer, mund ta konsumoni brenda 3 ditësh.

8. Ri-ngroheni vetëm një herë
Sigurohuni që ushqimi të jetë ri-ngrohur vetëm një herë përpara se të konsumoni pjesët që kanë tepruar.

9. Opsione më të shëndetshme
Nëse po kërkoni opsione më të shëndetshme, kini parasysh:
-Hiqni lëkurën nga gjeli i detit ose yndyrën nga proshuta juaj
-Provoni copëzat e bukës, arra dhe fara si mbushje në vend të salçiceve.
-Gatuani në avull perimet
-Mund t’i piqni patatet me pak vaj si një alternativë e shëndetshme pa përdorur gjalpin.

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!