Plani më i mirë dietik për humbje peshe furnizon trupin tuaj me ushqime të plota-shumë perime, proteina të buta, karbohidrate të plota dhe yndyrna te shëndetshme dhe mjaftueshëm shije dhe varietete.
Femrat që po përpiqen të humbin peshë rekomandohet të ndjekin një plan ushqimor që përmban rreth 1500 kalori.
40% vjen nga karbohidratet e pasura në fibra, 30% vjen nga proteinat, dhe 30% nga yndyrnat e shëndetshme.
Kjo balancë është ideale për të mbajtur nivelet e energjisë të larta dhe për t’ju ndihmuar në ndërtimin e muskujve të butë. Kjo e mban trupin tuaj të furnizuar me antioksidantë dhe fibra, të dyja reduktojnë nivelet e inflamacionit në trup për të inkurajuar humbjen e shëndetshme të peshës. Ky plan ushqimor 7-ditor ju ndihmon në humbjen e shëndetshme të peshës.
Nuk ju pëlqen peshku? Zvendesojeni ushqimin e detit me proteina të buta, si pula dhe mishi i gjelit të detit. Provojeni për një javë dhe do të mahniteni nga rezultatet.
Dita e parë
Mëngjesi
– Kos me 1 lugë gjelle fara chia
-1/2 qitro
Vakte të ndërmjetme
-5 degë selino me 2 lugë çaji gjalpë bajameje
Dreka
-Sallatë me spinaq dhe pulë: 2 kupa spinaq, 120 gr pule e gatuar në zgarë, 1/4 avokado e prerë në feta, 1 lugë çaji vaj ulliri
Vakte te ndermjetme
-Qumësht bajameje
-10 arra shqeme
Darka
-Sallatë me thjerrëza dhe merluc i marinuar me çaj jeshil
Dita 2
Mëngjesi
-Tost me brokoli dhe vezë
Vakt i ndërmjetëm
-1 kupë bizele me 30 gr djathë dhie me trumzë të freskët, të ngrohura në sobë për 3 minuta
Dreka
Sallatë me karkaleca: 2 kupa me zarzavate mix, 5 karkaleca, 1/4 e një avokadoje të zierë në avull, 1/4 e lëngut të limonit, 1 lugë çaji vaj ulliri.
Vakte të ndërmjetme
-1 mollë jeshile me 2 lugë çaji gjalpë kikiriku dhe 1/2 e lugës së çajit kanellë
Darka
-1 patate e vogël e ëmbël, 1 kupë spinaq të skuqur, 1/4 e lëngut të limonit, 120 gr pulë në zgarë.
Dita 3
Mëngjesi
-Smoothie me avokado dhe banane: 1 kupë qumësht bajameje, 1 banane e ngrirë, 1 lugë gjelle gjalpë arre, 1/2 e një avokadoje të vogël, 1 dorë spinaq, 1 bustine pluhur proteinik.
Vakte të ndërmjetme
-5 karrota me 1 lugë gjelle hummus ( lloj salce)
Dreka
-2 kupa sallatë me kale dhe karrote me 1 kupë quinoa dhe 1/3 e kupës qiqra.
Vakte të ndërmjetme
-12 ullinj të vegjël
-30 gr djathë parmixhan
Darka
-120 gr biftek tuna të pjekur në zgarë
-1 kupë lakër të kuqe të skuqur
Dita 4
Mëngjesi
-Bukë të thekur me salmon të tymosur
Vakte të ndërmjetme
-2 lugë gjizē pa kripë
Dreka
Sallatë me peshk ton : 1 kupë sallatë jeshile, 1 domate të prera në feta, 1/2 e kupës me articoke, 120 gr ton të konservuar, 1 lugë çaji vaj ulliri
Vakt të ndërmjetëm
-1 kupë boronica
-10 bajame
Darka
-120 gr copa mishi derri në zgarë
-2 kupa lakër të skuqura me 2 lugë caji vaj avokadoje
Dita e pestë
Mëngjesi
-1/3 e kupës tërshërë të tharë, të gatuar në ujë, 1 banane me 2 lugë çaji gjalpë bajameje me pak kanellë
Vakt i ndërmjetëm
-1 kupë feta kastraveci
-2 lugë gjelle guakamole
Dreka
-Rrotulla me avokado dhe kastravec
Vakt i ndërmjetëm
– Kos i thjeshtë me 1 lugë gjelle fara liri
Darka
-120 gr salmon të gatuar me 1/4 e lëngut të një limoni, 1 lugë gjelle mustardë dhe 1 lugë gjelle majdanoz të freskët
-2 kupa spinaq të skuqur
Dita e gjashtë
Mëngjesi
Petulla me tërshërë: 1 vezë të plotë, 2 të bardha veze, 1/4 e kupës me tërshërë të gatuar, pak kanellë, 1/2 e kupës gjize me yndyrë të ulët.
Vakte të ndërmjetme:
-5 degë selino me 2 lugë çaji gjalpë kikiriku
Dreka
Sallatë jeshile me proshutë shitake: 1/2 e kupës qiqra të gatuar, 1 1/2 e lugë së gjellës vaj ulliri, 1 lugë caji paprika, 1 lugë caji shafran, pak piper të zi dhe kripë, 6-8 kërpudha të mëdha shiitake, 2 kupa gjalpë, 1 lugë gjelle djathë parmixhano, 1/2 e një thelbi hudhër, 1 lugë gjelle lëng të freskët limoni, 1 lugë gjelle uthull të bardhë balsamike.
Vakte të ndërmjetme
-1/2 qitro
-10 arra
Darka
-Speca të mbushur me quinoa
Dita e shtatë
Mëngjesi
-Vezë (1 vezë të plotë plus 2 të bardha veze) dhe 1/2 e lugës së çajit rigon
-1/3 e kupës quinoa të gatuar
Vakt i ndërmjetëm
-1 spec i madh i prerë në feta
-2 lugë gjelle guakamole
Dreka:
-Sallatë me kale dhe pulë
-1 kupë kale me 1/4 e limonit, 1 lugë caji vaj ulliri, 120 gr pulë e pjekur në zgarë, 2 lugë gjelle fara shege
Vakt i ndërmjetëm
-5 kupa kokoshka
Darka
-3 kupa fasule pikante